Kliko Play per ti shikuar Videot -Dua/Lutje video me Tekst-
|
|
|
Lutjet nga Kur’ani që të qetësojnë shpirtin.
"Zoti ynë, ne i kemi bërë padrejtësi vetes sonë, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, atëherë do të jemi prej të humburve". (El-A'raf: 23)
"O Zot, unë kërkoj strehim te Ti që të kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam njohuri, e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron, do të jem prej të humburve". (Hud: 47)
"O Zot, më fal mua, prindërit e mi, çdo besimtar që hyn në shtëpinë time dhe çdo besimtar dhe besimtare". (Nuh: 28)
"Zoti ynë, pranoi prej neve (veprat tona), se me të vërtetë Ti je Dëgjues, i Ditur". (El-Bekare: 127)
"dhe na i prano pendimet tona, se Ti me të vërtetë je Pranues i pendimeve dhe i Mëshirshëm". (El-Bekare: 128)
"O Zot më bën falës të namazit dhe prej pasardhësve të mi bën të tillë, dhe, o Zot, pranoje lutjen". (Ibrahim: 40)
"Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe të gjithë besimtarët Ditën e llogarisë". (Ibrahim: 41)
"Zoti im, më dhuro (dituri për) pushtet dhe më bashko me të mirët, më le përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas, më bën prej trashëguesve të Xhennetit të begatshëm". (Esh-Shuara: 83-85)
"Zoti ynë, mos na bëjë sprovë për ata që mohojnë dhe na fal neve, Ti je Ngadhënjyesi, I Urti". (El-Mumtehine: 5)
"O Zot, më mundëso që Të të falënderoj për të mirat Tuaja që na i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë". (En-Neml: 19)
"O Zot, më fal nga ana Yte pasardhës të mirë, vërtet, Ti je Dëgjues i lutjes". (Ali Imran: 38)
"O Zot, mos më le të vetmuar, se Ti je trashëguesi më i miri (pas çdokujt)". (El-Enbija: 89)
"Nuk ka hyjni pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtë vetes". (El-Enbija: 87)
"O Zot, ma zgjero gjoksin tim, ma lehtëso këtë punë timen, më zgjidh nyjen e gjuhës sime, që ta kuptojnë fjalën time". (Taha: 25-28)
"O Zot, unë i kam bërë padrejtësi vetvetes, për këtë më fal mua". (El-Kasas: 16)
"O Zot, mos na bën sprovë për zullumqarët dhe na shpëto me mëshirën Tënde nga jobesimtarët". (Junus: 85-86)
"Zoti ynë, na i fal mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona, na i forco këmbët tona dhe ndihmona kundër popullit jobesimtar". (Ali Imran: 147)
"Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në të gjitha çështjet tona". (El-kehf: 10)
"O Zot, më shto (edhe më tepër) dituri". (Taha: 114)
"O Zot, kërkoj strehim te Ti prej nxitjeve të djajve dhe kërkoj strehim te Ti që ata të mos më afrohen". (El-Muminun: 97-98)
"O Zot, më fal dhe më mëshiro, se Ti je Mëshiruesi më i mirë". (El-Muminun: 118)
"Zoti ynë, na jep në këtë botë të mira, e edhe në ahiret na jep të mira dhe na mbroj nga dënimi i zjarrit". (El-Bekare: 201)
"Dëgjuam dhe respektuam, dhe prej Teje kërkojmë falje o Zoti ynë, ngase te Ti është përfundimi". (El-Bekare: 285)
"Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko me barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na fal dhe na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit jobesimtar". (El-Bekare: 286)
"Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na udhëzove, na dhuro nga ana Jote mëshirë, se vetëm Ti je Dhurues i madh". (Ali Imran: 8)
"Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i Lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit! Zoti ynë, atë që Ti e fut në zjarr, atë e ke poshtëëruar; për zullumqarët nuk ka ndihmëtarë! Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e thoshte): Besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i fal mëkatet tona, na i shlyej gabimet tona dhe pas vdekjes na bashko me të mirët! Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet Të dërguarve T'u na e premtove dhe në Ditën e Kijametit mos na turpëro; vërtet, Ti je Ai që nuk e shkel premtimin". (Ali Imran: 191-194)
26-
"Zoti ynë, Ty të besuam; na i fal mëkatet tona dhe na mëshiro, ngase Ti je Mëshirues më i mir". (El-Mu'minun: 109)
"Zoti ynë, largoje prej neve dënimin e Xhehennemit, se dënimi i tij është gjëja më e rëndë. Ai, vërtet, është vendqëndrim dhe vendbanim i keq". (El-Furkan: 65-66)
"Zoti ynë, na bëjë që të jemi të gëzuar me gratë dhe pasardhësit tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit". (El-Furkan: 74)
"O Zot, më mundëso që Të të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mi, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m'i bën të mirë pasardhësit e mi. Unë pendohem te Ti dhe unë jam prej muslimanëve". (El-Ahkaf: 15)
"Zoti ynë, na fal neve dhe vëllezërit tanë që na kanë kaluar me besim, e mos shkakto në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që kanë besuar. Zoti ynë, Ti je i Butë, Mëshirues". (El-Hashr: 10)
"Zoti ynë, na plotëso dritën tonë dhe na fal se Ti për çdo gjë je I mundshëm". (Et-Tahrim: 8)
"Zoti ynë, ne kemi besuar për këtë dhe na i fal mëkatet tona e na mbroj nga dënimi i zjarrit". (Ali Imran: 16)
"Zoti ynë, ne Të kemi besuar, na regjistro me dëshmitarët". (El-Maide: 83)
"O Zot, bëre këtë qytet të sigurt dhe na largo mua e fëmijët e mi nga adhurimi i idhujve". (Ibrahim: 35)
"O Zot, më bën mua prej atyre që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen o Zot. Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët Ditën kur do të jepet llogaria". (Ibrahim: 40-41)
"O Zot, unë jam i nevojshëm për çdo të mirë që ma zbret". (El-Kasas: 24)
"O Zot, më ndihmo kundër popullit të prishur". (Ankebut: 30)
"Zoti ynë, mos na bëjë me popullin zullumqar". (El-A'raf: 47)
"Më mjafton All-llahu [subhanehu ve teala], s'ka të adhuruar pos Tij, vetëm Atij i jam mbështetur; Ai është Zoti i Arshit të madh". (Et-Teube: 129)
"O Zot, më shpëto prej popullit zullumqar". (El-Kasas: 21)
"Shpresoj që Zoti im të më orientojë rrugës së drejtë". (El-Kasas: 22)
__________________
''O Zot,mos na bën sprovë për zullumqarët dhe na shpëto me mëshirën Tënde nga jobesimtarët''.
''O Zot qelloj gjuajtjet dhe përqendroj (forcoj) këmbet e Muxhahidave''.
Kushtet e nënshtrimit
(Islamit)
1. Dëshmia (shehadeti)
2. Falja (namazi)
3. Zekati
4. Agjërimi
5. Haxhxhi
Kushtet e nënshtrimit ndaj Zotit janë të përcaktuara për të gjithë njerëzit, ndërsa ata që i pranojnë këto, marrin emrin “muslimanë” (të nënshtruar), duke u bërë kështu pjesëtarë të unitetit që (momentalisht) numëron rreth 1.5 miliardë njerëz. Moskryerja e ndonjë prej këtyre kushteve rezulton vuajtje (qoftë shpirtërore ose trupore) në këtë botë, ndërsa në botën tjetër dënim të rreptë. Nga ana tjetër, kryerja e tyre vërteton sinqeritetin në nënshtrim ndaj Zotit, ndërsa në botën tjetër siguron shpërblimet e papërshkrueshme.
1. Dëshmia (shehadeti)
Me pranimin e Islamit, çdo njeri e ka për obligim që ta shprehë këtë edhe haptazi, duke e thënë dëshminë në gjuhën arabe:
“Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah
We esh-hedu enne Muhammeden
‘abduhu we resuluhu.”
(Dëshmoj se nuk ka hyjni tjetër pos All-llahut, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.)
2. Falja (salati)
Pasi që vendos t’u nënshtrohet urdhërave të Krijuesit të Tij, muslimani e ka për obligim faljen e pesë namazeve në kohët e tyre:
1) Sabahu
2) Dreka
3) Ikindia
4) Akshami
5) Jacia
Është obligim që namazet të falen në kohën fillestare, mirëpo në rast të mospasjes kohë për shkak të ndonjë pune të domosdoshme, falja mund të shtyhet deri kah fundi i intervalit të përcaktuar për faljen e atij namazi.
1) Sabahu falet në agim - prej kur fillon dallimi mes errësirës së natës dhe dritës së zbehtë të mëngjesit, dhe vazhdon deri para lindjes së diellit.
2) Dreka falet pasi të lëvizë dielli prej zenitit, deri në atë pozitë kur hija e objektit fiton gjatësinë e vet objektit.
3) Ikindia falet menjëherë pas mbarimit të kohës së përcaktuar për faljen e drekës dhe vazhdon deri para perëndimit të diellit.
4) Akshami fillon pas perëndimit të diellit deri në errësimin e horizontit.
5) Jacia falet pasi që horizonti errësohet plotësisht, deri para agimit.
Duhet cekur se rreth faljes së namazeve ka lehtësime të mëdha për njerëzit e sëmurë, ata që kanë obligime, mysafirët etj., por lëshimi i namazeve me qëllim nuk arsyetohet me asgjë, ndërsa në rast të lëshimit të ndonjë namazi pa qëllim, ose me harresë, namazi duhet të falet në momentin kur të kujtohet. All-llahu fal të gjitha mëkatet që bëhen paqëllimisht, ose me padijeni, mirëpo, siç e kemi përmendur edhe më parë, për lëshimin e ndonjërit nga kushtet e Islamit qëllimisht pason dënim i rreptë në botën tjetër, ndërsa për atë që mohon faljen e namazit ose një nga pesë kushtet e Islamit, qëndrimi Islam është se del nga feja dhe bëhet mosbesimtar.
3. Zekati
Zekati është obligim për personin, pasuria e të cilit arrin vlerën e nisabit, e cila për pasurinë në para dhe mall për tregti arrin vlerën prej 85 gramë ari e më tepër, nga e cila duhet dhënë 2,5 %, atëherë kur pasuria mbush një vit hixhri te pronari i saj.
Dobitë e zekatit janë të shumëanëshme: I pasuri jep të tepërtën, ndërsa i varfëri merr atë që i mungon, dhe kështu bëhet plotësimi i detyrës së njërit dhe nevojës së tjetrit.
4. Agjërimi
Një muaj në vit - gjatë muajit Ramazan, muslimani e ka për obligim agjërimin prej agimit (kur fillon të dallohet nata nga dita) deri në perëndimin e diellit. Gjatë ditës ndalohet çdo lloj ushqimi, pije dhe marrëdhëniet seksuale mes bashkëshortëve, ndërsa gjatë natës këto lejohen.
5. Haxhxhi
Për muslimanët që e sigurojnë familjen e tyre nga varfëria dhe që kanë mundësi për kryerjen e haxhxhit, kjo bëhet kusht i domosdoshëm.
Kryerja e haxhxhit sipas rregullave të caktuara dhe me sinqeritet rezulton falje mëkatesh nga ana e All-llahut. Një prej dobive tjera të haxhxhit për muslimanët është edhe se ai paraqet një lloj tubimi vjetor. Gjatë kohës kur ai mbahet, mes muslimanëve nga të gjitha viset e botës ndërrohen mendime dhe përvoja.
Kushtet e besimit
(Imanit)
1. Besimi në Zotin
2. Besimi në melekët (engjujt)
3. Besimi në librat e shpallura
4. Besimi në të dërguarit
5. Besimi në ditën e Gjykimit
6. Besimi në përcaktimin e Zotit
Imani - besimi është shkallë e fesë kur njeriu më fillon ta ndiejë kënaqësinë e asaj që i është nënshtruar - Ligjit të përsosur të Zotit.
1. Besimi në Zotin
Nga përditshmëria njohtohemi se çdo send që ka formë, ka formësuesin e vet. Projektin e ndërtesës e ka vizatuar arkitekti, tavolinës ia ka dhënë formën përfundimtare zdrukthtari, gota është ndërtuar në fabrikë, etj. Mirëpo, përsëri diçka ngelet e paqartë: a thua është e njëjtë dhënia e formës me krijimin e materies së parë? Këtu hasim dy shprehje: formim dhe krijim. Formim do të thotë t’i japësh formën asaj që ka ekzistuar mëparë, ndërsa krijim - të shpikësh diçka që nuk ka ekzistuar kurrë. Punëtori i cili ndërton një shtëpi, e ndërton atë prej tullave, dhe në këtë rast ai është formues e jo krijues. Prejardhja e tullave është nga dheu, pra përsëri bëhet fjalë për formësim të materies që ka ekzistuar më parë - dheut, ndërsa qëllimi i këtij shkallëzimi pyetjesh është se kush krijoi dheun - tokën? Pastaj kush krijoi ajrin, ujin dhe të gjithë atë që e shohim – gjithësinë?! Kush krijoi materien e parë prej të cilës u formuan të tjerat???
Për këtë çështje njerëzit, e madje edhe shkencëtarët më të mëdhenj ndahen në dy grupe. Njëri grup nuk di përgjigjen në pyetjen përfundimtare ose thotë se krijimi i materies ka ndodhur rastësisht, ndërsa grupi tjetër thonë se Krijues i të gjitha këtyre është Zoti.
Ata që thonë se gjithçka është krijuar rastësisht, bien në kundërshtim me logjikën e pastër dhe shkencën, sepse nga asgjëja nuk mund të krijohet diçka.[6] Pastaj, ligjet të cilave u nënshtrohet gjithësia nuk janë aspak të thjeshta: planetat nuk janë vetëm topa të mëdhenj që rrotullohen andej - këndej pa qëllim të caktuar, madje edhe për atomin (struktura e të cilit i ngjan shumë strukturës së një sistemi planetar) vlejnë ligje të ngjashme siç janë ato të planetave.[7] E gjithë kjo sinjalizon se ato i ka krijuar një Krijues - Zoti. Shkencëtari amerikan Cressy Morrison[8] jep një shembull mjaft të mirë për këtë. Ai thotë: merri dhjetë kokrra groshe dhe në çdonjërën prej tyre shëno numrat prej 1-10. Futi ato në xhep, përzieji me dorë dhe përpiqu që ta nxjerrësh kokrrën me numrin 1. Mundësia për ta bërë këtë do të jetë një me dhjetë (1:10). Nëse do të përpiqeshe t’i nxjerrësh me rradhë numrat një dhe dy, mundësia për këtë do të ishte një me njëqind (1:100), mundësia e nxjerrjes së numrave 1, 2, 3, dhe 4 me rradhë do të ishte një me dhjetë mijë (1:10.000), ndërsa mundësia e nxjerrjes së dhjetë numrave prej një deri dhjetë me rradhë do të ishte një me dhjetë bilion:
1:10.000.000.000 !!!
Kur dihet se trupat në gjithësi lëvizin me një precizitet të madh, duke mos u ndeshur njëri me tjetrin, me ç’rast mundësia e ndeshjes së tyre nuk është sikur t’i nxjerrësh dhjetë groshë prej xhepit me rradhitje të parapërcaktuar, por kjo mundësi është shumë më e madhe, atëherë përgjigjja se gjithësia është krijuar rastësisht dhe udhëhiqet me ligj të rastësishëm vërtet duket e dalur nga goja e njeriut që nuk ka menduar mjaft për t’u përgjegjur, por është përgjegjur rastësisht!
Këto janë vetëm disa nga argumentet më të thjeshta që dëshmojnë ekzistencën e Krijuesit dhe Ligjdhënësit të së gjithë asaj që ekziston, asaj që shihet dhe që nuk shihet. Argumente tjera njeriu sheh në çdo hap të jetës, por prej tij mvaret se a do t’i pranojë ato ose do t’i refuzojë, ai zgjedh vetë se cilit prej dy grupeve do t’i takojë.
Këtu vijnë në kundërshtim të madh grupet e lartpërmendur. Grupi i cili mohon ekzistencën e Zotit thotë se nëse Ai vërtet ekziston, atëherë përse Atë askush nuk mund ta shohë? Për këtë ekziston një përgjigje mjaft logjike: nëse Zotin do të mundej ta shohë çdokush, atëherë çfarë qëllimi do të kishte krijimi i gjithësisë? Nëse Ai do të dukej, të gjithë njerëzit do ta besonin ekzistencën e Tij, dhe do të mbretëronte paqja dhe harmonia absolute. Por, qëllimi i krijimit të gjithësisë është që të dallohen mosbesimtari dhe dyfytyrëshi nga besimtari, ndërsa në ditën e Gjykimit do të ndahen këta dy grupe (njëri për dënim, e tjetri për mëshirë) dhe çdokush do ta fitojë atë që e ka merituar sipas besimit dhe veprave.
2. Besimi në melekët (engjujt)
Melekët janë qenie që Zoti i krijoi nga drita. Ata kanë për detyrë kryerjen e detyrave që ua jep Zoti, dhe i kryejnë ato pa rezistencë.
Prej detyrave të tyre mund të numërohen: bartja e erërave, furnizimi, marrja e shpirtërave (në momentin e caktuar), shënimi i veprave të njeriut etj.
Një ndër dallimet esenciale mes njerëzve dhe melekëve është se njerëzit kanë lirinë e zgjedhjes të rrugës jetësore (mund të zgjedhin besimin ose mosbesimin).
3. Besimi në librat e shpallura
Për t’ua treguar njerëzve rrugën e besimit dhe të mirësisë, Zoti nuk i la ata të bredhin nëpër tokë ashtu siç duan vetë, por u dërgoi shpallje - ligje me anë të njerëzve të zgjedhur. Lajmëtari (i zgjedhuri) pranonte shpalljet nga Zoti në formë inspirimi dhe ia përcillte popullit, dhe kështu në mesin e popullit formohej një grupë besimtarësh. Shpalljet janë shkruar në gur, dru, lëkurë etj. Në dallim prej besimtarëve, gjithmonë ka pasur njerëz që shpalljet nuk i kanë besuar, e madje kanë luftuar për zhdukjen e tyre. Kështu origjinaliteti i shpalljeve është humbur, por Zoti vazhdimisht ka dërguar shpallje tjera, për ta ripërtrirë besimin në mesin e njerëzve.
Është e njohur se çdo Lajmëtar i Zotit ka qenë i frymëzuar nga Zoti, ndërsa si shpallje më të përmendura njihen shpalljet e Ibrahimit a.s., Musait a.s., Dawudit a.s., Isait a.s., dhe në fund, Muhammedit a.s..
Të gjitha këto shpallje janë humbur ose deformuar nga dora e njeriut, pos shpalljes së fundit, Kur’anit, të cilën kishte nder t’ua transmetojë njerëzve i zgjedhuri Muhammed a.s.. Pra, nga kushtet e besimit është të besuarit se Zoti ka dërguar shpallje, prej të cilave vetëm Kur’ani ngeli i padevijuar, me të cilin duhet të udhëhiqet jeta në tokë.
4. Besimi në të dërguarit
Më lart cekëm disa nga të dërguarit dhe qëllimin e dërgimit të tyre: transmetimin e ligjit të Zotit njerëzve. Besimtari duhet besuar në të gjithë të Dërguarit e Zotit, prej Ademit a.s. (Ibrahimin a.s., Nuhun a.s., Musain a.s., Isain a.s. etj.) deri në Muhammedin a.s., pa bërë dallim mes tyre.
5. Besimi në ditën e Gjykimit
Në këtë botë bëhen shumë padrejtësi. Kur dihet se çdo kënd i gjithësisë udhëhiqet me një ligj të përsosur dhe harmonik, të cilin e ka vendosur Zoti, është çudi si ky ligj nuk vlen edhe për njerëzit në tokë? Përse vetëm në tokë ka padrejtësi, gjakderdhje, luftëra, uri dhe sëmundje? Kjo arsyetohet me atë se vetëm njeriu ka lirinë e të zgjedhurit. Nuk ka dyshim se Zoti, Ligjdhënësi më i Drejtë, drejtësinë e vet do ta realizojë një ditë, e kjo është dita e Gjykimit, kur çdokush do ta japë llogarinë për atë se si e ka kaluar jetën në këtë botë: prindi do të shpërblehet për atë se e ka ushqyer fëminë, fëmija do të shpërblehet se e ka dëgjuar prindin, i sëmuri do të shpërblehet për atë se i ka duruar dhembjet dhe mundimet e sëmundjes, i dëmtuari do të shpërblehet se i është mbështetur Zotit kur e kanë dëmtuar... Nga ana tjetër, dijetari do të dënohet po të ketë mësuar vetëm që njerëzit të thonë se është i ditur, heroi do të dënohet po të ketë treguar trimëri vetëm që të thonë se është guximtar, ndërsa pasaniku do të dënohet po të ketë dhënë lëmoshë vetëm që të thonë se është dorëdhënë. Çdokush do ta japë llogarinë për atë se si e ka kaluar jetën në këtë botë: në besim - duke bërë vepra të mira vetëm për hir të Zotit, ose në mosbesim dhe duke i bërë veprat për hir të tjetërkujt pos Zotit, qofshin ato vepra të mira ose të këqia.
Pra kjo është ajo ditë kur realizohet drejtësia absolute.
6. Besimi në përcaktimin e Zotit
All-llahu kohë pas kohe ia ka treguar njeriut udhëzimin mes shpalljeve të Tij. Sa i takon besimit, njeriu gjithmonë ka patur lirinë e zgjedhjes. Në Kur’an thuhet:
“...kush do, le të besojë, e kush do, le të mohojë...”[9]
Mirëpo, gjithmonë kanë ekzistuar disa çështje për të cilat njeriu nuk ka patur fuqi që t’i ndryshojë, si p.sh. ligjet “natyrore”, momentin e lindjes dhe vdekjes, furnizimin, etj. Këto përcaktime njeriu edhe të përpiqet, nuk mund t’i ndryshojë. Prandaj, besimtari e ka për obligim që të besojë se çdo gjë që i ka ndodhur, qoftë e mirë ose e keqe, i ka ndodhur me lejën e All-llahut. Urtësia e këtij kushti të besimit shpjegohet në këta ajete:
“Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime para se të ngjajë, e kjo për All-llahun është lehtë, ashtu që të mos dëshproheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzoheni tepër me atë që Ai ju ka dhënë, se All-llahu nuk e do asnjë arrogant, lavdidashës.”[10]
Pra, me besimin e këtij kushti, në rast fatkeqësie besimtari fiton vullnet për të vazhduar jetën, ndërsa në gjendje të mirëqenies nuk jepet shumë pas gëzimit, sepse nuk e di se ç’mund t’i ndodhë të nesërmen, dhe kështu ia jep respektin e duhur Zotit të vet në të dy rastet.
Kushti i mirësisë
(Ihsanit)
-Ta adhurosh All-llahun sikur ta shohësh, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vërtet të sheh ty.
Ihsani është kulminacioni i fesë. Kjo është gjendja kur njeriu më është bindur palëkundëshëm në ekzistencën e Zotit të vet, dhe e adhuron Atë ashtu siç është i urdhëruar, me ç’rast fitohet kënaqësia dyanëshe dhe harmonia mes krijesës dhe Krijuesit të vet.
E lus All-llahun që të na e mundësojë këtë shkallë të besimit...
Lavd-falënderimi i takon All-llahut,
qoftë paqja mbi të Dërguarin e Tij, Muhammedin,
mbi ne, dhe mbi të gjithë shërbyesit e mirë të Zotit
Autor
Abdull-llah ebu Muhammed Abdur-rahmani
Redaktor
Ymer Musa
[1] hadithi gjendet në Sahihul Buhari, e transmeton Ebu Hurejre (gjithashtu gjendet në Rijadus-Salihin, hadithi nr. 149)
[2] Islam do të thotë nënshtrim, dorëzim
[3] Iman do të thotë besim, bindje
[4] Ihsan do të thotë mirësi, etikë
[5] tr. Muslimi (gjithashtu gjendet në Rijadus-Salihin, hadithi n. 61)
[6] Luj Pasteri e vërtetoi rreth një shekull më parë këtë fakt shkencor me metodën që sot mban emrin “pasterizim”.
[7] P.sh. rrotullimi i elektroneve rreth bërthamës atomike i ngjan shumë rrotullimit të planeteve të sistemit tonë rreth diellit.
[8] Cressy Morrison shkroi librin “MAN DOES NOT STAND ALONE” ku vërteton me argumente shkencore ekzistencën e All-llahut, si përgjigje librit të Julian Huxley-t “MAN STANDS ALONE”, në të cilin ai pretendon se shkenca mohon ekzistimin e Zotit.
O Zot! Na ndero edhe ne, me të mirat që i kanë hije madhështisë së tij, pejgamberit tonë.
Edhe të lutemi të na japësh mirësinë e punë të mira si të të gjithë pejgamberëve, të cilët e kanë treguar rrugën që ke pëlqyer ti O Zot,
dhe që i kanë ftuar njerëzit të të njohin Ty dhe të arrijnë kënaqësinë Tënde".
Shqip
Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetëson Kur'anin dhe i frikësohet Mëshiruesit edhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij për falje dhe shpërblim të mirë. (Ja Sin : 11)
Boshnjakisht
Tvoja opomena ce koristiti samo onome koji Kur'an sljedi i Milostivoga se boji, iako ga ne vidi; njega obraduj oprostom i nagradom lijepom! (Ja sin:11)
Anglisht
You can only warn him who follows the Reminder (the Qur'ân), and fears the Most Gracious (Allâh) unseen. Bear you to such one the glad tidings of forgiveness, and a generous reward (i.e. Paradise). (Ya sin : 11)
NË EMËR TË ALL-LLAHUT, TË GJITHËMËSHIRSHMIT, MËSHIRËPLOTIT!
Allahu xhel-le shanuhu thotë: “Pejgamberi beson në atë që i është shpallur nga Zoti i tij, dhe besimtarët; - të gjithë ata besojnë All-llahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij dhe Pejgamberët e Tij: “Ne nuk dallojmë as-njërin nga Pejgamberët e Tij.” Ata thonë: “Ne dëgjuam dhe për¬ule¬¬mi; falna neve, o Zoti Ynë, dhe te Ti do të kthehemi! (Bekare: 285)
“O besimtarë! Besoni All-llahun, Pejgamberin e Tij, Librin që ia ka dërguar Pejgamberit të Vet dhe Librat që i ka dërguar më parë. E ai që nuk beson All-llahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij, Pejgamberët e Tij dhe Ditën e Kiametit, ai me të vërtetë ka humbur larg prej udhës së drejtë.” (En-Nisa’: 136)
“Mirësia nuk është në kthimin e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por, mirësia është kur (njeriu) beson All-llahun, Ditën e Kiametit, engjëjt, Librat, Pejgam¬be¬rët.” (El-Bekare: 177)
Besimi në All-llahun xhel-le shanuhu do të thotë bindje e fuqishme se All-llahu është Zot, Sundues dhe Krijues i çdo gjëje. Se vetëm Ai meriton t’i bëhet ibadet me anë të: namazit, agjërimit, dua¬së, shpresës, frikës, përuljes dhe dëgjesës. Se Ai zotëron të gji¬tha cilësitë e përsosmërisë dhe se Ai është larg çdo të mete.
Imani - besimi në All-llahun xhel-le shanuhu përfshin tri gjëra:
1. Besimi se vetëm All-llahu është Krijues dhe Sundues i të gjithave (teuhidur-rububijje);
2. Besimi se vetëm Atij mund t’i bëhet ibadet (teuhidul-uluhijje); dhe
3. Besimi se vetëm Atij i takojnë emrat dhe cilësitë e përsosmërisë (teuhidul esma’i ves-sifat).
Prandaj, njeriu nuk mund të jetë besimtar në All-llahun xhel-le shanuhu përderisa nuk beson se All-llahu është Sundues i të gjithave dhe se sundues tjetër nuk ekziston, se vetëm Ai është Zot dhe se vetëm Ai mund të adhurohet, se Ai është plotësisht i përsosur me cilësitë dhe emrat e Vet dhe se askush tjetër nuk është i përsosur dhe i përkryer.
DISA FJALE PARATHENESE
TRE PYETJE PËR ATEISTËT (PABESIMTARËT)
1. Kush krijoi asgjënë (apo ajo ekzistonte gjithëherë?)
Sigurisht që një hapësirë aq e madhe siç është Universi duhet të ketë patur ndonjë paraardhës? Ose nuk pati aspak paraardhës? Sido që të jetë, hapësira e Universit nuk u gjet aty vetë, rastësisht.
Ne besimtarët besojmë që All-llahu e krijoi atë.
2. Kush krijoi materien (prej asgjësë?)
Po e supozojmë që hapësira që folëm në pikën e parë ka ekzistuar. Po prej saj si u krijua e gjithë ajo masë e materieve të ngurta që formojnë planetet, yjet dhe trupat tjerë qiellorë? Keni përgjigje për këtë?
3. Kush krijoi jetën e parë (a thua ajo u krijua nga materia e pajetë?)
A thua prej materies së pajetë do të mund të ngjallej jeta e parë? Cilat ishin qelizat e para që funksionuan? U bë veza ose pula e para?
Për ne besimtarët është shumë qartë. Kjo s’mund të ndodhte pa komandën e të Lartmadhëruarit Zot. Edhe diçka, përgjigja e "vezës ose pulës" gjendet në Kur'an:
35:11. All-llahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri çift.
42:11. Ai (Zoti) është Krijues i qiejve e i tokës. Ai nga lloji juaj krijoi për ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu që t'ju shumojë.
Pra, a nuk po mendoni???
FALJA E NAMAZIT
FALJA E NAMAZIT
I dËrguari i Fundit.doc
Microsoft Word Document [49.5 KB]
Download
FALJA E NAMAZIT
FALJA E NAMAZIT - THE RIGHT WAY TO PRAY
KLIKO KETU ME LARTE- CLICK ABOVE IN UNDERLINED SENTENCE
I dËrguari i Fundit, Muhammedi a.s. ka thËnË:
“Gjëja e parë për të cilën do të japë llogari robi (i All-llahut) në Ditën e Ringjalljes është namazi. Nëse i ka kryer namazet sipas rregullave, atëherë do të jetë i shpëtuar dhe ka korrur sukses. Nëse namazet do të jenë të paplota (të mangëta), do të përjashtohet nga mirësia dhe do të jetë i humbur. Nëse do të ketë diçka të paplotësuar nga farzet (obligimet e domosdoshme), All-llahu i Lartmadhëruar do t'u thotë (melekëve):
-Shihni se a ka kryer robi Im ndonjë namaz vullnetar, me të cilin do t'ia kisha plotësuar farzin.
Pastaj edhe veprat tjera do të gjykohen në të njëjtën mënyrë.”
Gjithashtu ka thënë:
“...Shtylla e fesë është namazi...”
Dhe:
“...Islam është:
1. Të dëshmosh se s'ka hyjni tjetër pos All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Tij;
2. Ta kryesh faljen;
3. Ta japish zekatin;
4. Ta agjërosh muajin Ramadan dhe
5. Ta kryesh haxhin nëse ke mundësi.”
KUSHTET PËR VLEFSHMËRINË E NAMAZIT
-Nuk bën të jesh xhunub - i (e) papastruar nga përjetimi seksual ose (vlen vetëm për femrat) e papastruar nga periudha mujore. Që të pastrohesh, duhet ta lash tërë trupin.
-Nuk bën ta kesh kryer nevojën (qoftë të madhen ose të voglën) dhe të mos e kesh larë vendin me ujë. Nëse je stërpikur (ndotur) me nevojë, duhet ta lash teshën ose të veshish tjetër.
-Namazi nuk vlen pa marrë abdest. Abdesti mirret kështu: Duke patur për qëllim marrjen e abdestit, thua Bismil-lah dhe i lan nga tre herë: duart, gojën, hundën, fytyrën, krahët deri në bërryl, i fërkon me dorë të lagët flokët dhe veshët, dhe i lan këmbët deri te nyjet. (Gjatë larjes së gjymtyrëve binjake si duart dhe këmbët, së pari ia nis duke larë gjymtyrën e djathtë.)
-Me një abdest mund të falen disa namaze, ndërsa abdestin e prishin kryerja e nevojës, lëshuarja e gazit, gjumi, etj.
-Gjatë faljes mashkulli duhet ta ketë të mbuluar trupin së paku prej kërthizës deri te gjunjët, ndërsa femra duhet ta mbulojë tërë trupin, pos fytyrës dhe duarve.
-Para se ta fillosh faljen, kthehesh kah Kabja dhe vendosesh para ndonjë sutre (sutre mund të jetë muri, druri, shpina e njeriut, guri pak më i madh ose ndonjë objekt tjetër jo i gjallë).
-Gjatë faljes ndalohet të folurit, të qeshurit, të shikuarit lartë ose anash dhe e gjithë kjo ka për qëllim koncentrimin sa më të madh të falësit, sepse ai vendos kontakt me Krijuesin e tij, i Cili meriton lavd-falënderim dhe frikërespekt të denjë.
-Para se të fillosh faljen, duhet të kesh për qëllim faljen e kohës së caktuar. Nëse të ndodh që ta falish ikindinë, ndërsa për qëllim ke patur faljen e drekës, duhet ta përsërisish namazin.
-Namazin e falë në kohën e vetë.
KOHËRAT E FALJES
1. Sabahu (Fexhr) falet në agim, prej kur fillon dallimi mes errësirës së natës dhe dritës së zbehtë të mëngjesit, dhe vazhdon deri para lindjes së diellit.
2. Dreka (Dhuhr) falet pasi që dielli lëviz prej zenitit, deri në atë pozitë kur hija e objektit fiton gjatësinë e objektit.
3. Ikindia (’Asr) falet pas mbarimit të drekës dhe vazhdon deri para perëndimit të diellit.
4. Akshami (Magrib) fillon pas perëndimit të diellit deri në errësimin e horizontit.
5. Jacia (’Isha) falet pasi që horizonti errësohet plotësisht, deri para agimit.
Ai qe I fal namazet do te fisnikrohet nga All-llahu me pesë cilësi:
1)Do ti lehtësohen brengat e jetës,
2)Do te shpetoj nga dënimi i varrit ,
3)Do ti jap All-llahu atij librin në doren e djatht,
4)Do te kaloj uren e siratit sikurse vetëtima
5)Do te hyj ne Xhennet pa kurrfar llogarie
Ndersa ai qe nuk I fal namazet dhe nuk perfill ato,do te denohet nga All-llahu me 15 denime:5denime do ti ket ne kete bot tri ne momentin e vdekjes ,tri ne varrin e tij/saj dhe tri gjat daljes nga varri ne Diten e Gjykimit.
5 denimet ne kete bote jane:
1)Nuk do te kete bereqet (begati) jeta e tij/saj,
2)do t’I fshihen shenjat e njerzve te mire nga fytyra e tij/saj,
3)Qfaredo vepre qe ai/ajo vepron nuk do ta shperblej All-llahu per te,
4)Lutja e tij/saj nuk ngritet ne qiell (para Zotit)
5)Ai/ajo nuk ka kurrfare fati dhe pjes ne lutjen e te devotshmeve.
Tri denimet ne momentin e vdekjes jane:
1)Vdes i/e poshtruar ,
2)Vdes i/e uritur,
3)Vdes i/e etur, edhe sikur ta pin te gjith ujin e botes nuk do ti kaloj etja .
Tri denimet ne varr jane:
1)I ngushtohet varri ,saqe I perzihen eshtrat,
2)Varri I tij/saj ndizet me zjarr dhe ai /ajo rrotullohet neper gaca dite e nate
3)i lidhet permbi nje gjarper me emrin Esh-shuxha El-akre (eshte emer I nje gjarperi shum helmues)syte e tij jane nga zjarri dhe thonjet I ka te hekurt,qdo thua I tij eshte sa udhetimi nje dite, ky gjarper I bie te vdekurit dhe I thot :’’Une jam Esh-shuxha El-akre’,e zeri I tij eshte si gjuajtja e murmurimes,pasta jai thote:’’Me ka urdheruar Zoti im qe te godas deri ne lindjen e djellit sepse nuk e ke falur namazin e Sabahut,me ka urdheruar te godas prej drekes deri ne iknindi,sepse nuk e ke falur sabahine drekes ,me ka urdheruar te godas nga ikindia deri ne aksham ,sepse nuk e ke falur ikindin ,me ka urdheruar te godas deri en jaci sepse ske falur namazine akshamit dhe me ka urdheruar te godas deri ne agim per jacin qe nuk e ke falur’’.Sa here qe ky gjarper I bie atij/asaj e fundos ne toke 70 krahdhe ai njeri denohet keshtu deri ne Diten e Gjykimit .
Tri denimet gjat daljes nga varri dhe ne Diten e Gjykimit jane:
1)Llogaria e ashper
2)Hidhrimi I Zotit ndaj tij/saj,
3)hyrja ne Xhehnem
Ne nje transmetim tjeter thuhet: Ai/ajo ne Diten e Kijametit del em tre rreshta te shkruar ne fytyre:
1)O humbes-e i/e hakkut te All-llahut,
2)O i/e veqant me hidhrimin e All-llahut,
3)Ashtu sikurse e humbe hakkun e All-llahut ne dunja ,sot humbe edhe ti shpresen nga meshira –rahmeti I All-llahut’’!!!
ABDESI E NAMAZI
CKA DUHET DITUR PER ABDESIN E CKA PER NAMAZIN GJITHCKA NE ME SE 100 FAQE
Abdesi E NAMAZI.doc
Microsoft Word Document [353.5 KB]
Download
Namazi është më i çmuar se të gjitha ibadetet dhe agjërimi. Ka namaz, që zemrat e thyera i mbush me kënaqësi.
Ka namaz që i shlyen gjynahet. Ka namaz që e ruan njeriun prej të këqijave.
Në hadith është thënë: "Namazi është gëzim i zemrës sime, dhe burim i kënaqësisë".
Namazi shpirtrave trazuara u jep shije. Namazi është ushqim i shpirtit
Namazi është shërim i shpirtit.
Fshehtësia e namazit
Imam Rabbani në vëllimin e parë të librit të tij "Mektubat", në letrën e tij të treqind e shtatë, thotë:
Pasi ta falënderojmë All-llahun Te’álá dhe pasi t'i këndojmë salavate Pejgamberit (salall-llahu alejhi ve selem), të lutemi për të arritur lumturinë e përjetshme. All-llahu në shumë ajete të Kur'anit njofton se besimtarët që bëjnë vepra të mira, do të hyjnë në Xhennet. Cilat janë këto vepra të mira, të gjitha punët e mira apo vetëm disa prej tyre? Nëse janë të gjitha gjërat e mira, këto nuk mund t'i bëjë askush. Nëse janë disa, atëherë cilat vepra të mira kërkohen? Më në fund All-llahu duke pasur mirësinë, ka njoftuar që shtylla e veprave të mira janë pesë pjesët përbërëse të Islamit. Kush i punon këto pesë themele të Islamit me njëmendësi dhe me devotshmëri, pa i lënë gjë mangut, do të shpëtojë nga Xhehennemi. Sepse këto, në të vërtetë janë punë të mira dhe njeriun e ruajnë nga gjynahet dhe nga punët e këqija. Pikërisht kështu në Kur'an, në ajetin 45 të sures Ankebut urdhërohet: "Namazi i falur pa të meta, vërtet të largon nga punët e këqija e të shëmtuara". Nëse një njeri ka fatin që t'i realizojë të pesta kushtet e Islamit, do të thotë se ka falënderuar për të mirat e dhuruara nga All-llahu. Sepse All-llahu në ajetin 146 të sures Nisa pohon kështu: "Po besuat dhe falënderuat, nuk ndëshkoj". Prandaj, duhet punuar me gjithë zemër që të realizohen pesë kushtet e Islamit.
Më i rëndësishmi nga këto pesë kushte është namazi, i cili është shtyllë e besimit. Duhen bërë përpjekje që namazi të falet pa përjashtuar asnjë rregull të tij. Nëse namazi është falur i saktë, është vënë themeli kryesor dhe më i madh i Islamit, është siguruar litari i shëndoshë që të shpëton nga Xhehennemi. Zoti na e mundësoftë të gjithë neve të falim namaz të drejtë.
Kur qëndrojmë në namaz, themi All-llahu ekber, që do të thotë se All-llahu Te’álá nuk ka nevojë për ibadet e asnjë krijese, nuk ka nevojë për asgjë dhe se namazet e njerëzve nuk do të jenë të dobishme për Atë. Meqë edhe në tesbihet në ruku është kjo domethënie, pas rukusë nuk është urdhëruar tekbiri. Mirëpo, pas tesbiheve të sexhdeve është urdhëruar. Sepse, meqë në sexhde është përulja më e madhe dhe meqë është maksimumi i përuljes dhe nënshtrimit, kur e bën këtë, mendohet se përnjëmend ke bërë ibadet të plotë. Për t'u mbrojtur nga ky mendim duke rënë dhe duke u ngritur nga sexhdeja, sikurse është sunnet të shqiptohet tekbiri, në tesbihet e sexhdesë është urdhëruar të thuash (a'la). Për shkak se namazi është miraxh i besimtarit është urdhëruar që në fund të namazit të lexohet Ettehijjatu, me leximin e të cilët u nderua Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem) natën e miraxhit. Atëherë, ai që fal namaz, namazin duhet t'ia bëjë miraxh vetes. Kulmi i afrimit tek All-llahu duhet kërkuar në namaz.
Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë: "Koha kur njeriu është më afër Krijuesit të tij, është koha kur fal namaz". Njeriu që fal namaz, e sheh se është duke biseduar me Zotin. Duke iu lutur Atij dhe Madhështisë së Tij dhe se përveç Tij nuk ka asgjë. Për këtë arsye, për shkak se në namaz do të arrihet frika, droja, për të gjetur ngushëllim dhe qetësim, është urdhëruar që në fund të namazit të jepet selam dy herë.
H. Muhamed (salall-llahu alejhi ve selem) në një hadith urdhëron: "Pas namazit farz, të bëhen 33 tesbihe, 33 tahmid, 33 tekbire dhe një tehlil". Arsyeja e kësaj: me Tesbihe mbulohen fajet (kusuret) në namaz. Njoftohet se nuk është bërë ibadeti i saktë, që meriton të bëhet. Me Tahmid i bëhet shukër-falenderim, për këtë dhuratë të madhe që njeriu është nderuar me falje të namazit duke ditur se edhe kjo arrihet me ndihmën e Tij. Dhe duke bërë Tekbir, deklarohet se veç Tij askush nuk është i denjë për ibadet.
Të falësh namazin në përputhje me rregullat dhe kushtet e tija, dhe kështu t'i mbulosh kusuret (fajet) e bëra dhe ta falenderosh Atë që të ka mundësuar faljen e namazit dhe se në ibadet nuk ka askush tjetër të denjë, duke e kumtuar me zemër të pastër dhe të sinqertë me Kelime-i tevhid, ky namaz mund të pranohet. Personi i tillë, bëhet nga falësit e namazit dhe nga të shpëtuarit. O Zot! na bëj prej atyre robëve të tu të lumtur, që falin namaz e shpëtojnë. Amin!
Lutja pas namazit
El hamdulil-lahi Rabbil âlemin. Essalâtu vesselâmu alâ resûlinâ Muhamedin ve Alihî exhmeîn. O Zot! Pranoje namazin që fala! Ma lehtëso vdekjen time. Mundësoma që në frymën e fundit të shqiptoj Kelime-i teuhidin. Fali dhe mëshiroji të vdekurit e mi. All-llahummagfir verham ve ente hajru-r-râhimîn. Teveffenî muslimen ve ehliknî bissâlihîn. All-llahummagfir-lî ve li validejje ve li ustadhije ve lilmu'minî ve-l-mu'minât jevme jekûmu-l-hisâb. O Zot! Më ruaj mua nga sherri i shejtanit dhe nga sherri i dushmanit(armikut të fesë) Shtëpisë sonë jepi të mira, dhe furnizim prej hallalli e të hajrit! Muslimanët nderoji me shpëtim! All-llahumme inneke afuvvun kerîmun tuhibbu-l-afve fa'fu annî. O Zot! Të sëmurëve tanë jepu shërim, e atyre nga ne që janë me halle, zgjidhi ato! All-llahumme innî es'elukessihhate vel-âfijete ve-l-emanete ve husne-l-hulki verridâe bilkaderi bi rahmetike ja errhamerr-rrâhimin. O Zot! babait tim, nënës sime dhe fëmijëve të mi, farefisit e miqve të mi dhe të gjithë vëllezërve të mi të fesë jepu jetë të hajrit e edukatë të mirë, mendje të shëndoshë e shëndet, drejtoji në rrugë të drejtë e të pagabuar! Amin! Velhamdulil-lahi rabbi-l-âlemin. All-llahumme sal-li ala... All-llahumme bârik ala... All-llahumme Rabbenâ âtina... Velhamdulil-lâhi Rabbi-l-âlemîn. Estagfirull-llah, estagfirull-llah, estagfirull-llah, estagfirull-llahe-l-âdhîm elkerîmel-ledhî lâ ilâhe il-la huve-l-hajje ul kajjûme ve etûbu ilejh.
SHPJEGIM: Kushtet për të qenë lutja e pranuar:
1. Të jesh mysliman.
2. Të jesh në I'tikadin e Ehli sunnetit. Për këtë arsye duhet përqafuar njëri nga katër medhhebet.
3. T'i kryesh farzet. Namazet e mbetura kaza të falen sa më parë duke bërë kaza netëve apo në vend të sunnetëve.
Namazet sunnet dhe nafile dhe lutjet e atij që i kanë mbetur për farz nuk pranohen si namaze kaza. Domethënë, edhe nëse është i vërtetë nuk i jepet sevap. Shejtani për t'i mashtruar myslimanët, farzet i paraqet të parëndësishme dhe i tërheq myslimanët që t'i kryejnë sunnetet dhe nafilet. Namazi duhet falur kur i fillon koha dhe duke e ditur se i ka ardhur koha.
4. Duhet të largohesh nga ndalesat, punët e këqija. Lutja e atij që ha nga hallalli është e pranuar.
Në një hadith të Pejgamberit tonë thuhet: "Për të qenë lutja e pranuar, nevojiten dy gjëra: E para, lutja duhet bërë me ihlas(sinqeritet). E dyta,të ngrënët e të pirët duhet të jenë prej hallallit. Në dhomën e besimtarit, nëse ka një fije prej haramit, lutja e bërë në këtë dhomë, nuk pranohet fare". Ihlas, domethënë, të mos mendosh asgjë përveç All-llahut dhe kur kërkon diçka, të kërkosh vetëm nga All-llahu. Për këtë arsye duhet besuar dhe i duhet nënshtruar sheriatit ashtu siç na kanë mësuar dijetarët e Ehli sunnetit, sidomos të mos kesh hak (borxh) të një robi-njeriu tjetër dhe t'i falësh pesë kohët e namaz
[redaktoni] Lutja e përtëritjes së imanit
O Zot! Jam penduar për veprimet e gabuara që kam bërë, për bindjet e shtrëmbëruara, për të pavërtetat dhe të këqijat që kam folur, që kam dëgjuar, që kam parë e që i kam punuar duke u mashtruar nga armiqtë e Islamit dhe nga ata që i bëjnë bidate (shtesa), që nga fillimi i moshës time madhore e deri sot, dhe kam vendosur që kurrë më të mos besoj dhe të mos veproj kështu gabimisht. Pejgamberi i parë është Ademi alejhisselam dhe pejgamberi i fundit është pejgamberi ynë i dashur, Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem). I besova të gjithë pejgamberëve që kanë ardhur ndërmjet(midis) këtyre dy pejgamberëve. Të gjithë janë pejgamberë të vërtetë dhe janë të drejtë dhe ato që kanë njoftuar, janë të vërteta.
Amentu bil-lah ve bimâ xhâe min indil-lah, ve âmentu bi Resuli-lah ve bimâ xhâe min Resulil-lah alâ murâdi vel jeumil âhiri ve bilkaderi hajrihi ve sherr-rrihi minall-llahi teâla vel ba'thu ba'delmevti hakkun eshedu en Lâ ilâhe il-lall-llah ve eshedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu
Ç'është Islami?
Islami është feja të cilën All-llahu xh.sh. ia shpalli tërë njerëzimit nëpërmjet të derguarit Muhammedit a.s. "Islam"don të thotë përkushtim ndaj All-llahut xh.sh.,por don të thotë edhe paqë.
Përkushimi ndaj All-llahut xh.sh. arrihet: duke besuar, duke i zbatuar detyrat fetare dhe duke u sjellë mirë.
agjërimi haxhi Islami është ngritur në pesë shtylla shehadeti namazi, zekati, kurse kulmi i ketyre shtyllave është xhihadi. Për të gjitha kushtet e Islamit do flasim veqmas insha-All-llah.
Edhe besimi ka kushtet e veta sikurse Islami. Kushtet e besimit janë gjashtë:
1. Me besu All-llahun
2. Me besu engjujt e All-llahut
3. Me besu librat e All-llahut
4. Me besu pejgamert e All-llahut
5. Me besu Diten e Gjykimit
6. Me besu se gjithçka që ndodhë, ngjanë me caktimin e All-llahut s.v.t.
Këto gjashtë kushtet e besimit duhet besu bindshëm dhe duhet ditur përmendësh. Pa i besu këto gjashtë të verteta krysore të fese, askush nuk mund të jetë musliman!
Kushti i gjashë i besimit është shumë me rëndesi, sepse nese nuk e kupton dhe nuk e beson dobesohen edhe kushtet tjera te imanit. Pejgameri a.s. shokeve të vet se pari ju ka mesuar mirë kushtin e gjashë të imanit e pastaj ua ka mesuar islamin.
Shehadeti
Eshhedu en la ilahe il-lall-llah
Ve eshheduenne Muhammeden abduhu ve resuluhu
Nëse e shqiptojmë shehadeti dhe besojmë më zemër, deshmojmë se i përkasim besimit Islam. Ata që i takojnë besimit Islam quhen muslimanë.
Muslimani dëshmon se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut të Lartëmadhërishëm dhe vetëm Atij i nënshtrohet dhe vetem Atij i bënë ibadet (adhurim).
Muslimani dëshmon se Muhammedi a.s. është Pejgamber i All-llahut xh.sh. dhe më këtë i nënshtrohet dhe punon sipas veprave të tij (sunnetit të tij).
Shehadeti don të thotë: "Besoj dhe deklaroj se vetem All-llahu është Zot dhe besoj e deklaroj se Muhammedi është rob dhe i derguari i Zotit".
"Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mesuan për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundershtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejt do t'i japë llogarinë" Ali Imran,19
Nuk ka më mirë se zoti yt të është All-llahu xh.sh., feja yte Islami dhe pejgameri yt Muhammedi alejhis-selam
Namazi Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili e bëri namazin farz (obligim) për robërit e Tij Kur duhet të fillojnë fëmijët të falin namaz?
Muhamedi a.s. ka urdheruar që fëmijët kur ti mbushin 7 vjet duht mesuar të falen,
kurse kur ti mbushin 10 vjet duhet detyruar të falen.
Në një hadith tjeter Muhammedi a.s. ka porosite ti mesojmë fëmijëve namazin kur te dallojnë doren e djadhte nga e majta.
Në shumë ajete të Kur'anit All-llahu xh.sh urdhëron që ta falim namazin. Pejgameri gjithashtu ka folur shumë përnamazin, po edhe dijetaret. Shumica e dijetarëve jan të pajtimit se ai që nuk fale namazin s'është musliman. Nese pas shahadetit hedhim pas shpine (nuk e kryejm) namazin, çka po mbetet atëherë nga Islami, si të vazhdojmë me Islam pa namaz?
Rruga më e mirë për tu afruar tek All-llalhu xh.sh. është namazi, sepse namazi na ruan dhe na largon nga çdo e keqe.
"KËRKONI NDIHMË (NË TË GJITHA ÇËSHTJET) ME DURIM DHE ME NAMAZ. VËRTET, AJO ËSHTË E MADHE (VËSHTIRË), POR JO EDHE PËR ATA QË KANË FRIKË (ZOTIN)".Kurani-El Bekare, 45.
LLOJET E NAMAZIT
Namazi ndahet në dy lloje: farze dhe synete. Farz është që ka urdhëruar All-llahu i Madhërishëm, kurse sunet ka porositur Pejgameri ynë Muhammedi a.s. Si farzi dhe suneti falen në të njëjten mënyrë, me një ndryshim të vogël.
Para se të falim namaz, ose të lexojmë Kur'an duhet marrë abdes.
ABDESI
"O JU QË BESUAT! KUR TË DONI TË NGRITENI PËR TË FALUR NAMAZIN; LANI FYTYRAT TUAJA DHE DUART TUAJA DERI NË BERRYLA; FËRKONI KOKAT TUAJA, E KËMBET LANI DERI NË DY ZOGJTË". (Kur'ani-El Maide,6)
Abdesi është larje e posaçme me ujë të pastër.
Abdesi merret kështu:
I lajmë duart-tri herë, e djathta pastaj e majta. E lajmë gojën 3 herë. E lajmë hundën, pastrojmë mirë hundën
E pastrojmë fytyrën. I pstrojmë duart deri në bërryla, së pari krahun e djathë e mandej të majtin.
I japim mes kokës, fillojmë nga balli. I pastrojmë veshët. I lamë këmbet, se pari të djathte pastaj të majten deri mbi nyje. Pasi të marrim abdes lexojmë Shehadetin. Me një abdes mund të falim shumë namaze.
"S'KA NAMAZ KUSH NUK KA ABDES, NDERSA NUK KA ABDES KUSH NUK E PËRMEND EMRIN E ALL-LLAHU KUR FILLON TË MARRË ABDES". Muhamedi a.s.
Abdesin është i prishur në qoftë se kryejmë nevojën, në qoftë se rrjedh prej trupit gjak ose qelb, dhe në qoftë se kthejmë prap plot gojën-vjellim.
Për më shumë hollesi rreth namazit dhe abdesit mund të shiqoni broshura rreth kesaj teme. Ka të mjaftushme
në Kosovë,Maqedoni dhe Shqiperi po edhe në diasporë.
Ka hadithe të sakta që Pejgamberi alejhis-selam ka urdheruar per ikametin te bëhet tek (nga një here)kurse ezani çift SI FALET NAMAZI? Para se të falim namaz duhet thirrur ezanin, ezani thuhet para fillimit të namazit, ndersa ikameti para fillimit të
farzeve. Kjo bëhet nese jemi me xhemat, ndersa nese jemi vetëm mund ta themi vetem ikametin. Ky detyrim
është vetëm per mashkuj e jo për femra.
EZANI IKAMETI
4 4 ALL-LLAHU EKBER
2 2 ESH-HEDU EN LA ILAHE IL-LALL-LLAH
2 2 ESH-HEDU ENNE MUHAMMEDER-RESULULL-LLAH
2 2 HAJJE 'ALES-SALAH
2 2 HAJJE 'ALEL-FELAH
2 - ES-SALATU HAJRUN MINEN-NEUM (vetëm në mengjes)
2 2 KAD KAMETIS-SALAH
- 2 ALL-LLAHU EKBER
1 1 LA ILAHE IL-LALL-LLAH
Ka hadithe të sakta që Pejgamberi alejhis-selam ka urdheruar per ikametin te bëhet tek (nga një here)kurse ezani çift Namazi ka gjashtë pjesë përbërse, e ato janë: 1.Tekbiri fillestar (iftitah tekbiri)
2.Ndejtja në këmbë (kijam)
3.Leximi i Kur'anit (kiraet)
4.Përkulja (ruku)
5.Vënja e fytyres neë tokë(sexhde)
6.Ulja në mbarim të namazit (kadei ehire).
Pjesët përbërërse të namazit quhen ruknet e namazit. Ndejtja në këmbë, leximi, përkulja dhe sexhdja përbëjnë një rekat. Namazi mund t'i ketë dy, tri dhe katër rekate, po salati viter mund të valet një rekat.
Falja e namazit nuk ka dallim në mes burrave dhe grave. Muhammedi a.s. ka thënë: "Falni namazin sikur që më shifni mua duke u falur".
HYRJA NË NAMAZ Në namaz hyhet duke i ngritur duart
kthehemi nga Kibla dhe themi:
"All-llahu ekber".
Vendosim doren e djathtë mbi të majten dhe thua:
1.SUBHANEKE ALL-LLAHUMME UE BIHAMDIKE UE
TEBAREKESMUKE UE TE'ALA XHEDUKE UE
LA ILAHE GAJRUKE.
2.EUDHUBIL-LAHI MINESH-SHEJTANIR-RAXHIM.
3.BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RANIM.
4.EL-HAMDULIL-LAHI RABBIL'ALEMIN
ER-RAHMANIR-RAHIM
MALIKI JEUMID-DIN
IJJAKE NA'BUDU UE IJJAKE NESTA'IN
IHDINAS-SIRATAL MUSTEKIM
SIRATAL-LEDHINE EN'AMTE'ALEJHIM,
GAJRILMAGDUBI 'ALEJHIM UE LED-DAL-LIN AMIN
5.BISLMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM
6.INNA A'TAJNAKEL KEUTHER
FE SALI LI RABBIKE UENHAR
INNA SHANIKE HUVEL EBTER
Dkuke thënë ALL-LLAHU EKBER, kerrusemi
dhe vëjmë duart mbi gjunj. Në këtë gjendje(ruku)
themi tri herë: SUBHANE RABIJEL 'ADHIM
drejtohemi dhe i ngrejm duart deri ne gjoksa duke thënë:
SEMI'ALL-LLAHU LIMEN HAMIDE
RABBENA LEKEL HAMD
Thua ALL-LLAHU EKBER dhe përulesh me ballë në tokë Kjo gjendje quhet sexhde dhe themi tri herë SUBHANE RABIJEL A'LA nga sexhda ulemi duke thënë: ALL-LLAHU EKBER. duke shkuar edhe një herë në sexhde themi ALL-LLAHU EKBER dhe themi si herën e pare tri herë SUBHANE RABIJEL A'LA
Çohemi në këmbë duke thënë ALL-LLAHU EKBER për të falur rekatin e dytë. REKATI I DYTË
Fillojme përsëri duke vendos doren e djathtë mbi të majten dhe e themi FATIHEN dhe një sure tjetër, psh. suren IHLAS.
BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM
KUL HU VALL-LLAHU EHAD
ALL-LLAHUS-SAMED
LEM JELID UE LEM JULED
UE LEM JEKUN L-LEHU KUFUVEN EHAD.
Pasi të themi Kuluvallahu shkojme ne ruku dhe vazhdojme njejtë si ne rekatin e pare duke i bere dy sexhde dhe ulemi
Kjo gjendje quhet KADERI EHIRE. Pasi të drejtohemi
ulur themi: Etehijatin dhe Shehadetin, nese jemi duke
falur 4 rekata ngrihemi dhe vazhdojmë si ne rekatet e
dytë. Nese jemi duke falë 2 rekata atëherë rrimë ulur
dhe pas shehadetit themi salavatet dhe duat, kështu:
1.ET-TEHIJJATU LIL-LAHI UES-SALAUATU UET-TAJJIBATU ES-SELAMU 'ALEJKE EJJUHEN-NEBIJJU
UE RAHMETULL-LLAHI UE BEREKATUHU ES-SELAMU 'ALEJNAUE 'ALA 'IBADIL-LAHIS-SALIHIN
2.ESH HEDU EN LA ILAHE IL-LALL-LLAH UE ESH HEDU ENNE MUHAMMEDEN 'ABDUHU UE RESULUHU
3.ALL-LLAHUMME SAL-LI ALA MUHAMMEDIN UE 'ALA ALI MUHAMMED KEMA SAL-LEJTE 'ALA IBRAHIME UE 'ALA ALI IBRAHIM INNEKE HAMIDUN MEXHID.
4.ALL-LLAHUMME BARIK 'ALA MUHAMMEDIN UE 'ALA ALI MUHAMMED KEMA BAREKTE 'ALA IBRAHIME UE 'ALA ALI IBRAHIM INNEKE HAMIDUN MEXHID
5.ALL-LLAHUMME RABBENA ATINA FID-DUNJA HASENETEN UE FIL-AHIRETI HASENETEN UE KINA 'ADHABEN-NAR.
RABBENA GFIRLI UE LI UALIDEJJE UE LIL-MU'MININE JEUME JEKUMUL HISAB
NAMAZI PËRFUNDON ME DHËNIEN E SELAMIT
E KTHEJME KOKËN SE PARI NË TË DJATHTË DHE THEMI: ES-SELAMU 'ALEJKUM UE RAHMETULL-LLAH
DHE NË TË MAJTË:
ES-SELAMU 'ALEJKUM UE RAHMETULL-LLAH
FËMIJË TË DASHUR NESE KENI PYTJE RRETH FALJES SE NAMAZIT I SHKRUANI AJSHES
[email protected]
All-llalhu ju ndihmoftë për kryrjen e obligimeve ndaj Krijusit tuaj.
Mustehab është që çdo musliman dhe muslimane që ti falë para farzit të drekes katër rekata, e pas tij dy, gjithashtu pas farzit të akshamit dhe jacisë nga dy rekata, dhe para farzit te sabahut dy rekata, gjithsejt 12 rekate.
Këto sunete Pejgamberi a.s. i ka fale vazhdimisht, me përjashtim kur ka qenë udhëtar.
Pejgamberi a.s. ka thënë: Çdo musliman, i cili vullnetarisht falë 12 rekata namaz, përveç farzeve, All-llahu xh.sh. ka për t'ia ndërtuar një shtëpi në xhenet.
Mirë është që të falë 4 rekate para farzit të ikindisë dhe nga dy rekate para farzit të akshamit dhe të jacisë. Argumet për këtë kemi hadithin e Muhammedit alejhis-selam "Zoti e mëshiroftë personin, i cili i fal katër rekate para farzit të ikindisë" dhe hadithi "ndermjet çdo ezani dhe ikameti ka namaz (nafile)". Pas 4 rekateve sunet, që falen para farzit të drekes është mirë t'i falim edhe 4 pas farzit për këtë Pejgamberi a.s. ka thënë: Kush i kushton kujdes katër rekateve para drekes dhe kater pas saj, All-llahu xh.sh. do t'ia ndalojë zjarrin e xhehenemit".
TABELA E REKATEVE
SUNET FARZ SUNET VITRI SABAHU(FEXHER) 2 2 DREKA (DHUHER) 4 2 4 IKINDIA (ASER) 4 AKSHAMI (MAGRIB) 3 2 JACIA (ISHA) 4 3 2 ZEKATIZekati është shtylla e tretë e Islamit pas shehadetit dhe namazit, do të thotë është kushtë prej kushtëve të Islamit. Adhurim me të cilin njeriu i afrohet All-llahut xh.sh. Zekati është adhurim (ibadet) i cili realizohet përmes aspektit financiar, me të cilin njeriu arrin kënaqësinë e All-llahut.
Zekati është taksë e detyrueshme fetare. Kur pasuria e një muslimani ose muslimaneje mbërrinë sasinë e nisabit (nisab kapë shumën prej 91 gram ar ose 641 gram argjend) në ar ose argjend, është i detyruar që të japë këtë taksë-zekatin ne fondin e shtetit islam ose Bashkësisë Islame të vendit. Orenditë shtëpiake nuk bëjnë pjesë në vlerën e sasisë se nisabit. Nuk jepet zekat as për shtëpinë dhe mobiljet, për veshmbathjen, për veglat dhe mjetet për punë.
Zekati jepet për atë pasuri të caktuar që ka qenë në pronën tonë një vit.
"ALL-LLAHU CAKTOI OBLIGIM QË LËMOSHAT (ZEKATI ETJ.) T'JU TAKOJNË VETËM TË VARFËRVE (NEVOJTAFËVE), TË NGARATËVE (QË S'KANË FARE), PUNONJËSVE (QË E TUBOJNË), ATYRE QË DUHET PËRFITUAR ZEMRAT (TË DOBTEVE NË BESIM), E DUHET
DHËNË EDHE PËR LIRIM NGA ROBËRIA, TË MBYTURVE NË BORXHE, (LUFTËTARËVE)
NË RRUGËN E ALL-LLAHUT DHE ATIJ QË KA MBETUR NË RRUGË. ALL-LLAHU E DIN
GJENDJEN E ROBËRVE, PUNON SIPAS URTËSISË SË VET". Et Tevbe, 60.
Zekati jepet në ar, argjend, ose në mall tregtie. Një e katërdhjeta e asaj pasuri jepet zekat (2,5%) në të holla ose në mall. Zekati zakonisht jepet në muajin e shenjtë Ramadan.
Agjerimi
O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin më para jush, kështu që të bëheni të devotshëm". Kur'ani-El Bekare, 183.
Muaji i ramazanit është ai i cili në të (filloi) të shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqares i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtrat). e kush e përjton prej jush këtë muaj le të agjëroj..." Kurani El Bekare 185
"Ju erdhi muaji i Ramazanit, muaji i begatshëm, All-llahu xh.sh. ua ka bërë obligim (farz) agjërimin në të. Në të hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert e xhehnemit, në të lidhen shejtanët, kurse në të është një natë (nata e kadrit) që ka vlerën më të madhe se sa një mijë muaj tjere". hadith (ka thënë Muhamedi a.s.)
Muaji Ramazan është muaji i nëntë sipas kalendarit të hënës, muaji në të cilin All-llahu xh.sh. në vitin e dytë sipas hixhretit i obligoi muslimanët të agjërojnë këtë muaj. Të agjërosh Ramazanin do të thotë: të ruhesh nga të ngrënit, pirja, nga të
folurit pa vend dhe arsye (pergoimi, fjalosja, ofendimi etj.).
Muaji i Ramazanit është muaji i meshirës, muaji lutjesh, bëmirësisë dhe ringjalljes së fesë. Nëper xhamia lexohet dhe shpjegohet Kur'ani, nëpër shtëpia ndihmohen të varfërit, vizitohen dhe u bëhet pritje vizitorëve të farefisit, fqinjëve, dashamirëve dhe miqve.Pejgameri a.s. ka thënë: "Agjërimi është mbrojtje nga zjarri i xhehnemit".
Agjerimi na edukon dhe na bënë të durueshëm, na e focon ndërgjegjen,kur vendosim të agjërojmë edhpse kemi ushqimi para vetes nuk hamë, nuk pimë.
Dobit e agjërimit janë të shumta si nga ana shpirtërore po ashtu edhe nga ana trupore, janë aq shumë sa që ne s'mund ti numrojmë.
Muslimani agjeron vetëm për hir të All-llahut xh.sh. e kursesi për ndonjë qëllim tjetër.
Gjatë muajit të Ramazanit falen taravitë pas namazit të jacisë.
SYFYR quhet koha kur para fillimit të agjërimit, kurse IMSAK koha kur duhet te ndrpritet agjerimi.
Fillimi i agjerimit bëhët duke larë gojen dhe duke pirë ujë bëjmë nijet për të agjeru, kurse IFTARI bëjmë me bismil-lah duke pirë ujë.
Në iftarë s'duhet ngrënë shumë, kurse në syfyr mund të ngrenim pak më shumë.
I sëmuari, udhëtari, nëna gjidhënëse etj. mund mos të agjërojnë Ramazanin, në qoftëse agjërimi ua dëmton shëndetin, por janë të detyruar t'i agjërojnë të gjitha ditët e mbetura, posa tu ipet rasti.
Fëmijët nuk janë të obliguar të agjërojnë por porositen që të agjërojnë që të adaptohen me agjërim.
Në kohën e pejgamerit a.s. muslimanët i kanë mësuar fëmijët të agjërojnë, kur kan qarë nga uria i kanë mashtruar me lodra derisa ka arritur Iftari.
Për agjërimin e fëmijëve shpërblehen prindërit të cilët i edukojnë fëmijt e vet në frymen e ibadetit.
PREJ KUR FËMIU E KA OBLIGIM AGJËRIMIN?
Imam Ahmedi konsideron që fëmijët kur ti plotsojnë 10 vjet duhet të detyrohen të agjërojnë.
Is-haku konsideron që femiu i cili i ka mbushë 12 vjet duhet denuar nëse ai nuk agjëron.
Pejgameri a.s. ka thënë: "Fëmiu i cili mund të agjëron tri ditë me radhë pa ndërpre ai detyrohet të agjëron tërë Ramazanin".
Fëmijë të dashur këto janë disa argumente që u përmenden dhe vlejnë si argumente që fëmijët të adaptohen për agjërim
HaxhiHaxh në kuptim terminologjik të sheriatit islam është për qëllim vizita e caktuar në vendin e caktuar (Qabe-Arefat) në kohën e caktuar me veprim të caktuar. Koha në të cilen duhet kryer ky adhurim janë muajt e Sheval, Dhulk'de, dhe dhjetë ditët e para të Dhulhixh-xhes.
Haxhi është bërë obligim kah mbarimi i viti i nëntë hixhrinj, me ajetin që vijon:
"ATY KA SHENJA TË QARTA: VENDI I IBRAHIMIT, DHE KUSH HYN NË TË, AI ËSHTË I SIGURT, PËR HIR TË ALL-LLAHUT, VIZITA E SHTËPISË (QABES) ËSHTË OBLIGIM PËR ATË QË KA MUNDËSI UDHËTIMI TE AJO, E KUSH NUK E BESON (AI NUK E VIZITON); ALL-LLAHU NUK ËSHTË I NEVOJSHËM PËR (IBADETIN QË E BËJNË) NJERËZIT".
HAXHI ËSHTË IBADET (ADHURIM NDAJ ALL-LLAHUT), DHE I SHLYNË MEKATET.
Nëse vizita e Qabes bëhet me njet të sinqertë dhe me pasuri të fituar hallall është shkak dhe shpresë e madhe për shlyrjen e mekateve të vogëla.
Muhamedi a.s. ka thënë: "HAXHI I PRANUAR NUK KA SHPERBLIM TJETËR, POS XHENETIT". Një tjetër hadith Muhamedi a.s. ka thënë: "AI QË SHKON NË HAXH DHE NUK FOLI FJALË TË KËQIA, E NUK BËRI FAJ (gjatë haxhit), U KTHYE (nga haxhi) I PASTER NGA FAJET E VETA (që i ka bërë më parë), ASHTU SI DITËN KUR E KA LINDUR E ËMA E VET".
Haxhin e kryejn ata të cilët kanë mundesi matriale dhe fizike, në kohën e caktuar.
Umra, kjo është vizita e Kabes në Mekke në cilën do kohë të vitit.
Kryehe haxhin tënd sinqerisht për All-llahun
Shoqërohu me njerëz të mirë dhe sherbeju atyre
Ruaju nga pirja e duhanit dhe nga blerja e tij
Përdor misvak (laj dhëmbet) sa herë që të falësh namaz
Prej andej merr dhurata me ujë zemzem dhe hurma dhe dhurata për fëmijë
Mos ec para atij që është duke falur namaz
Sillu mirë me ata që ke rrotull teje kur bënë tavafin
Ruaju mos e lut dikë në vend të All-llahut
O ju që besuat, hyni në islamin e tërësishëm (Përqafoni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik i juaji i hapët
RINIA DHE ISLAMI
Me emrin e All-llahut, Meshiruesit, Meshireberesit!
Vella i nderuar dhe ti moter e qmuar! Ate qe me mundon mua ne brendesine e zemres sime, nuk mund ta shprehi ne keta rreshta te ketij teksti. Megjithate, do te mundohem qe me kete rast t’i luftoj se paku gjerat elementare te cilat ndikojne ne shkaterrimin e rinise sone.
Lexues te nderuar!
E tere kjo qrregullsi qe po mbreteron ne mesin tone ndodh vetem per nje shkak. Ndodh per shkak se “ne” e harruam nje dite te cilen nuk duhet ta harroje asnje person qe veten e quan musliman. Por ja qe tek ne ndodh edhe kjo. Eshte ajo nje dite e cila i prishe kenaqesite e kesaj bote‚ dite e cila nuk ka kthim prapa‚ dite lamtumirese - dita e vdekjes.
Disa njerez kane harruar se nje dite do t’u japin fund kenaqesive te kesaj bote dhe nuk mendojne se me qfare fytyre do te dalin para All-llahut te Madherishem. Eshte ajo dite kur nuk vlen paraja. nuk ndihmon shoqeria dhe asgje tjeter pos veprave personale.
Nga mosdija per kete dite rinia jone sot, ne ahengje te qoroditura, gjysmelakuriq, ku mbizoteron muzika dhe alkooli‚ po zhytet ne mekate duke thene: “Kenaqu sa je i gjalle, se kur te vdesesh...” Ne kete menyre rinia jone eshte duke vepruar ne kundershtim me fjalen e All-llahut te Madherishem dhe traditen e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Transmetohet nga Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] se Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thene: “U ankua Xhehennemi te All-llahu e tha: ‘Zoti im, e hengri nje pjese e imja (e zjarrit) tjetren’. Atehere All-llahu i lejoi atij dy frymemarrje: nje frymemarrje ne dimer dhe nje frymemarrje ne vere. Ato (frymemarrjet e tij) jane nxehtesia dhe te ftohtit te madh qe ju e ndieni (ne vere dhe ne dimer)”. Poashtu, transmeton Ebu Seidi [radijall-llahu anhu] se i Derguari i All-llahut ka thene: “(Nga nxehtesia) Ftohuni me namaz, sepse nxehtesia e madhe vjen prej frymes se Xhehennemit”.
Por qfare t’u bejme atyre qe nuk duan ta kuptojne kete, te cilet bredhin rrugeve gjysmelakuriq, duke menduar se kjo (lakuriqesia) i freskon nga nxehtesia dhe se mbulesa, sikur dhe shume urdhera tjera islame, qenka prapambeturi...
Jo, jo, o muslimane! Perkundrazi, duhet kuptuar nje here e pergjithmone se lakuriqesia eshte injorance dhe prapambeturi. Lakuriqesia eshte pasim i shejtanit te mallkuar, eshte veper qe nxite amoralitetin‚ eshte prej cilesive te banoreve te zjarrit, eshte prej mekateve shkaterruese qe shkakton mallkimin e All-llahut te Madherishem dhe largimin nga meshira e Tij. Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka cilesuar thirrjen ne injorance si veper te urrejtur nga e cila duhet te largohemi, duke thene: “Qdo gje qe i perket xhahilijetit (injorances) eshte nen kembet e mia”.
Zhveshja dhe zbulimi i trupit eshte ne natyren e kafsheve dhe askush nuk duhet te tentoje kah ajo. Per kete arsye thenia se te zbuluarit e trupit, lakuriqesi‚ amoraliteti eshte art ose bukuri, eshte argument se natyra e thenesit ka ndryshuar dhe eshte argument per prapambeturine e ketij personi.
Perparimi i njeriut nuk qendron ne lakuriqesine, perkundrazi...
Fatkeqesisht, kjo dukuri e shemtuar, pra lakuriqesia, qe dikur ishte e huaj per nenat dhe gjyshet tona, tani eshte bere nje realitet i hidhur, eshte bere pjese e pandare e familjeve tona, e motrave dhe bijave tona. Kjo veper e shemtuar bie ndesh me normat elementare te Islamit, kurse praktikuesit apo praktikueset e saj mbajne emra muslimane dhe i perkasin fese islame. Sa qudi. Sa turp. Keta njerez me Islamin i lidh vetem emri i trasheguar...
I Derguari i All-llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka deklaruar se All-llahu i Madherishem ka thene: “Une jam me robin Tim kur ai me permend Mua dhe buzet e tij levizin (duke me permendur) per Mua.”
Vellezer te nderuar dhe ju motra te nderuara! A jemi ne ata te cilet e pyesim vetveten: Kush jemi ne? A jemi ne ata qe e perkujtojme All-llahun kur jemi ne vetmi? A jemi ne ata te cilet falim namaz? A jemi ne ata qe bejme ndonje veper te mire me shprese se do te na shperbleje All-llah i Madherishem nje dite?
Jo, perkundrazi! Ne jemi ata te cilet ne vend se te permendim All-llahun e Madheruar perserisim panderprere kenge te qoroditura; ne vend se te falim namaz‚ ne jemi ata te cilet ndjekim epshet dhe pasurite e kesaj bote. Ne jemi ata te cilet kur bejme ndonje veper te mire‚ nuk e bejme per hir te All-llahut, por e bejme per sy e faqe.
Perkunder faktit se jemi krijesa me e bukur ne rrozullin tokesor‚ jemi po ajo krijese e cila nuk di te falenderon All-llahun e Madheruar per te gjitha te mirat qe na dha ne kete bote.
Ne duhet ta falenderojme Krijuesin tone me kryerjen e ibadeteve dhe me vepra te mira qe i kane hije nje besimtari‚ e jo me vepra te keqija‚ me ahengje‚ alkool dhe muzike.
Ne duhet ta falenderojme All-llahun e Madheruar qe u lindem si muslimane‚ si dhe ta lusim qe edhe te vdesim ne kete rruge.
All-llahu i Madherishem ne Kur’anin Fisnik thote: “Ate dite disa fytyra jane te ndritura‚ duke shikuar ne Zotin e tyre.” (El-Kijame: 22-23) Secili nga ne duhet ta pyet vetveten se a deshiron te jete ne rradhen e ketyre njerezve. E nese pergjigja eshte PO, atehere kjo gjithsesi nuk do te mund te arrihet me vepra te shemtuara, por me kryerjen e veprave te mira, me besimin e sinqerte ne All-llahun si te vetmin Zot.
Prandaj vellezer dhe motra, ju te ftoj qe t’i bashkandgjitemi ajetit kur’anor ku All-llahu i madherishem thote: “... Pendohuni te gjithe te Allahu‚o besimtare ne menyre qe te gjeni shpetim.” (En-Nure: 31) Ndersa Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thene: “Nese njerezit e shohin te keqen dhe nuk e ndryshojne ate‚ denimi i All-llahut mund t’u zbrese te gjitheve”.
Andaj, valle a jemi ne nga ata qe per nje qast do ta ndalim vetveten dhe do te perkujtohemi se kur biejme te flejme mund te mos zgjohemi‚ kur te dalim prej shtepie mund te mos kthehemi, kur t’i veshim rrobet tona se nuk do te kemi mundesine qe vet t’i zhveshim...
E qka fituam ne nga kjo bote dhe qka pergatitem per boten e ahiretit?
Mos te harrojme ta pyesim shpesh veten tone: Ne qfare gjendje deshirojme te vdesim dhe me qfare fytyre mendojme te dalim nje dite para All-llahut te Madheruar?
Po ndahem prej jush me shprese se fjalet e mia sadopak mund te kene nje ndikim te vogel te moshataret e mi, por edhe me te vjetrit, per udhezimin tone kah rruga e vertete.
Lus All-llahun Fuqiplote qe te na i fale mekatet. Tek Ai kerkojme strehim dhe mbrojtje prej djallit te mallkuar. Vetem prej Allehut kerkojme udhezim dhe e lusim Ate qe te na i pastroje zemrat tona dhe te pranoje pendimet tona. Amin. A e njihni KETE NJERI?
JU DUHET TA NJIHNI KETE NJERI !
Ju ndoshta jeni nje ateist ose nje
agnosticist; ose ndoshta ju i perkisni ndonje sekti fetar (ose feje te emeruar)
qe ekziston sot ne bote. Ju ndoshta jeni nje komunist ose nje besimtar i
demokracise dhe lirise. S’ka rendesi qfare jeni ju, dhe s’ka rendesi se cilat
jane besimet tuaja ideologjike dhe politike, dhe se qfare zakonesh personale dhe
shoqerore ju ndodhin.
Me emrin e Allahut te Gjithemeshirshmit, Meshireplotit
Enciklopedia angleze pohon:
"... nje shume detajesh nga burime te hershme tregojne se ai ishte njeri i drejte dhe i ndershem, i cili kish fituar respektin dhe besnikerine e te tjereve qe ishin po njerez te ndershem dhe te drejte." (Vol. 12)
BERNARD SHO tha per ate: "Ai duhet te quhet Shpetimtari i Njerezimit. Besoj se nese nje njeri si ai do te merrte persiper drejtimin e botes moderne, ai do t’ia dilte mbane ne zgjidhjen e problemeve te tij rruges qe do te sillte paqen dhe lumturine e nevojshme (Islami i vertete, Singapor, vol. 1, V.8.1976)
Ai predikoi nje fe, krijoi nje shtet, ndertoi nje komb, shtroi nje kod moral, filloi nje numer reformash sociale e politike, vendosi nje shoqeri te fuqishme dhe dinamike, qe te praktikonte dhe paraqiste mesimet e tij dhe ne menyre te plote revolucionarizoi boten e mendimit dhe sjelljes njerezore per qdo kohe qe vinte.
"EMRI I TIJ ESHTE MUHAMMED"
Paqja e Zotit qofte me te!
I lindur ne Arabi ne vitin 570, nisi misionin e tij te predikimit te Besimit te Fese islame (perulje vetem ndaj nje Zoti) ne moshen 40 vjeqare dhe u largua nga kjo bote kur ishte 63 vjeq.
Gjate kesaj periudhe te shkurter 23 vjeqare te pejgamberise, ai ndryshoi Gadishullin Arab nga paganizmi dhe idhujtaria ne adhurimin e nje Zoti te vetem, nga grindjet dhe lufterat fisnore ne solidarizimin (bashkimin) dhe kohezionin e kombit, nga dehja dhe shthurja ne mendjekthjelltesi dhe meshire, nga paligjshmeria dhe anarkia ne nje disipline te gjalle, nga falimentimi i plote ne standardet me te larta te moralit te shkelqyer. Historia njerezore kurre s’ka njohur me pare nje transformim kaq te plote te nje populli ose te nje vendi – dhe mendoni te gjitha keto mrekulli te pabesueshme (pikerisht ne dy dhjetevjeqare).
Lamartini, historian i njohur, duke folur per mrekullite thelbesore te madheshtise njerezore thote:
"Ne qofte se madheshtia e qellimit, thjeshtesia e mendimeve dhe rezultatet befasuese jane tre kriteret e gjeniut njerezor, kush do te mund te guxonte te krahasonte qdo njeri te madh ne historine njerezore me Muhammedin? Njerezit me te famshem krijuan vetem armet, ligjet dhe perandorite. Ata themeluan, nese asgje me teper, jo me shume se materiale te fuqishme te cilat shpesh u therrmuan perpara syve te tyre. Ky njeri zhvendosi (levizi) jo vetem armet, legjislacionet perandorake, popujt dhe dinastite, por edhe miliona njerez me 1/3 e atyre ne boten a pabanuar dhe me teper se kjo ai ndryshoi altaret, perendite, fete, idete, besimet dhe shpirtrat... durimi i tij ne fitoren, ambicia e tij e cila ishte plotesisht e devotshme per nje ide dhe ne njefare menyre orvatje per nje perandori, lutjet e tij te pafundme, bisedimet e tij mistike me Zotin, vdekja e tij dhe triumfi i tij pas vdekjes, te gjitha keto vertetojne jo per nje mashtrim por per nje bindje te forte, e cila i dha atij fuqine per te rivendosur nje besim. Ky besim ishte dypalesh, uniteti i Zotit dhe jomaterializmi i Zotit; treguesi i meparshem tregon se qfare eshte Zoti, treguesi i mevonshem se qfare Zoti nuk eshte: permbyses i perendive false me shpate, vendoses ideje me fjale.
Filozof, orator, apostull, ligjvenes, luftetar, pushtues i ideve, formulues i dogmave te arsyeshme, i nje kulti pa imazhe, themeluesi i 20 perandorive tokesore dhe i nje perandorie shpirterore, ky eshte MUHAMMEDI.
Ne lidhje me te gjitha standardet me te cilat Madheshtia njerezore mund te matet, me duhet t’ju pyes: A ka ndonje njeri me madheshtor se ai? (Lamartini, "Historia e Turqise", Paris, 1854, vol. II, faqe 276-277).
Bota ka pasur pjesen e personaliteteve te medha. Por kjo ishte njera ane e figurave qe shquheshin vetem ne nje ose dy fusha, ne mendimin njerezor ose udheheqje ushtarake. Jeta dhe mesimet e ketyre personaliteteve te medha te botes jane fshehur ne mjegullajen e kohes. Ka aq shume spekulime rreth kohes dhe vendit te lindjes se tyre, menyres dhe stilit te jetes se tyre, natyres dhe detajin e mesimeve te tyre dhe shkalles se madhesise se suksesit apo deshtimit (renies) se tyre, saqe eshte e pamundur per njerezimin te rindertoje ne menyre te perpikte jeten dhe mesimet (veprat) e ketyre njerezve.
Muhammedi u perkrye ne mjaft fusha te ndryshme te mendimit njerezor dhe u paraqit si nje zjarr i madh ne historine njerezore. Qdo detaj i jetes se tij private dhe deklaratat publike kane qene te dokumentuara saktesisht dhe te ruajtura me besnikeri per ditet tona. Autenticiteti i te dhenave kaq te ruajtura eshte vertetuar jo vetem nga besniket vijues por edhe nga kritikat e tij te paramenduara.
Muhammedi ishte nje mesues fetar, nje reformator shoqeror, nje udheheqes moral, nje kolos administrativ, nje mik besnik, nje shok i mrekullueshem, nje burre i devotshem (bashkeshort), nje baba i dashur – gjithqka ishte ai. Asnje njeri tjeter ne histori s’e kaloi ose s’u barazua me te ne qdo aspekt te ndryshem te jetes, pasi ishte vetem qendresa e personalitetit te Muhammedit qe arriti kaq perkryerje te pabesueshme.
Mahatma Gandi, duke folur per karakterin e Muhammedit, thote tek "Young India" (India e Re):
"Do te deshiroja te njihja nga me te miret e atyre qe mbajne sot pushtet te padiskutueshem mbi miliona zemrash te njerezimit... Une u binda se nuk ishte shpata ajo qe fitoi nje vend per Islamin ne keto dite intriga te jetes. Ishte thjeshtesia e plote e Te Derguarit, devocioni i forte i tij per miqte e vet dhe ithtaret, guximi i tij, besimi i tij absolut tek Zoti dhe me misionin e tij. Kjo dhe shpata mbajten qdo gje lart perpara tyre dhe kapercyen qdo pengese.
Kur une mbarova vellimin e 2-te (te jeteshkrimit te Pejgamberit), me erdhi keq se per mua nuk kishte me asgje per te treguar per jeten e madhe.
Tomas Karlail tek vepra e tij "Heronjte dhe te admiruarit", u habit mjaft se "si nje njeri i mbajtur thjesht, mundi te bashkonte me kujdes fiset dhe beduinet endacake ne nje komb mjaft te fuqishem e te civilizuar per me se dy dhjetevjeqare."
Diven Qend Sharme shkruan: "Muhammedi ishte shpirti i miresise dhe ndikimi i tij u ndie dhe kurre nuk do te harrohet nga njerezit perreth tij." (D.C. Sherma, The prophets of the East", Arlicuto, 1935, fq. 12).
Eduart Giben dhe Simon Oklei duke folur per shfaqjen e Islamit, shkruajne se: "Une besoj tek nje Zot dhe Muhammedi, I Derguari i Tij", eshte shfaqja e thjeshte dhe e pandryshueshme e Islamit.
Imazhet intelektuale te Parisit s’kane qene degraduar nga qfaredo idhull i dukshem; nderimi i Te Derguarit kurre s’e ka shkelur madheshtine e virtyteve njerezore; dhe porosite e tij kane penguar (kontrolluar) mirenjohjen e dishepujve te tij brenda kufijve te arsyes dhe fese." (Historia e Perandorise Saraqene, Lander 1870, f. 54).
Muhammedi nuk ishte aspak me teper ose me pak se nje qenie njerezore. Pra, ai ishte nje njeri me nje mision fisnik, i cili ishte per bashkimin e njerezimit ne adhurimin e Nje dhe vetem te nje Zoti dhe t’ua mesonte atyre rrugen e jetes se ndershme e te drejte sipas porosive te Zotit. Gjithmone e paraqiste veten si "nje sherbyes dhe emisar i Zotit" dhe me te vertete, qdo veprim i tij shpallet i faktuar.
Duke folur per aspektin e barazise perpara Zotit ne Islam, poetja e famshme indiane, Sarajini Naidu, thote: "Eshte feja e pare qe predikoi dhe praktikoi demokracine, sepse ne xhami kur degjohej thirrja per t’u lutur dhe adhuruesit grumbulloheshin, demokracia e Islamit misherohej pese here ne dite, kur fshataret dhe mbreti gjunjezoheshin prane-prane dhe proklamonin: "Vetem Zoti eshte me i Madh."
"Kam qene e befasuar sa here e me teper nga ky bashkim i padukshem i Islamit qe e ben njeriun instinktivisht nje vella." (S. Naidu, "Idealet e Islamit").
Ne fjalet e profesor Hurgronje: "Lidhja e kombeve themeluar nga I Derguari i Islamit, vendosi parimet e unitetit nderkombetar dhe vellazerimin njerezor me themele kaq universale saqe u tregon driten (qiriun) kombeve te tjera."
Ai vazhdon: "Eshte e vertete se asnje komb ne bote nuk mund te shfaqe nje krahasim me ate qfare Islami ka bere perpara realizimit te idese se Lidhjes se Kombeve."
Bota nuk ka hezituar se ngrituri lart hyjnite, individet qe jeta dhe misioni i te cileve ka humbur neper legjenda.
Qdo perpjekje e tij ishte per qellimin e vetem te bashkimit te njerezimit per adhurimin tek nje Zot i vetem, vendosur kjo sipas kodit moral. Muhammedi ose pasuesit e tij, ne qdo kohe, kurre s’kane pretenduar se ai ka qene pasardhesi i Zotit ose misheruesi i Zotit ose njeri hyjnor – por perhere ka qene dhe eshte konsideruar edhe sot vetem si nje emisar i zgjedhur nga Zoti.
Michael M. Hart ne vepren e tij per njerezit e famshem qe kontribuan ne dobi dhe ngritjen morale te njerezimit, shkran: "Zgjedhja ime per Muhammedin si kryesor i listes se personave me me ndikim ne bote, do te habise ndoshta disa lexues dhe do te pyetem nga te tjere, por ai ishte i vetmi njeri ne histori qe ishte ne menyre madheshtore i suksesshem njekohesisht ne besimet fetare dhe nivelet shekullore (M.H. Hart, "100: Lista e personave me me ndikim ne histori." New York, 1978, f. 35).
Sot, pas nje intervali prej 14 shekujsh, jeta dhe mesimet e Muhammedit kane mbijetuar pa humbjet me te vogla, pa ndryshime ose interpohime. Ato afrojne te njejten shprese te pavdekshme per trajtimin e mbare njerezimit te semure (qe ishte kur ai ishte gjalle). Kjo nuk eshte nje kerkese e pasuesve te Muhammedit, por konkluzioni i pashkeputur theksuar nga nje histori kritike dhe e paanshme.
Se fundi, ju do te mund te ndaleni nje qast se menduari per qenien njerezore dhe t’i thoni vetvetes:
"A munden keto pohime te tingellojne ne menyre kaq te jashtezakonshme dhe te jene te verteta? Dhe mendoni, nese ato te jene te verteta dhe ju nuk e njihni MUHAMMEDIN ose nuk keni degjuar per ate, a nuk eshte koha qe ju t’i pergjigjeni kesaj sfide te tmerrshme dhe te beni perpjekje per ta njohur ate?
Nuk do t’ju kushtoje asgje, por duhet te provoni qe te jeni ne fillim te nje epoke te re ne jeten tuaj.
Ne ju ftojme qe te beni nje njohje ndaj ketij njeriu te mrekullueshem, Muhammedit (paqja qofte mbi te), ngjashmeria e te cilit kurre s’ka ekzistuar dhe nuk do te jete ne periudhat e zhvillimit te kesaj bote
Namazi konsiderohet obligimi më madhështor vepror me të cilin i ka obliguar Allahu xh.sh. robërit e Tij. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: “Mes kufrit (mosbesimit) dhe imanit (besimit) është lënia e namazit.”
Muslimanët janë të obliguar që t’ua mësojnë fëmijëve të tyre namazin.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Mësojani fëmijëve tuaj namazin kur t’i mbushin shtatë vjet, ndërsa kur t’i mbushin dhjetë vjet detyroni që ta kryejnë këtë...” (Shënon Imam Ahmedi, Edu Davudi dhe Hakimi).
Namazi me të cilin jemi të obliguar që ta kryejmë ka përgatitje të caktuar, thënie të caktuara dhe lëvizje të caktuara. Allahu xh.sh. thotë: “Vërtetë namazi është obligim për besimtarët në kohën e caktuar.” (Nisaë, 103).
Do të thotë obligim me të cilin i ka obliguar Allahu xh.sh. robërit e Tij që ta kryejnë në kohë të caktuar. Nuk lejohet për muslimanin që nga pakujdesia t’i kalojë koha e namazit, e të del nga koha e tij e caktuar. Allahu xh.sh. na ka sqaruar përmes të Dërguarit të Tij sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kohët e namazit duke filluar nga namazi i sabahut e deri në namazin e jacisë.
Ne e dimë se ka hyrë koha e namazit, atëherë kur e dëgjojmë myezinin duke thënë:
Allahu Ekber, Allahu Ekber,
Allahu Ekber, Allahu Ekber, (Allahu është më i madhi).
Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah,
Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah, (Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut).
Esh-hedu enne Muhammeden resulull-llah,
Esh-hedu enne Muhammeden resulull-llah, (Dëshmoj se Muhammedi është i Dërguar i Allahut).
Hajje ales-salati, hajje ales-salati, (Eja në namaz).
Hajje alel-felah, hajje alel-felah, (Eja në shpëtim).
Allahu ekber, Allahu Ekber, (Allahu është më i madhi).
La ilahe il-lall-llahu, (Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut).
Me këtë kuptojmë se ka hyrë koha e namazit.
Sa i përket përgatitjeve dhe lëvizjeve gjatë namazit jemi të obliguar që t’i marrim ato nga Suneti i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Faluni ashtu siç më shihni mua duke u falur!" (Shënon Buhariu).
Prandaj muslimani, i cili i është nënshtruar Zotit të tij, obligohet që namazi i tij të jetë në pëlqim të plotë me namazin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kështu që të jetë i kënaqur nga ai Zoti i tij dhe që ta shpërblejë për punën e tij.
Allahu xh.sh. në shumë ajete kur’anore na ka sqaruar vlerën e namazit dhe vlerën e kujdesit ndaj tij, por gjithashtu na ka sqaruar për mëkatin e lënësit dhe atij që është pakujdesshëm ndaj tij.
Allahu i Madhëruar thotë:
"Edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj namazit të tyre. Të tillët janë në xhenete dhe janë të nderuar." (Mearixh, 34-35).
Dhe thotë: "Dhe fale namazin, se vërtetë namazi të largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat..." (Ankebutë, 45).
"Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët. Ata, të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë në namazit të tyre." (Mu’minunë, 1-2).
E ne nuk mund ta kryejmë namazin derisa mos t’i plotësojmë kushtet e tij, ta falim në kohë të caktuar dhe t’i nënshtrohemi etikave të tij.
Kushtet e vërtetësisë së namazit:
1. Abdesi. Për këtë kemi folur në broshurën e kaluar, prandaj ai, i cili dëshiron të falet e nuk ka abdes obligohet që të merr.
2. Pastërtia e trupit dhe e teshave. Falësi i namazit obligohet që të kujdeset për pastërtinë e trupit të tij, kështu që të mos mbetet tek ai ndonjë papastërti. Po ashtu e njëjta vlen edhe për teshat dhe vendin ku dëshiron ta kryejë namazin.
3. Kthimi kah kibleja. Allahu i Lartëmadhëruar thotë: "E Ne gjithsesi do të të drejtojmë ty në drejtim të një kibleje (Qabja) që ti e do atë. Pra, kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabesë) dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni nga ajo anë.” (Bekare, 144).
E ana e kibles është e njohur (Qabeja në Mekë).
4. Hyrja e kohës. Nuk vlen që të falet namazi para se të hyjë koha përkatëse e tij, ashtu sikur që nuk vlen namazi i falur jashtë kohës së tij (përveç me ndonjë arsye).
Allahu i Lartësuar thotë:
"Të mjerët ata, të cilët falen. Ata, të cilët janë të pakujdesshëm ndaj namazit të tyre." (Maunë, 4-5).
Do të thotë e lënë pas dore, e vonojnë nga koha e tij duke mos pasur ndonjë arsye të sheriatit.
5. Mbulimi i avretit (pjesës së turpshme). Nuk lejohet për falësin e namazit që të falet lakuriq, apo t’i duket avreti. (Avreti është pjesa, e cila duhet mbuluar qoftë nëse je në namaz apo para njerëzve, përveç para gruas apo atyre që i ke nën posedim-robëreshave. Avret për meshkujt është pjesa prej kërthizës e deri në gjunjë, ndërsa për femrat i tërë trupi, përveç duarve dhe fytyrës - shën. përkth.).
Nëse cilido kusht prej këtyre kushteve të lartpërmendura nuk plotësohet apo lihet me qëllim, namazi i njeriut është i pavlefshëm. Ndërsa nëse e lë ndonjë nga këto kushte nga harresa, gabimisht apo nga padituria, atëherë atij i falet kjo, mirëpo obligohet që nëse e ka nga padituria që ta mësojë e mos ta përsërisë më.
Kur t’i plotëson të gjitha këto kushte, atëherë vepron siç vijon:
1. Vendos (bën nijet) nga zemra e tij duke mos e shqiptuar me gojë, e këtë me përcaktimin e rekateve, përcakton llojin e namazit, qoftë farz apo sunet.
2. Pastaj i ngritë duart deri te veshët dhe thotë: Allahu ekber (Allahu është më i madhi).
3. Pastaj vendon dorën e djathtë mbi dorën e majtë në gjoks dhe fillon namazin e tij me dua (lutje), duke e falënderuar dhe lavdëruar Zotin, si për shembull:Subhaneke Allahumme ve bihamdike ve tebarekesmuke ve teala xhedduke ve la ilahe gajruke. - (Qofsh i lavdëruar dhe i falënderuar o Allah. Emri yt qoftë i bekuar, u lartësoftë Madhëria (Shkëlqesia) Jote. Nuk ka të adhuruar përveç Teje).
4. Pastaj kërkon mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar:Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim
(Me ndihmën e Allahut mbrohem prej dëmit të djallit (shejtanit) të mallkuar).
Pastaj e këndon suren Fatiha:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim. Elhamdulil-lahi rabbil-alemin. Err-rrahmanirr-rrahim. Maliki jevmid-din. Ijjake na’budu ve ijjake nestein. Ihdines-sirata-l-mustekim. Siratal-ledhine en amte alejhi. Gajril-magdubi alejhim ve led-dal-lin.(Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve!
Bamirësit të përgjithshëm!
Sunduesit në ditën e gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.
Udhëzona (përforcona) për në rrugën e drejtë!
Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten.),
Pastaj e këndon suren Fatiha:duke ia bashkangjitur edhe disa ajete tjera, apo ndonjë sure (kaptinë) të shkurtër.
5. Kur ta përfundojë këtë i ngritë duart prapë deri te veshët, merr tekbir (duke thënë Allahu ekber) dhe shkon në ruku duke i vendosur duart në gjunjët e tij dhe tri herë thotë: Subhane rabbijel-adhim - (Qoftë i pastër Zoti prej të gjitha të metave, Zoti i Madhëruar dhe i Lavdëruar).
6. Pastaj i ngritë duart dhe ngritet nga rukuja duke u drejtuar plotësisht dhe thotë: Semiall-llahu limen hamideh. Rabbena lekel-hamd. - (Vërtet, Allahu dëgjon atë, i cili e falënderon. Zoti jonë vetëm Ty të takon falënderimi).
7. Pastaj lëshohet në sexhde duke vendosur në tokë së pari duart e pastaj gjunjët. E kur të lëshohet në tokë vendos në të ballin, hundën, gjunjët dhe duart, e gjithashtu edhe gishtërinjtë e këmbës dhe thotë tri herë: Subhane rabbijel-a’la.- (Qoftë i pastër prej të gjitha të metave Zoti i Lartësuar).
8. Pastaj ngrit kokën nga sexhdeja e parë duke shqiptuar tekbirin (Allahu ekber), vendos duart mbi kofshët afër gjunjëve dhe thotë: Rabbigfirli verhamni vehdini verfa’ni verzukni - (Zoti im më fal mua, më mëshiro, më udhëzo, më ngre (në pozitë të lartë në xhenet) më furnizo). Apo thotë vetëm: Rabbigfirli rabbigfirli -(O zot! Falmë, falmë).
9. E kur ta përfundojë këtë, atëherë përsëri kthehet në sexhden e dytë dhe vepron njëjtë sikur në të parën.
10. E kur ta kryejë edhe sexhden e dytë, e ngreh kokën, e para se të ngritet për në rekatin e dytë, ulet pak, duke e shtrirë këmbën e majtë, ndërsa gishtërinjtë e këmbës së djathtë i kthen kah kibleja (dhe duke u mbështetur në grushte ngritet për në rekatin e dytë. shën.përkth.).
11. Kur ta kryejë gjithë këtë muslimani, atëherë ka përfunduar një rekat me tri kushtet e tij; qëndrimi në këmbë (kijamin), rukun dhe sexhden.
12. Pastaj në rekatin e dytë përsëritë tërë atë që e ka bërë në rekatin e parë, e kur ta përfundojë këtë; ulet duke e shtrirë dorën e tij të djathtë mbi gjurin e tij, duke i mbledhur gishtërinjtë e dorës së djathtë, përveç gishtit të tij të madh, të cilin e ngritë duke e lëvizur dhe thotë:
"Et-tehijjatu lil-lahi ves-salavatu vet-tajjibatu. Es-selamu alen-nebijji ve rahmetull-llahi ve berekatuhu. Es-selamu alejna ve ala ibadil-lahi es-salihin. Esh-hedu en la ilahe il-lall-llahu ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu. - (Përshëndetjet, duatë dhe fjalët e mira qofshin për Allahun. Paqja, shpëtimi, mëshira dhe bekimi qofshin mbi të Dërguarin (Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). Paqja qoftë edhe mbi ne dhe robërit e mirë. Dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër pos Allahut, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij).
"All-llahume sal-li ala Muhammedin ve ala ali Muhammed, kema sal-lejte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid. All-llahumme barik ala Muhammedin ve ala ali Muhammed kema barekte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid." - (O Zot! Mëshiroje Muhammedin dhe familjen e Muhammedit ashtu siç e ke mëshiruar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Vërtetë Ti je i Lavdëruar dhe i Lartësuar. O Zot! Bekoje Muhammedin dhe familjen e Muhammedit, ashtu siç e ke bekuar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Vërtetë Ti je i Falënderuar dhe i Lartësar). (Ky quhet Teshehudi dhe salavatet).
13. Pastaj e lut Allahun për atë që do nga të mirat e dynjasë dhe të Ahiretit, duke filluar lutjen e tij me kërkimin e mbrojtjes nga Allahu prej katër gjërave, nga të cilat ka kërkuar mbrojtje i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
"All-llahumme inni eudhubike min adhabi xhehennem ve min adhabi-l-kabri, ve min fitneti-l-mahja ve-l-memat, ve min sherri fitneti-l-mesihi dexh-xhal." - (O Zot, unë kërkoj mbrojtje te Ti nga ndëshkimi i zjarrit dhe nga ndëshkimi i varrit, nga sprovat e jetës dhe të vdekjes dhe nga sprovat e Dexhxhallit). (Dexhxhalli është një krijesë, e cila do të dalë para ditës së gjykimit dhe do të ketë mundësi të shumta. Do të jetë sprovë për njerëzit, ngase do të pretendojë se është zot. E gjithë këtë do të mundohet ta argumentojë me gjëra të çuditshme për njerëzit, si ringjallja e të vdekurve. Ai, i cili i beson do të hyjë në xhehenem përgjithmonë, e ai, i cili e kundërshton do të jetë prej besimtarëve. Prej kësaj sprove të madhe ka kërkuar mbrojtje i Dërguari i Zotit dhe na ka mësuar edhe neve që ta lusim Zotin me të).
13. Pastaj e lut Allahun për atë që do nga të mirat e dynjasë dhe të Ahiretit, duke filluar lutjen e tij me kërkimin e mbrojtjes nga Allahu prej katër gjërave, nga të cilat ka kërkuar mbrojtje i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:14. Pastaj e kthen kokën e tij në anën e djathtë (jep selam) duke thënë: "Es-selamu alejkum ve rahmetull-llahi" - (Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ju), e pastaj edhe në anën e majtë duke e shqiptuar të njëjtën.
15. E me këtë përfundon namazi i tij nëse është dy rekatësh.
16. Ndërsa nëse është tri apo katër rekatësh, pas këndimit të teshehudit ngritet për në rekatin e tretë (para se të jep selam) duke marrë tekbir (Allahu Ekber) dhe duke i ngritur duart deri te veshët dhe duke përsëritur gjithë atë që ka bërë më parë; kryen qëndrimin në këmbë, rukun, sexhden...
17. E kur ta përfundojë rekatin e tretë apo të katërtë; ulet dhe këndon gjithë atë që u përmend, që këndohet në ulje e më në fund jep selam.
Disa etika të namazit:
1. Ai, i cili falet, mirë është që të shikojë në tokë në vendin e sexhdes, e mos ta ngritë kokën në qiell.
2. Mos të lëvizë tepër në namaz.
3. Që të kujdeset për namazin me xhemat në xhami, ngase namazi në xhami është më i vlefshëm për njëzet e shtatë herë nga ai që kryhet vetëm.
4. Që të kujdeset për dhikrin (përmendjen) pas namazit, si: Thënia Estagfirull-llah - (Më fal o Zot) tri herë, pastaj të thotë: "All-llahume ente es-selamu ve minke-s-selamu tebarekte ja dhe-l-xhelali ve-l-ikram." - (O Zoti im! Ti je Shpëtimi dhe vetëm prej Teje vjen shpëtimi. I Madhëruar qofsh o i Madhëruar e i Nderuar).
5. Nëse falësi falet pas imamit, mos të bënë veprime në namaz para imamit d.t.th. nuk i lejohet që ta parakalojë imamin në namaz.
6. Nëse gabon në namaz: shton, mungon apo dyshon, p.sh. në numrin e rekateve, atëherë e plotëson këtë me atë që kërkohet. P.sh. nëse dyshon se a i ke falur tri apo katër regate, atëherë pas përfundimit të duasë (lutjes) në teshehudin (uljen) e fundit i bënë dy sexhde para selamit. Kjo quhet-suxhudetu-s-sehvi.
7. Për t’u kujdesur për namazin obligohesh që ta njohësh numrin e rekateve, ato të cilat janë farz (obligative) dhe ato të cilat janë sunet (vullnetare).
Namazi i Sabahut (mëngjesit): i ka dy rekate sunet, dy rekate farz.
Namazi i Drekës: dy (apo katër) rekate sunet, katër rekate farz, dy rekate sunet.
Namazi i Ikindisë (i pasdrekës): katër rekate sunet, katër rekate farz.
Namazi i Akshamit: tri rekate farz, dy rekate sunet.
Namazi i Jacisë (i mbrëmjes): katër rekate farz, dy sunet dhe tri vitër.
Mes namazit farz, sunet apo vitër nuk ka dallim sa i përket formës përveç nijetit (vendosjes), ndërsa vendi i nijetit është zemra siç kemi përmendur më parë.
Këto ishin në mënyrë përmbledhëse dispozitat e namazit, prandaj çdo rob musliman obligohet që të kujdeset për to dhe që t’i kryejë ato, por njëkohësisht obligohet që t’i thërret edhe të tjerët në kryerjen e tyre.
E nëse ai e kryen këtë, atëherë bëhet rob i mirë i Zotit dhe për këtë do ta shpërblejë Allahu i Lartësuar me xhenet dhe do ta shpëtojë nga zjarri i xhehenemit.
Al-Fatiha
E’udhubil-lahi minesh-shejtanir-raxhim
1.Bismil-lahir-rahmanir-rahim
2.El-hamdulil-lahi rabbil ‘alemin
3.Er-rahmanir-rahim
4.Maliki jeumid-din
5.Ijjake na’budu ue ijjake nesta’in
6.Ihdinas-siratal mustekim
7.Siratal-ledhine en’amte ‘alejhim,
Gajrilmagdubi ‘alejhim ue led-dal-lin (Amin)
Përkthimi
Mbështetem në All-llahun nga djalli i mallkuar
1.Me emrin e All-llahut,Mëshiruesit,Mëshirëbërësit
2.Falënderimi i takon All-llahut,Zotit të botëve
3.Mëshiruesit,Mëshirëbërësit
4.Sunduesit të Ditës së Gjykimit
5.Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej teje ndihmë kërkojmë
6.Udhëzona në rrugën e drejtë,
7.Në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin,e jo në të atyre që je i hidhëruar dhe që kanë humbur!(Amin)
Jetoj Sikur do t'jetojn gjithmon,sikur fundi s'ekziston,sikur veprat s'do t'peshohen e padrejtsisht sdot t'harrohen
*Ndalu e puno me mend, kujto All-llahun gjdo moment, i hutuar mos u end se t'len vdekja PA KOMENT!!!
*Zoti
na krijoi ne formen me te mir, e krioi boten per neve sprovim, e per
t'na shpetuar, krijoi Islamin, a nuk meriton All-llahu falenderim?!
*
Eh sa mekate i bejm Ai gjdo her na fal, e sa her na vdesin zemrat e Ai
na i ngjall ! eh sa her harrojm All-llahun e Ai prap na don, leshon
begatin mbi ne e na meshiron!!
*Shfrytzo kohen ne rini se se din a behesh plak, KUSH esht ai qe t'dha liri e s'merzitesh ti aspak?!
*!!!ﷲ aгг-ггaн is oигч oиэ ﷲ!!!
* Nuk ka fe me te bukur se ISLAMI nuk ka liber me te shenjet se KUR'ANI me fat ju qoft FITER BAJRAMI
*Oh
Mark the world that I do say, who knows tomorrow could be your day, And
last be come to HEAVEN or HELL? decide which now do not delay!!! come
on everone lets us pray,decide now do not delay!!!
*Dy fjalë
janë të lehta për gjuhë, të rënda në peshore dhe të dashura te
Gjithmëshirëshmi : SubhanAllahu'ladhim, SubhanAllahu we bihamdihi
*His
message was simple and clear : there is One GOD in ALL universy.
Bidding peoples words of Allah,his name is Muhamad Mustafa,, he came to
teach the hold of mankind that we must warship only ONE Lord, the
message means that there is no other God!
*Mos shiko madhesin e rendesin e mekatit, po shiqo se KUJT po i ben mekat !!!
Selam Alejkum
Më erdh nje ide nga Messengeri Dhe Vendosa me hap ket Tem
Desha te Posetoj .. nikName per Messenger
Nese jam Gabim Diq mund ta fshini Temen..
Keshtu qe mund te posetoni edhe ju nika Per Messenger islamik
Une edhe pse vdes ,une prap jetoj....Per islam gjithqka flijoj .
Vdekjes nuk i tutna se jom njeri i drejt,Gabimet ndaj meje te kushtojn shum shtrenjet
Ai që e Run Vetën, Ai e Gjen Shpëtimin, Ai që nuk run vetën e Gjen Shkatërrimin
ZOTI ështe qe qdo send ta deshmon... ZOTI ështe qe ai sherimin ta lehtson..O Njerz Emri i ALL-LLAHUT Nuk ështe i barabart Me Gjithkond !
Në KëTo QaStE Të BaJrAmiT BuZqEsH FtYrA E MuSliMaNiT NdRiQoN HëNa
ShKëLqEn DieLLi FeStOn ToKa FeStOn QieLLi GzOhU Vlla MuSliMaN
SI ngrehi duart lart ne qiellë Dhe lus Zotin panderprerë Syte me mbushen perplot me lot Zemra me plas S'duroj me dot
Zoti është dashuria, Zoti është Ati ynë
Mbajuni të drejtës se aty është shpëtimi, sepse tek tradhtia nuk ka kurrfarë fitimi.
O Allah na ke krijuar pejgamber na ke derguar nga e keqja na ke larguar ne udhe te drejte na ke udhezuar
Kur të dalë shpirti, prej trupit të mjerë ,Ah unë po ndahem, do të thotë një herë
O Zot! Sjelli shqiptarëve që të gjejnë virtytet e humbura,që të mos vazhdojnë jetën duke i vepruar krijimit kundra
O Zot! Sjelli vëllezërve që nga ateizmi të shpëtojnë,islamin si shkak shpëtimi asnjëherë të mos e harrojnë
Vëllezërit të dashur që kërkoni prej ZOTI të jetoni qetë,për punën tuaj kuvendoni e mos thoni se e di vetë
Mos u bë humbës i vetës, sepse këtë e dëshiron shejtani tek ti !
All-llahu na porosit me durim andaj aj qe ka ket cilsi Xheneti per te esht shperblim
FirdesaVizitor
pppp
Jetoj Sikur do t'jetojn gjithmon,sikur fundi s'ekziston,sikur veprat s'do t'peshohen e padrejtsisht sdot t'harrohen
*Ndalu e puno me mend, kujto All-llahun gjdo moment, i hutuar mos u end se t'len vdekja PA KOMENT!!!
*Zoti
na krijoi ne formen me te mir, e krioi boten per neve sprovim, e per
t'na shpetuar, krijoi Islamin, a nuk meriton All-llahu falenderim?!
Eh sa mekate i bejm Ai gjdo her na fal, e sa her na vdesin zemrat e Ai
na i ngjall ! eh sa her harrojm All-llahun e Ai prap na don, leshon
begatin mbi ne e na meshiron!!
*Shfrytzo kohen ne rini se se din a behesh plak, KUSH esht ai qe t'dha liri e s'merzitesh ti aspak?!
*!!!ﷲ aгг-ггaн is oигч oиэ ﷲ!!!
* Nuk ka fe me te bukur se ISLAMI nuk ka liber me te shenjet se KUR'ANI me fat ju qoft FITER BAJRAMI
*Mos shiko madhesin e rendesin e mekatit, po shiqo se KUJT po i ben mekat !!!
* Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Jam si lule ne pranver, muslimane e me nder, besimtare dua t'jetoj dhe veq All-llahun ta adhuroj Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
"All-llahu Na Porosit Me Durim Andaj Aj Qe Ka Ket Cilesi Xheneti Per Te Esht Shperblim"
"Vdekjes Nuk I Tutna Se Jom Njeri I Drejt, Gabimet Ndaj Meje Te Kushtojn Shum Shtrenjet
"All-llahu Ju Meshiroft Lutjet Tuaja Ju Pranoft, Musliman Ku Do Qe Jeni ALL-LLAHUN Mbrojtes e Keni."
"O ALLAH Me Pastro Nga Gabimet Siq Pastrohen Rrobat Nga Pastertia"
"Mos Shiko Madhesin E Rendesin E Mekatit, Po Shiqo Se Kujt Po I Ben Mekat...!"
"O Allah Ti Na Ruaj Ne Rrug Te Drejt Na Ke Udhezuar, Nga Na Ruaj Qe Te Mos Na Keqesoj, Por Un Fen Islame Nuk E Harroj...!"
"Mbajuni Të Drejtës Se Aty Është Shpëtimi, Sepse Tek Tradhtia Nuk Ka Kurrfarë Fitimi"
"Mos U Bë Humbës I Vetës, Sepse Këtë E Dëshiron Shejtani Tek Ti !"
"All-llahu Na Porosit Me Durim Andaj Aj Qe Ka Ket Cilsi Xheneti Per Te Esht Shperblim !"
"Une Edhe Pse Vdes, Une Prap Jetoj, Per Islam Gjithqka Flijoj..."
"Ai Që E Run Vetën, Ai E Gjen Shpëtimin, Ai Që Nuk Run Vetën E Gjen Shkatërrimin"
"Jam Si Lule Ne Pranverë, Muslimane E Me Nder, Besimtare Dua T'jetojë Dhe Veq All-llahun Ta Adhuroj"
"Pyes Veten Sa Te Dua O ALLAH Ti Qe Na Ke Krijuar"
"Dy Fjalë, Janë Të Lehta Për Gjuhë, Të Rënda Në Peshore Dhe Të Dashura TeGjithmëshirëshmi : SubhanAllahu'ladhim, SubhanAllahu we bihamdihi..."
"Mos e humbni shpresen ndaj Meshires se Allahut" [Kur'an 39:53].
Thuaj: "O Zoti im,më shpjer në një hyrje të kënaqur,më nxirr nga një dalje të kënaqur dhe më dhuro nga Ti fuqi, që do të më ndihmojë!"
[Isra:80]
Perkujtoj ALLAHUN,
Krijuesin e gjithesise,
Falenderoj ALLAHUN,
Burimin e miresise.
ALLAHUN e perkujtoj,
Zemra me qetesohet,
ALLAHUN e falenderoj,
Shpirti me freskohet.
Perkujtoj ALLAHUN,
Perplot dashuri,
Falenderoj ALLAHUN,
Per gjithe kete begati.
ALLAHUN e perkujtoj,
Neper dallge e stuhi,
ALLAHUN e falenderoj,
Te vetmin perendi.
Perkujtoj ALLAH,
Qe eshte drite mbi drite,
Falenderoj ALLAHUN,
Qe mu hapen syte.
"Ndalu e puno me mend, kujto All-llahun gjdo moment, i hutuar mos u end se t'len vdekja PA KOMENT!!!"
"Zoti na krijoi ne formen me te mir, e krioi boten per neve sprovim, e per 'na shpetuar, krijoi Islamin, a nuk meriton All-llahu falenderim?!"
Islami është drit Ata me gojat e tyre mundohen që ta shuajn dritën e Allahut, por Allahu e përhap dritën e Tij edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
"Mos Prit Te Gjesh Lumturine Dhe Pastaj Te Buzeqeshesh, Por Buzeqesh Qe Te Gjesh Lumturine..."
"Kur vjen koha të qëndrosh ulur, lexon dhe lutesh me fjalët:”
Paqja qoftë mbi ty o i dërguar i Allahut, mëshira dhe bereqetet e Tij. Paqja qoftë dhe mbi ne dhe robërit e ndershëm të Zotit..."
"Eh Sa Mekate I Bejm Ai Gjdo Her Na Fal... E Sa Her Na Vdesin Zemrat E Ai Na I Ngjall ! Eh Sa Her Harrojm All-llahun E Ai Prap Na Don, Leshon Begatin Mbi Ne E Na Meshiron!!!"
Është dritë e Zotit
Rrugën na ndriçon,
Nga terri i kobshëm
Të gjithëve na shpëton.
Më e vleshmja dhuratë
Nga i madhi Perëndi,
Amanet i parë dhe i fundit
Për krijesën njeri.
Që nga hazreti Ademi
Njeri e pejgamber i parë,
Kjo e vërtetë nga All-llahu
Përherë është shpallë.
Sa herë që njeriu
Është tjetërsuar,
Pejgamberi i kohës
E ka udhëzuar.
E ka udhëzuar
Njeriun e shkretë,
N’udhëkryqe të jetës
Sa herë që ka mbetë.
Në formën e përsosur
Kjo Fe e Vërtetë,
Ju shpallë e plotësuar
Të Lavduarit-Muhammed.
Këtë e dëshmon Kur’ani
Fjala e Perëndisë,
Të vërtetën e plotësuar
Që ia shpalli njerëzisë.
Kush është besimtar
Le të jetë krenar,
Aq më tepër vlen
Kur t’jetë atdhetar…!
La ilahe il-lall-llah
Muhammedur-resul-ullah.
Fjala e dëshmisë
"Të Tillët Janë Jobesimtarët E Vërtetë, E Ne Kemi Përgatitur Dënim Të Fortë E Nënçmues Për Jobesimtarët.".[4:151.]
Allahu është një
mos humbni shpresë
se ne botën e amshuar
do të jetosh në Xhennet.
Besoj në të madhin Allah xh.sh.
besoj në Pejgamberin Muhammed a.s.
besoj se çdo e vërtet
do të shpërblehet me Xhennet.
O vëllëzer musliman
kthehuni e dëgjoni
Ramazani filloj
të gjithë agjëroni.
Tash ditët po kalojnë
ngadal po vjen një festë e madhe
oh sa gëzim i madhë do të jetë
në çdo shtëpi muslimane.
Ajo festë quhet i Madhi Bajram
të gjithë do të jemi të lumtur
që jemi muslimanë
Pejgamberi i Allahut xh.sh.
quhet Muhammedi a.s.
Allahu i Madhëruar e urdhëroi
që të na udhëzoj në fe e Kur'an.
Kthehuni o vëllëzer
kah kibla drejtohuni
fjalën Ja Rabbi
kur mos e harroni.
O kurrë, o sot
këtë gjë e kuptoni
feja Islame është një
të gjithë e pranoni.
Këto fjalë që po i shkruaj
po i shkruaj nga zemra
i Madhi Allah të na ndihmoj
dhe në frymën Islame
ata që kanë ngelur në fe, t'i frymëzo•
"Dije Se Fitorja Arrihet Me Durim...
Kurse Suksesi Me Mundim...
Dhe Se Pas Veshtiresive Vjen Lehtesimi...
[Tirmidhi].
"Islami është fe e pastër, andaj bëhuni edhe ju të pastër! Në xhennet do të mund të hyjë vetëm i pastërti".
[Hadith]
A ËSHTË HARAM COCA-COLA...
Në radhë të parë duhet të dimë që të bësh hallall apo haram diçka duhet të jesh i sigurt që ajo gjë është me të vërtetë ashtu, (hallall apo haram) dhe të bazohesh në Kuran e Sunet ose çfarë kanë thënë dijetaret e Islamit, se Allahu thotë në Kuranin famëlartë: "…pyetni dijetarët e Librit, nëse nuk e dini (këtë). En-Nahl, 43 ".
Është gjë shumë e rendë dhe me përgjegjësi
shumë të madhe para Allahut që të bësh hallall atë që e ka ndaluar Allahu, apo haram atë që e ka lejuar Ai, siç ndodh në kohët e sotme, që të gjithë japin fetva, hallall, haram, pa e ditur që një fjalë e tyre pa dije e hedh në xhehenem.
Shumë dijetarë thonë që muslimanët duhet të largohen nga blerja e coca-coles dhe pepsit, ngaqë kjo është një kompani çifute dhe një pjesë të përfitimeve e dërgon ne Israil për luftë kundra muslimanëve të Palestinës.
Dhe unë ju këshilloj që të përdorni lëngje natyrale. Është shumë më mirë për shëndetin tuaj, sesa këto lloj pijesh që edhe nëse nuk e ndjen dëmin e tyre sot, mbas disa vitesh mund të jetë vonë për ty.
Allahu është më i dituri dhe Atij i kërkojmë falje.
"Kush është muslimani më i mirë, o i Dërguar i ALLAHUT? Ai tha:
"Ai prej gjuhës dhe dorës të së cilit, muslimanët tjerë janë të ruajtur". (Transmetojnë Imam Buhariu dhe Muslimi)"
"Malik Ibn Dinar Allahu e meshirofte ka thënë"
"Kur një rob kërkon dije për ta praktikuar atë, dija e bën atë modest (të përulur) dhe kur e kërkon atë për diçka tjetër, ajo do t’i shtojë moralin e poshtër dhe fodullëkun."
ما يخرج من القلب يصل إلى القلوب و ما يخرج من الفم لا يتجاوز اﻷذنين"
Thote nje poet:
"Ajo (fjale) qe del nga zemra arrin ne zemer ndersa ajo (fjale) qe "del nga goja arrin deri tek veshi.
Llukmani, duke e porositur të birin, tha:
•"O biri im, mos e shpeshto qeshjen pa e parë atë që të bën të qeshësh, mos ec pa ndonjë qëllim e pa nevojë, mos pyet për atë që nuk të intereson, mos e humb pasurinë tënde e ta për¬mirësosh pasurinë e tjetrit, sepse pasuria jote është ajo që e ke dhënë (për hir të Allahut), kurse pasuria e tjetërkujt ë
shtë ajo të cilën e ke vonuar. Çudi për atë, i cili është i bin¬dur se ka xhehenem, se si qesh, çudi për atë, i cili është i bin¬dur se vdekja ekziston, se si gëzohet, çudi për atë, i cili është i bindur në caktimet e Zotit, se si lodhet e mundohet, çudi për atë i cili e sheh këtë botë dhe trazirat e saj me banorët e saj, se si është i qetë dhe i sigurtë në të! ?"
."Një Keshillë"
" Behu qe veshet e tu te jene sikur te elefandit kurse gjuha jote te jete sikur e bubrrecit"
Me kete keshille do te thote:(degjo me shume e fol më pak)."
Për Qdo Te Lumen Ditë
Si me qenë n’pazar
Dëgjohet ndër shqiptarë
Një fjalë me zarar:
Zoti kryetar,
Zoti kryeministër,
Zoti minister,
Zoti deputet,
Zoti drejtor,
Zoti filani…
Sa m’u çuditë
Dreqi, shejtani!
Sa pak shqiptarë,
Kaq shumë hyjni!
A ka gjuhëtarë,
E shkreta Kosovë!?
E mjera Shqipëri!?
Është një Zot,
Zoti është një.
Sot që ndjeva mungesën tënde,
Sot kur s’të kam pranë,
E kuptova vlerën tënde,
Moj e dashura nënë!
Bërtitja si e marrë,
Të kërkoja pranë
Përgjigje s’më ktheje,
Moj e dashura nënë!
Të gjithë i pyesja për ty,
Askush s’më tregonte ku ishe,
Dhimbjen në shpirt që kisha,
Askush nuk e dinte!
Më shikonin duke qarë,
E më përqafonin,
Edhe ata që dikur më urrenin,
Tani më donin!
Plaga e shpirtit tim
Nuk shërohet dot,
Lotët në sy,
Nuk më rrjedhin kot!
Sa e hidhur është kjo jetë,
Kur ty s’t kam pranë,
Goja më është bërë e njelmët,
Që kur s’e thërras emrin “nënë”!
Me shumë kujdes më rrite,
Gjithmonë më mbaje pranë,
Pse më braktise pa mëshirë,
Mos e dashura nënë!
Ku mbeti dashuria
Që kishe për mua,
Vallë, zjarri që kishe brenda,
Sot u shua?!
Q'do ditë dielli kur l'shon rrezet o Allah
Ditë e re filloftë për ne inshAllah
Gjith sa jemi në kamb ngrihemi mashAllah
Të adhurojmë në njëmijë ngjyra o Allah
Besën dhanun Ty ta kemi në dunja
Shpresën gjallë na mbanë veq Ti o Allah
Ndrina rrugën për xhennet ku ka sefa
Pamjen Tande të vërtet na për me pa...
Udhëtoja, lundroja,
Kërkoja qetësi.
Kurrë nuk mendoja,
Të gjej mik të mirë...
Njerëzit rreth meje
I konsideroja miq.
Disa, në esencë,
Më janë bërë armiq!
Mendoja se mik
Është vetë njeriu
Më pati thënë një shoqe:
“Ai është ditëziu“.
Përshkohem me të
E kishte me vend:
“E ke një mik të mirë,
Kur punon me mend”!
Nëpër shumë udhëtime,
Nëpër përrenj e lumenj,
Të ashtuquajturit miq
Më quanin të prapambetur...
Edhe pse e dinin se
Bashkë bëjmë më shumë,
Merrnin nga ajo që
Lodhesha unë...
Miq e mikesha
Bëra me bollëk,
Por atë, qetësinë
Nuk ma jepnin dot!
Pas një rruge të gjatë
Shkrepi një shkëndijë,
Ndriçonte nga larg,
Si të mos ishte njeri...
Puna ma bëri
Që të flas me të,
Të matet mirë fjala
Që të thuhet diçka!
Pashë diçka të rrallë
Në zemrën e tij,
Ishte e butë
Brumë floriri
Me rrënjë modestie
Miku më fitoi,
Afër më afroi,
Zemrën ma shëroi!
Qetësinë ma ofroi,
Gjë që shumë e prisja
Me burrëri u miqësuam,
Si baballarët me plisa...
Tash udhëtoj me të
Kurrë për të mos u ndalë.
Se lëmë pa u mërrolë,
Por s’jemi barbarë!
Kur iu biem bashkë
Lumenjve e përrenjve,
Gjithmonë ia dalim
Me suksese marramendëse!
Shpesh herë qortohemi,
Që të jemi të mirë.
Krah për krah të jemi,
Për një fund të mirë.
Tani kur “miqtë” flasin
Me mua a me atë,
Janë më të kujdesshëm,
Se çfarë po bëjnë...
Janë më të matur
Si kurrë do herë.
Edhe atij ia kishin bërë
Si mua kaherë...
Miqësia me të
Me ka bëre burrë,
Mundin që e derdhi
S’ia harroj kurrë!
Na e bën të mundur, o Zot,
Të jetojmë bashkë,
Deri sa të vdesim,
Dhe na ringjall bashkë!
Pranë njëri-tjetrit,
Të jemi të gëzuar,
Afër Muhammedit a.s.,
Profetit më të lavdëruar!
Mora një rrugë të gjatë
Gati tërë botën shëtita
Nga gjërat e shumta që pashë
Unë shumë u habita.
Bredha pyje e male,
Pasuri që s’tundet dot.
Ndjeja se bota ishte në duart e mia,
Se e gjithë kjo mua më përkiste,
Se njeri më të lumtur se unë nuk kishte.
U ula buzë detit
Se një mbret kryelartë,
Çdo krijesë që do të kalonte,
Mua të më ndalonte.
E ndjeja veten shumë të lartë,
Si kala që nuk mposhtet dot,
Përderisa mbi kokën time,
Ra një shkëmb i ftohtë.
Ku shkoi ai portret,
Që s’po e shoh dot,
Mos u bë dita natë
Çka po ndodh me mua sot?
Kthemani shikimin,
Mos u tallni me mua!
Do t’jua fal gabimin,
Por të shoh unë dua!
Askush s’më flet gjë,
Është heshtje e plotë,
Sikur të isha e vetmja krijesë,
Unë në këtë botë!
E mblodha veten u ula e po mendoj,
Këtë pasuri që e humba
Kush ma dhuroi?
Të gjithë ato gjëra,
Me të cilat ushqeja sytë e mi,
S’paskan qenë pronë imja,
Sa keq veten e kam gënjy!
Ku mbeti ajo krenari që kisha?
Ajo kala e pamposhtur që dikur isha,
Me siguri që u rrëzua,
E më dha mësim mua!
E kuptova sa e varfër që jam,
E s’bëj dot gjë,
T’i lutem Zotit të ma kthejë shikimin!
A e meritoj unë këtë?
Mëshira e Allahut s’ka mbarim!
Një lutje me zemër,
E me pendim në shpirt,
M’u kthye shikimi,
Prapë po më shohin sytë!
M’u kthye shikimi!!!
Po! Prapë sytë po më shohin!
Por tani shoh me një tjetër dritë...
Sa e verbër paskam qenë,
E s’e paskam kuptuar dot,
Asnjëherë s’kam parë kaq kthjellët,
Siç po shoh sot!
Tani po shoh me sytë e zemrës,
Shikim që s’e kam ndjerë gjer tani,
Nga mbreti që s’përulej dot,
U shndërrova në rob,
Që do të përulet gjithnjë,
Para Teje, o Zot!!!
O Zot, më fal mua,
Ngase e verbër kam qenë!
Pasurinë që ma ke dhënë,
S’ka kush që mund ta blejë!
Falënderime pandal për Ty, o Zot!
Që më mëshirove sot,
Që ma mundësove të mësoj për Islamin,
Ta fal namazin e ta lexoj Kur`anin,
Të dërgoj salavate për Muhammedin, alejhi selam,
Ta dua e ta respektoj çdo musliman,
T’i dua prindërit, siç dëshiron Ti,
T’i respektoj fqinjtë, siç udhëzon Ti,
Të bëj vepra të mira për Islam,
Që të jem nën Hijen e Arshit Tënd,
Në Ditën kur hije tjetër s’do të ketë,
E, të lutem, të më mundësosh,
Të hyj në Xhennet!!!
Sikur të ishe si një fjalë e gjallë e Kur’anit sot,
Gjendja jote e hidhur do të përmirësohej plot.
Venitjen vrastare sikur ta flakje tej,
Të zgjoheshe në këmbë, të kaloje përtej.
Sikur sytë e tu të ngurtësuar e të thellë,
Të dritësoheshin nga Kur’ani – Rruga pa terr,
Të kaluarën e lavdishme do ta shikoje drejtë,
Botën e sodit, të katandisurën, do ta ngrije shpejtë.
Shumë më ka kushtuar ngecja jote: ummet!
Ndalem e kujtohem ku të mbeti gjithë ai kuvet.
Sa keq që sot nuk të sheh syri ditë të mbarë,
E dje në dritë nxore, atë që askush s’e kishte parë.
Është koha për t’u zgjuar dhe lindur përsëri;
Vetëm trazohu e lëviz o luan, o i fjeturi!
Zogjtë e tu ende i ruajnë fshehur ato të zjarrta dashuri!
Pa shiko rreth vetes se si zjarret kanë marr dhenë,
Dhe njerëzimi syhapur e zemërfjetur si përcjell fenë.
Dhe kjo si pasoj e ngecjes tënde vjen!
Flamujt e lartësimit varur të poshtëruar kanë mbet,
Një Sur që përmbys mos vallë pret?
Apo një të trishtuar, të hakërruar Kiamet!
Rrjedhat e jetës si ujëvara të shterura kanë ngelë.
Dhe një shpresë e vetme mbi sipërfaqe nuk shkelë.
O shpëtimtar i dikurshëm, që sot je bërë si një rob i vyer,
Këmbërënduar, krahëkëputur, gjysmë i thyer,
Sa vite të ikën, dhe sa do’t duhen në vete për t’u kthyer?
Derisa truri yt i helmuar nuk çel i çiltër prapë,
Dhe zemra jote nuk gjen gjallërinë në mihrab,
Ummeti im, edhe për shumë kohë do të mbetesh në mjerim,
Edhe për shumë kohë do të kesh të njëjtin çmim.
Sikur sot të ishe si një fjalë e gjallë e Kur’anit,
E bukur do të ishte bota, e madhe mejdanit,
Dhe njerëzimi vallen e Zotit, nuk do ta luante rreth djallit!
Pas këtij perëndimi pres të lindësh si je në fakt vet
Dhe shpresa ime, e bërë si lule e tharë, të çel të reja fletë!
Zgjohu ummet, hapja krahët diellit që nuk të vret!
U pat thënë njëherë, u bë, dhe prapë u tha
Ka mbetë o krijesë, ka mbetë vetëm ca
Sa të vijë dhe ora, lajmin të na sjellë
Në dosjen e shkretuar, a thua ç’kemi mbjellë
Janë ofruar ditët, sa shumë, o Isa
Kur do vish tek ne, na thuaj edhe sa
Do ta pranojë bota vallë atë zemërim
Ta ndërruan besën, fenë plot shkëlqim
Mjer njeri i gjorë, që bëre marrëzinë
Ke ngatërruar Zotin, e ke sharë Mesinë
Eja shpall betejën, luftën e premtuar
Ke përkrah ummetin, Mehdinë e uruar
Ke armiq të ligë, një kafshë e tërbuar
Ke me ty një forcë, ka për të nderuar
Kur do del nga dheu i verbër o Dexhxhall
O dritë e Imanit, mos na lerë në hall
Na jep trimërinë, ngulmin më të plotë
Le të bredh mashtrimi, andej nëpër botë
Rrofsh fuqi e zemrës, me dëshmi ndriçuar
Shpresa le t’mbarojë, për ty i verbëruar
Bota pret një tym, të dalë në Jemen
Do vëroshojë në hapësirë
Kthjelltësinë fare rrëmben
Po ç’e shëron zemrën e nxirë
Mos na lësho o tokë, na mbaj si përherë
Sot iu mban më lart, një dëshmi me vlerë
Dhe kjo puna e botës, se ç’paska mbaruar
O jo s’paska fund, lëkundja e tmerruar
Heu ç’u tret dynjaja, diell edhe hënë
Më ndihmo o babë, më ndihmo o nënë
Ku e ke cakun sot, më thuaj, vetja ime
Që dje i pate sharë, lutje, adhurime
Ç’paska ngjarë me diellin, me lindjen e përkryer
Edhe tokës udhën, kush ia pat rrëfyer
Sot me lotë po qanë: o rrugë e ngatërruar
E unë more vëlla, s’e di a jam penduar
11.Zemra prore e ndriçuar
Si një vëlla
Thërret mendjen e hutuar
S’e lë në hata
Mos kërko kot kuptim
Në terrin tënd të tmerruar
Mjegullirën me mëdyshje
Mashtrim, mbështjellë me mohim
Tërbim
Shih shakanë e shkretë
Çohet qanë i qetë
S’ia mësynë matanë
Se heton hatanë
Dritë e Zotit, zërin e zemrës
E mbarësoi me mëshirë
Një ujdi si ujë n’Saharë
Ç’na ka çitë një çlirim
Qofsh i qetë, ç’e do që qanë
Çast o ç’nderim
Prore n’paqe Perëndie
Rrofsh o fe, fuqi e fatit
Fe e Zotit, zgjidh zingjirët
Triumfo, trishtoje tërë trillimin
Nga lart lëshon jehonë lavdërimi
Kalon qiejtë e qëndisur
Lamtumirën ligësisë
Vetja vajti, vaji e pat
Mjaftoi zëri i ezanit t’mbrëmjes
Të fshijë lotët në fytyrën e zbehur
Nga bota e idesë dhe ideja e botës
Që rrezja e qiellit i ra përmbi
I dha shkëlqimin e pasosur
Horizont, matanë të bukurës
Zgjimi i saj
Vula e kohëve
12.Të pyes në një mijë gjuhë ty që di të flasësh
A ndalesh të mendosh dhe mendjen ta vrasësh
Të pyes , pres përgjgje për një mijë ndodhi
Më fol si të mundesh me ç'gjuhë di ti
Më thuaj kush të pruri ne jetë të jetosh?
Dhe ajrin kush të dha lehtas të frymosh?
Dritën shum të vlerë që na mbanë të gjallë?
Na ndrin' që të shohim me dy sytë në ballë
Shpirtin kush ta dha për të cilin s'di?
Si duket , ç'far është veq emrit të tij
Apo të të pyes për retë që bashkohen
Kush i m'ba në qiell që mos të rrëzohen?
Kush e bëri dritën që lindën nga dielli lindë?
Dhe terrin pa nënë , më thuaj , më bind!
Kush ta merrka jetën vitet kur të shkojnë
Të thërmon ne dhe para se t'vajtojnë
Të tret të harron sikur mos të ishe
Të harrojnë ty edhe gjithqka kishe
Kush të kthe në jetë nga kur zgjohesh nga gjumi
ëndërrat e jetës kush ti merr si lumi
Në tokë të kujt rron hiq pa llogari?
Me ç'mendje mohon gjithqka o njeri?
Të pyes në njëmijë gjuhë ti vetëm më thuaj
Me gjuhën e zemrës e jo me gjuhë të huaj
Pse e mohon Zotin me gjith begatitë
Që t'dha gjith të mirat edhe mirësitë...
13.Në mesnatën e qetë sytë e mi
Të zhytura në kafkën time
Si dy detëra të ndara njëri nga tjetri
Veçmas përkëdhelin fytyrën tënde
e shpirti më gjëmon or mik!
Nga jashtë dëgjohen tingujt e gjetheve
Që dikur në pranverën e hershme
Ishin të njoma si jeta ime fëmijërore
E tani tek shkëputen nga degët e jetës
Që do të kalben në tokë përgjithmonë...
Sonte edhe më shumë
Gjethe të lodhura puthin tokën
Ëndrrat përshpejtojnë hapat
Të mos mbesin hije e kaluar
Se e gjithë jeta me ta më iku
dhe mua or mik!
Vdekje ka, o njeri!
Lëre më botën, kënaqësitë e saj!
Mos harro se jeta e kësaj bote është lojë!
Shkurorëzohu më nga bota, thuaji të lash, tre herë!
Vëre ballin në Sexhde, se më afër je me Të në Sexhde!
Mendo se tash ti shkelën mbi dhé…,
do të vijë koha kur dheu do të jetë mbi ty!
Tash, ti han nga dheu…,
por pastaj, gjërat që janë në dhé do të të hanë ty!
Tash, ti vetëm e shiqon qiellin…,
por pastaj shpirti yt do të ngjitet në të!
Tash mund të bësh sevab…,
më vonë do kërkosh të bësh, por s’do mundesh më!
Do të kërkojmë, por s’do të mundim më…!
Largohu nga dyshimet, pasi…
Kush bie në dyshime, bie edhe në harram!
Mos e vono të mirën,
Ndihmo vëllezër e motra, të varfër e të ngratë…!
Mendo krijesat e Zotit, Pejgamberin si jetim…
Dhe ndihmoji jetimët…!
Mendo në të mirë e merr dituri…!
Sepse ajo është rruga e Xhennetit
dhe e vetmja lumturi…!
Largohu nga kotësira!
Mbaje premtimin e mos thyej betimin!
Ndjeje Namazin e me kuptim lexoje Kur’anin…!
Mendo në Mustafanë…, kërko Shefaat…!
E, shko në Rrugë të Mbarë…!
"Muhammedi (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë"
"Shikoni tek ai që është më poshtë se ju dhe mos shi-koni tek ai që është mbi ju, ngase kjo është më e afërt që të mos i përbuzni begatitë e Allahut."
[Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra]
"Muhammedi (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë"
"Farefisi është i varur tek Arshi dhe thotë"
Ai i cili më mban dhe më vazhdon, atë Allahu e mbajtë dhe e vazhdof¬të, e ai i cili më ndërpren, atë e ndërpreftë Allahu !"
[Buhariu dhe Muslimi nga Aishja]
"Muhammedi (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë"
"Nuk është mbajtës i lidhjeve shpërblyesi, por mbajtës i lidhjeve është ai i cili, kur farefisi i tij i ndërpren, i vazhdon lidhjet"
[Buhariu dhe Muslimi nga Abdullah Ibn Amr Ibn As]
"Muhammedi (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë"
"Ai i cili vjen në xhaminë time, vetëm që të mësojë ndonjë dobi apo t’ia mësojë dikujt tjetër, ai është në gradën e luftëtarit në rrugën e Allahut."
[Ibn Maxhe nga Ebu Hurejra]
"Muhammedi (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë"
"Përmbajuni sinqeritetit, sepse sinqeriteti çon dhe të udhëzon në mirësi, e mirësia çon në xhenet dhe derisa nje-riu të vazhdojë ta thotë të vërtetën dhe ta gjurmojë vazhdimisht, do të shkruhet tek Allahu (siddik) i sinqertë."
[Buhariu dhe Muslimi]
"Muhammedi (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë"
"Sikur ta dinit atë që di unë, pak do të qeshnit e shu-më do të qanit."
(Buhariu dhe Muslimi)
"Muhammedi (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë"
"Fqinji më i mirë tek Allahu është ai që është më i dobishmi për fqinjin e tij."
[Tirmidhiu – sahih]
"Një Keshillë"
" Behu qe veshet e tu te jene sikur te elefandit kurse gjuha jote te jete sikur e bubrrecit"
Me kete keshille do te thote:(degjo me shume e fol më pak)."
Llukmani, duke e porositur të birin, tha:
•"O biri im, mos e shpeshto qeshjen pa e parë atë që të bën të qeshësh, mos ec pa ndonjë qëllim e pa nevojë, mos pyet për atë që nuk të intereson, mos e humb pasurinë tënde e ta për¬mirësosh pasurinë e tjetrit, sepse pasuria jote është ajo që e ke dhënë (për hir të Allahut), kurse pasuria e tjetërkujt ë
shtë ajo të cilën e ke vonuar. Çudi për atë, i cili është i bin¬dur se ka xhehenem, se si qesh, çudi për atë, i cili është i bin¬dur se vdekja ekziston, se si gëzohet, çudi për atë, i cili është i bindur në caktimet e Zotit, se si lodhet e mundohet, çudi për atë i cili e sheh këtë botë dhe trazirat e saj me banorët e saj, se si është i qetë dhe i sigurtë në të! ?"
LA ILAHE ILALLAH
''FE SALI LI RABBIKE UENHAR
INNA SHANIKE HUVEL EBTER
Dkuke thënë ALL-LLAHU EKBER, kerrusemi
dhe vëjmë duart mbi gjunj. Në këtë gjendje(ruku)
themi tri herë: SUBHANE RABIJEL 'ADHIM
drejtohemi dhe i ngrejm duart deri ne gjoksa duke thënë:
SEMI'ALL-LLAHU LIMEN HAMIDE
RABBENA LEKEL HAMD
Thua ALL-LLAHU EKBER dhe përulesh me ballë në tokë Kjo gjendje quhet sexhde dhe themi tri herë SUBHANE RABIJEL A'LA nga sexhda ulemi duke thënë: ALL-LLAHU EKBER. duke shkuar edhe një herë në sexhde themi ALL-LLAHU EKBER dhe themi si herën e pare tri herë SUBHANE RABIJEL A'LA
Çohemi në këmbë duke thënë ALL-LLAHU EKBER për të falur rekatin e dytë. REKATI I DYTË
Fillojme përsëri duke vendos doren e djathtë mbi të majten dhe e themi FATIHEN dhe një sure tjetër, psh. suren IHLAS.
BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM
KUL HU VALL-LLAHU EHAD
ALL-LLAHUS-SAMED
LEM JELID UE LEM JULED
UE LEM JEKUN L-LEHU KUFUVEN EHAD.
Pasi të themi Kuluvallahu shkojme ne ruku dhe vazhdojme njejtë si ne rekatin e pare duke i bere dy sexhde dhe ulemi
Kjo gjendje quhet KADERI EHIRE. ''
Click here to edit text.
''Lutna NAN per ty , sa her n'Sexhde e qes ballin
Se i kom NI lutjet e tua tu thon, o ALL-LLAH ruma djalin''
---------------- Eshte feste e jo muslimanëve -----------
¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨S¨¨¨¨¨¨¨¨haram¨¨¨¨¨¨¨
¨¨¨¨¨¨haram¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨STO¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨
¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨STOPS¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨
¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨STOPSTO¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨
¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨STOPSTOPS¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨
¨¨¨¨haram¨¨¨¨¨¨¨¨STOPSTOPSTO¨¨¨¨¨¨¨¨haram¨¨¨
¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨STOPSTOPSTOPS¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨
¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨STOPSTOPSTOPSTO¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨
¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨STOPSTOPSTOPSTOPS¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨
¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨STOPSTOPSTOPSTOPSTO¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨
¨¨haram¨¨¨¨¨STOPSTOPSTOPSTOPSTOPS ¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨
¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨___ _l_l_____¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨
¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨¨\__ VITI RI __/.......................
Allah, Ti je Një i Vetëm
Premtimi Yt është gjithmonë i vërtetë
Ti nuk ke nevojë për askënd
Por ne të gjithë kemi nevojë për ty !
Allahu nuk ia ka mbyllur një robi një portë me urtësinë e Tij, veçse ia ka hapur dy porta me mëshirën e Tij". (Ibn Kajjim el-Xheuzijje)
O Allahu ynë, mos na ndaj kurr nga namazi
O Allahu ynë, na mundëso që çdo herë ta falim namazin
O Allahu ynë, na mundëso që namazi të jetë dritë për ne
O Allahu ynë, na mundëso që me namaz të afrohemi tek Ti
O Allahu ynë, bëje namazin tonë shpëtim në momentin e vdekjes
O Allahu ynë, bëje namazin tonë lehtësim dhe dritë në varr
O Allahu ynë, bëje namazin tonë falje-mëkatësh ditën e gjykimit
Per Pejgamberin Muhamed a.s
Jetim ti linde
dhe i tille u rrite
edukove njerez,
megjithese shkrim nuk dite.
Tek ti merrnin mesime
Qe kur ishe i ri
Tek ti linin thesaret
Se kishe besnikeri.
Kur arrite te dyzetat
Dihet mire se cfare ndodhi
Allahu i madheruar
Pejgamber ty te zgjodhi
Te ofruan ty pushetet
Por kete e refuzove
Te premtuan pasuri
perseri ti se pranove.
Me pas shume u torturove
Nga vendlindja u largove
Por edhe atje ku shkove
Thirrjen tende se harrove.
Ne medine u vendose
Nje xhami atje ndertove
Thirre njerezit ne besim
Edhe kurre nuk u dorezove
Kurre nuk the se u lodha
Gjithmone njerezit keshillove
Ne Islam i vellazerove.
Rrugen e drejte ju mesove
Bere njerezit qe te njohin
Allahun e Madheruar
I bere ata qe te kuptonin
Qellimin pse jane krijuar.
I tregove mbare botes
Se nje i bardhe dhe nje i zi
Nuk kane asnje ndryshim
Perve?se ne devotshmeri.
Nuk ndertove grada?ela
As organe te pajtimit
Por ndetove per te tere
Ndertesen e bukur te besimit.
Kjo keshtjelle qe ti ndertove
Sprishet prej shiut as prej dimrit
Ajo do te jete ne kembe
Deri ne diten e gjykimit.
Keshtjella qe ti ndertove
Nuk eshte prone e padishahut
Por ne te do te valevitet
Flamuri i njehsimit te Allahut.
KUSHTUAR NENES BESIMTARE
"NENE", KY EMER ENIGME
QE KUDO ESHTE HARRUAR
POR JO, VALL-LLAHI TEK NE
ISLAMI GJITHMONE E KA KUJTUAR
DYNJAJA KETE EMER E POSHTERON
KU VEC NJEHERE NE VIT E KUJTON
KURSE NE JEMI URDHERUAR
PER CDO DITE NENEN ME KUJTUAR
I JAPIM HAKUN QE AJO MERITON
E DUAM DHE E RESPEKTOJME
AJO ESHTE ENA QE NA MBAJTI
AJO ESHTE SEBEPI QE NE SOT JETOJME
NGRIHU, O NENE BESIMTARE
E TREGOI NDERIN QE TI KE
TREGOI RENDESINE KESAJ BOTE
SE SA E VLEFSHME PER NE TI JE
NUK ESHTE 7 APO 8 MARSI
LUMTURIA JOTE NE JETE
AS LULJA E KUQE QE TE DHUROHET
POR BESIMI YT I VERTETE
ISLAMI, KJO FE E BARAZISE
TE GJITHE BARAZPESHE PARA ZOTIT I VE
SEPSE ATA JANE SOTE TE GJALLE
E NESER DO T'I MBULOJE I NJEJTI DHE
O NENE BESIMTARE, O NENE
TI KRENARINE VEC NE ISLAM E GJEN
KRENARIA JOTE ESHTE NE CDO DITE
E JO NE 8 MARS QE NJEHERE NE VIT VJEN
NDAJ, O JU PABESIMTARE
MESOJENI NJEHERE E PERGJITHMONE
SE NENA ESHTE DHURATE E ZOTIT
E NE ZEMRA TONA AJO JETON
JO, AJO S'KA NEVOJE PER LULE
AS PER LAJKA, E AS PER MASHTRIME
PO JUA THEM EDHE NJEHERE, O NJEREZ
SE ISLAMI TEK ATO S'BEN DALLIME
ATO KERKOJNE PREJ NESH
RESPEKT, DASHURI E DINJITET
ATO JANE MARGARITARE TE CMUARA
KU NE HIXHABE E FSHEHIN BUKURINE E VERTETE
NUK KANE NEVOJE TE PISPILLOSEN
E TE ENDEN SI LOLO NEPER RRUGE
E AS TE SHITEN E TE BLIHEN
E AS TE BEHEN GAZI I BOTES NEPER BUZE
JA PRA, KJO ESHTE NENA BESIMTARE
SHEMBULL PER TE GJITHA GRATE
QE MBETET GJITHMONE E KUJTUAR
CDO SEKONDE, MINUTE, DITE E NATE.
Vitet kalojnë
Shpejtë po kalojnë vitet, e po i afrohemi vdekjes
Çdo sekond më pak duke iu afruar të vërtetës
Çuditësh me njeriun si vrapon pas dunjas
Kur do të futet në varr, e ti hudhet dhé pa masë,
Shkoi ky vit, mendo se çfarë të mira bëm?
Mendo për këtë festë a të sjellë dobi apo dëm?
Mendo pak o njeri, pse kaq je mashtruar?
Pse se shikon realitetin, a mos je verbuar?
Mos u habit, do të llogaritesh për çdo sekond
Pra dëgjo Allahun, e shiko hallin tënd!
Tregim mbi 3 persona te mbyllur ne shpell
Transmetohet nga Abdurrahman Abdullah ibn Umer inb el-Hattab r.a. se ka thene: E kam degjuar te Derguarin e Allahut s.a.v.s. duke thene:
"Tre vete nga gjeneratat para jushu nisen per rruge, e nj
e dite i zuri nata para nje shpelle e ne te cilen hyjne dhe bujten. Nje shkembe u rrokullis nga kodra dhe plotesisht e mbylli deren e shpelles. Ata thane: "Shpetimi nga ky shkemb eshte vetem qe ta lusim Allahun e madherishem, qe ta largoj per hire te veprave tona eventuale te mira".
Njeri prej tyre tha: "O Zoti im, une i kam pasur prindet pleq te thinjur dhe asnjeher para tyre nuk ju kum dhene te hame e as te pijne femijve te mij e as mallit tim{sherbetorve}. Nje dite me argetoj kerkimi i kulloses me te mir per luften time, e nuk u erdha me kohe dhe ata kishin fjetur. Une e mola tamblin ne ene dhe ua prura, por i gjeta duke fjetur. Me erdhi keq t'i trazoj, por edhe qe t'i ushqej familjen dhe sherbetort, andaj kam pritur me ene ne dore dhe kam shikuare kur do te zgjohen, e kjo pritje ka zgjatuar deri ne agim? Femijet e mij aty te kembet e mija klithnin te uritur, te cilve u kam dhen qumshet pasi jane zgjuar prindet dhe e jan pire qumshtin te cilin ua kam sjellur. O Zoti im! Nese kete e kam bere per Ty, e per askend tjeter,ateher na e largo neve kete shkemb nga dera e kesaj shpelle ne te cilen gjendemi!" Shkembi pak u leviz, por jo edhe aq sa te mund te dalin!
Njeriu i dyte tha: " O Zoti im, e kam pasur nje kusherire te aferme, te cilen e kam dashur me teper se krejt bota - sipas nje transmetimi tjeter - e kam dashur aq fort siq i dojne burrat grat, andej kerkova prej saj{siq kerkojn burrat prej grave te tyre} , por ajo nuk me lejoi. Nje vit mbretronte uria, e kusherira e dashur me erdhi dhe une is dhashe 120 dinare{monedha ari}, qe te vetmohet vetem ajo me mua, dhe kur ashtu veproi dhe un u bera pronar i saj - sipas nje transmetimi tjeter - kur e perqafova ashtu siq e perqafon burri gruan e tij, ajo{duke qare} me tha: "Friksoju Allahut dhe mos ma merr virgjinitetin pa te drejt". Ateher u largova prej saj duke e kursyer nga akti i turpshem edhe pse e doja me teper se qdokend tjeter, e leshova ne liri duke ia dhuruar te hollat e dhena. O Zoti im, nese une kete e kam bere vetem per te fituar knaqesin Tende, na e largo kete ne te cilen jemi"! Shkembi, prap, edhe pak levizi nga dera e shpelles, por jo edhe aq sa te mund te dilte prej saj.
Njeriu i tret tha: " O Zoti im, une kam pasur rrogtare edhe te gjithve ua kam paguar menjeher fitimin e merituar perveq nje njeriu i cili u largua para se ta merr meditjen. Une meditjen e tije pastja e kam perdorur si duhet dhe pasuria e tij u shumezua. Pas nje kohe rrogetari im me erdhi e me tha: "O robi i Zotit, m'i jep te hollat per meditjen time te paguar"! Une i thash: "Krejt qka sheh, pasuria, delet, lopet dhe devete jan prej meditjes tende qe eshte shtuar". Ai tha: " O robi i Zotit, mos u talle me mua"! Une ateher i thashe: "Une nuk po tallem me ty", pastaj e muar krejt mallin e qoi, duke mos me lene asgje". O Zoti im, nese un kete e kam bere vetem pre Ty, ateher na e largo shkembin nga dera e shpelles!" Shkembi u rrokullis, kurse udhetaret dolen dhe vazhduan rrugen"!
Rijadus-salihin. Hadithi - nr.13. (Muttefekun alejh).
Nëse një ditë verbërohem, çfarë do të bësh?!
Një ditë një nënë e pyeti djalin e saj:
Nëna: Nëse një ditë verbërohem, çfarë do të bësh?!
Djali: Do të të dërgojë tek specialisti më i mirë në botë për sytë, për një trajtim (mjekim) më të mirë të syve.
Pas një kohe, pyetjen e njëjtë ai ia parashtroi nënës së tij.
Djali: Nënë t'i më trego, nëse një ditë unë verbërohem, çfarë do të bësh t'i??
Nëna: Buzëqeshi. Unë do t'i dhurojë ty sytë e mi... sepse të dua më shumë se veten time dhe se kurrë nuk mund ta shohë djalin tim në atë gjendje.
Përgjigja e nënës vetëmse e shpjegon moralin e këtij tregimi.
Unë e dua nënën time, po t'i?
''Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve.
Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as ''of - oh'', as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, rrespektuese).
Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e rrespektues dhe thuaj: ''Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.'' (Isra, 23-24).
''Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vetë, sepse nëna e vetë atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin.
(E porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve t'u, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.''
Shkaqet e suksesit
Derisa po qëndroja në dhomën time dhe po shikoja lartë në tavan, më erdhi në mendje një pyetje:
“Cilat janë shkaqet e suksesit në jetë?”
Dhe përgjigjen e gjeta brenda dhomës ku rrija..
“Aspiratat janë të larta!” –më tha tavani.
“Shpreso të ardhmen!” – më tha dritarja.
“Koha është e shtrenjtë!” – më tha ora.
“Fillo me veten tënde!” – më tha pasqyra.
“Shtyje me forcë!” – më tha dera.
Dhe... "Vendos dëshirat e tua në sexhde sepse Allahu nuk harron!" – më tha Toka.
Një çifut e pyet muslimanin:
-Pse ne i djegim kufomat kurse ju i varrosni?
Muslimani ia kthen:
-Sepse bërllogu digjet, kurse thesari varroset!
Allahu thotë:
“E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit.
•"Allahu Na Ka Japur Jeten..."•
•"Ashtu Siq Edhe Ka Me Na Marr..."•
I verberi: Shpreson te shikoje boten
I shurdhuri: Shpreson te degjoj zerat
I paralizuari: Shpreson sikur te ece disa hapa
Memeci: Shpreson te thote disa fjale,
Ndersa ti … shikon .. degjon .. ecen .. dhe flet,
Thuaj Falenderimi i takon ZOTIT.....!
•"O All-llah na forco Imanin dhe na bëj të paluhatshëm në besimin tënd ISLAM"•
Kevther
Bismil-lahir-rahmanir-rahim
1.Inna a'tajnakel keuther
2.Fe sali li rabbike uenhar
3.Inna shanieke huvel ebter.
Përkthimi
Me emrin e All-llahut,Mëshiruesit,Mëshirëbërësit
1.Vërtet ne të dhamë ty të mirën (e pashtershme)
2.Pra falu për Zotin tënd dhe sakrifiko
3.Vërtet urrejtësi yt është farësosur.
IHLAS
BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM
1.KUL HU VALL-LLAHU EHAD
2.ALL-LLAHUS-SAMED
3.LEM JELID UE LEM JULED
4.UE LEM JEKUN L-LEHU KUFUVEN EHAD
Përkthimi
Me emrin e Allahut,Mëshiruesit,Mëshirëbërësit
1.Thuaj:Ai,Allahu është Një
2.Allahu është Strehuesi
3.S'ka lindur kë,as nuk është i lindur
4.Dhe Atij askush nuk i përngjan
Ne emer te All-llahut, te Gjithemeshirshmit, Meshireplotit![1]
Falenderimi i qofte All-llahut xh.sh. i cili ka thene: "Te Zoti fe (e verteta dhe e pranuar) eshte vetem Islami" (Kur'ani, III:19), pershendetja, paqja e shpetimi (i All-llahut) qofshin mbi zoteriun tone Muhammedin, njeriun me te mire, mbi familjen dhe shoket e tij te spikatur dhe mbi ata qe i udhehoqen muslimanet pas tyre; halifet, udheheqesit dhe dijetaret e medhenj, te cilet fene e Zotit e sollen ne viset e botes dhe i perhapen dritat e saj me shpate e pene, e keshtu u largua erresira e mosbesimit nga popujt; posacerisht mbi ate qe tash eshte udheheqes i besimtareve (emiri-l-mu'minin) dhe mbrojtes i tyre ne Perendim dhe ne Lindje. Lumturia e tij ende vazhdon panderprere, halifi i kohes, krenaria e osmanlinjve, sulltani Abdu-l-Hamid Hani, i biri i sulltan Abdu-l-Mexhid Hanit. O Zot, ruaje se ai eshte ndihme e Islamit ne cdo gjendje dhe kohe, e Ti (o All-llah) je fatprures dhe te kerkojme ndihme!
Robi i ngrate i nevojshem per meshiren e All-llahut te tij te fuqishem, Shemsudin SAMI FRASHeRI thote:
Perse e shkrova ne gjuhen arabe?
Pasi qe gjuha arabe eshte gjuhe e pergjithshme per te gjithe muslimanet dhe gjuhe e perbashket shkencore midis dijetareve unik, pata deshire qe kete traktat te shkurter ta shkruaj ne kete gjuhe, perkunder pervojes sime te vogel ne te, per arsye te shoqerimit tim me gjuhen turke. Andaj kerkoj ndjese nga lexuesit e ndershem per gabimet e ndodhura dhe eventualisht per ndonje leshim me harrese, sepse une nuk kam synuar demonstrimin e diturise e as shfaqjen e aftesive, por qellimi im eshte qe dobia e saj te jete e pergjithshme, per te gjithe vellezerit tone te fese.
Dije, All-llahu te shpetofte, se ne kete traktat hulumtohet menyra e perhapjes se Islamit neper krahina, gjendja e popujve islame, vendeve ne te cilat popujt e tyre heret e vone e pranuan Islamin, e dobia e saj eshte e qarte, kurse domosdoshmeria per secilin besimtar eshte e dukshme.
PeRHAPJA E ISLAMIT
S'do mend se paraqitja e Islamit ka ndodhur tek arabet, pasi qe i Derguari yne (paqja e shpetimi qofte mbi te!), ka qene arab dhe Kur'ani eshte shpallur ne gjuhen arabe.
Arabet ne xhahilijet kane qene te shtrire ne fise te shperndara pa unitet as pajtim ndermjet vete. Secili fis, fliste gjuhe te vecante dhe ndermjet tyre vazhdimisht zhvillohej lufte dhe grindje.
Me paraqitjen e Islamit, u bashkuan te gjithe dhe u bene nje popull (ummet). Edhe Kur'ani zbriti ne gjuhen e tyre me te rrjedhshme, duke i zhvleresuar te tjerat.
Islami mbeti i izoluar ne Siujdhesen Arabe vetem gjer ne hilafetin e Omer el-Hattabit, All-llahu qofte i kenaqur me te! Me pare, arabet u kenaqen me shkretetire, tenda dhe deve. Nuk paten rast me pare ta sundonin ndonje popull apo vend. Pasi qe u bashkuan dhe u ndricuan mendjet e tyre me mesimet e Islamit, u erdhi fuqi e re dhe entuziazem shpirteror, saqe iu duk e ngushte Siujdhesa Arabe. Dolen prej saj duke marre Shamin, Irakun, Persine dhe Horasanin e pastaj Egjiptin dhe Afriken. Atebote, ne secilin nga kete vende, kishte kombe dhe popuj te ndryshem si: sirianet, keltet, persianet, koptet dhe berberet. Te gjitha keto u asimiluan per nje kohe te shkurter, u bene arabe te arabizuar, pervec banoreve te Persise dhe Horasanit. Banoret e ketyre dy pjeseve mbeten persiane. Mirepo, pasi u islamizuan per gjuhe te tyre letrare e moren gjuhen arabe dhe filluan te lexojne e te shkruajne arabisht.
clirimet dhe perhapja e Islamit, u vonuan per nje kohe per shkak te mospajtimeve qe ndodhen ndermjet Aliut r.a. e Muaviut dhe tragjedise ne Kerbela, gjersa ndodhi udhetimi ne Afriken Perendimore dhe u cliruan vendet sot te njohura me emrin Tunizia, Algjeria dhe Maroku nga ana e guvernatoreve te shtetit Emevij Me vone Musa Ibn Nusajri dhe Tariku kaluan ne pjesen evropiane duke e marre Andaluzine. Ajo eshte nje pjese e madhe qe i perfshin sot dy shtete: Spanjen dhe Portugaline. Asaj ia bashkangjiten edhe gjysmen e mbreterise franceze. I cliruan edhe shumicen e ujdhesave te detit Romak si Qipron, Kreten, Siciline e tjera.
Vendet muslimane atebote po ashtu u zgjeruan edhe nga Lindja, keshtu qe u clirua Transaksonia, Havarezmi, vendbanimet e turqve, tatareve dhe rrethi i Heratit, Kabulit, dhe Kelatit gjer te kufijte e Indise dhe Kines.
Pastaj u paraqit sulltan Mahmud es-Sebuktegini, shkoi ne Indi, ku ia bashkon shteteve islame edhe shume vende.
Njerezimi perfitoi nga ndalimi i rrethanave te cuditshme te adeteve te mosbesimit (kufrit) si eshte djegia e femrave te gjalla me rastin e vdekjes se burrave te tyre.
Keshtu u perfunduan clirimet muslimane te qindvjeteshit te pare.
PeRHAPJA E ISLAMIT PAS QINDVJETeSHIT Te PARe
Pas renies se Emivijve, hilafeti u nda ne dy pjese: hilafeti i Lindjes apo shteti Abbasij dhe pushteti i Magrebit apo shteti Emevij, i cili u themelua ne Andaluzi.
Muslimanet sundonin dhe qeverisnin te pavarur ne te gjitha vendet qe nga skaji i Lindjes gjer ne Skaj te Perendimit, d.m.th. prej kufirit te Kines dhe Transaksonise gjer ne Oqeanin Atlantik dhe gjysmen e Frances. Gjuha arabe ishte e perhapur neper te gjitha keto vende te cilat jane afer dy te tretat e vendeve te banuara, te njohura qe nga lashtesia.
Muslimanet, pasi i mbaruan clirimet dhe pushtimet filluan te merren me shkence, mjeshtri dhe prodhimtari. Ata nuk u kufizuan vetem ne shkencat fetare si: ne tefsir, hadith, fikh e as ne shkencat letrare, po aftesite e tyre, po ashtu, i orientuan ne shkencat racionale duke ndjekur, keshtu, thenien: "Kerkoni diturine qofte edhe ne Kine". (Hadith). Filluan t'i tubojne veprat e mendimtareve greke, indiane dhe persiane dhe t'i perkthejne ne arabishte. U hapen shkolla, akademi te medha ne Bagdad, Egjipt, Buhare, Kordobe dhe ne te gjitha qendrat dhe metropolat. Studentet nga te gjitha anet ua mesynin ketyre shkollave per t'i studiuar shkencat tradicionale dhe racionale. Keshtu qe, nga mesi i muslimaneve dolen shkencetare dhe filozofe te cilet kane bere gare me filozofet e vjeter greke, madje i tejkalonin ne cdo art si: ne filozofi, ne medicine, ne astronomi, ne shkencat matematikore dhe natyrore.
eshte e njohur se numri i shkencetareve dhe i filozofeve muslimane te cilet shkruan ne keto arte dhe numri i veprave te tyre as qe mund te llogariten dhe te numrohen ne kete traktat. Kurse shkencetaret qe u moren me histori, me shkencat letrare, me fikh dhe me shkencat fetare, jane aq shume saqe nuk mund te numrohen.
E ketille ishte gjendja e Islamit ne kohen e dy qeverive apo Abasijve ne Lindje dhe Emevijve ne Perendim. Kjo gjendje zgjati rreth gjashte shekuj. Atebote shkencat, njohurite, prodhimtarite, tregtia dhe qyteterimi ishin kryesisht ne pronesi te Islamit dhe ne duar te muslimaneve.
DEKADENCA E MUSLIMANeVE
Te dy shtetet pastaj i kaploi dobesia dhe rraskapitja. Te njerezit e te dy shteteve mbreteroi mospasja. Ata u sulmuan nga armiqte pa besim, mongolet nga Lindja dhe evropianet nga Perendimi, te cilet shkaterruan, prishen, mbyten dhe dogjen, saqe nga veprat e muslimaneve nuk mbeti vecse pak. Keta ishin popuj te eger, barbare, Ushtaret e Xhinkiz Hanit derdhen gjakun e burrave, grave dhe femijeve muslimane, pa te drejte e pa arsye. Ata shkaterruan cdo gje qe gjeten para tyre; zhduken cdo gje: njerezit, librat dhe shkollat.
Sa u perket evropianeve, atehere ata ishin ne injorancen me te thelle. Ata ushqenin nje fanatizem dhe urrejtje te madhe ndaj muslimaneve. Ata nuk u kenaqen me rrezimin e shtetit te muslimaneve ne Andaluzi, por freterit e tyre themeluan gjyqe dhe nxirrnin prej tyre djallin. Muslimanet qe nuk tregonin respekt ndaj tyre, filluan t'i gjykojne me djegie. Keshtu, nje shumice e ketyre te gjoreve u krishterizuan qe ta shpetonin veten, mirepo ata (prapeseprape) u dogjen ose u mbyten me urdhrin e freterve (edhe) pasi u krishterizuan. Ne tere Andaluzine, nuk mbeti asnje musliman.
Ne kete menyre Islamit i humbi Andaluzia, Spanja, Portugalia, gjysma e Frances, Sicilia dhe gjysma e Italise.
Nuk u mjaftuan evropianeve keto krime tragjike, por u tubuan nga te gjitha anet e Evropes, nen flamurin e Kryqit, dhe disa here atakuan ne vendet islame. Mirepo ndonese ia dolen t'i debojne muslimanet nga Evropa, ata nuk ia dolen te bejne asgje ne trevat e Azise dhe ne ato te Afrikes.
Kjo, vepra e tyre, mbeti turp i madh qe do ta perkujtoje historia gjer ne diten e kijametit. Sepse, kur muslimanet e cliruan Andaluzine, ne te vepruan miresisht, gjykuan me drejtesi e bamiresi. Kjo eshte deshmi sipas deshmimit te historianeve te tyre.
Sa i perket popullit mongol, ata kishin armiqesi te vecante ndaj muslimaneve, por gjakderdhja per ta ishte pune shume e lehte dhe kenaqeshin me te.
Pasi pushuan nga pushtimi, e erdhi radha per qeverisje e udheheqje, mesuan qe jane te paafte per ta udhehequr nje popull me te ngritur se ata ne cdo pikepamje, andaj me ate rast, ministrat dhe guvernatoret e tyre i zgjodhen nga radhet e muslimaneve. Shumica prej tyre e pranuan Islamin. Shume prej tyre jane perpjekur edhe ne perhapjen e Islamit nder viset e Indise, vendet e tatareve dhe mongoleve gjer ne Kine.
Keshtu, muslimanet i goditi nje mjerim i madh nga ana e evropianeve dhe mongoleve. Po ashtu nga kjo, muslimanet edhe e trasheguan nje humbje te madhe qe shprehej ne dy segmente: njeri material dhe tjetri kulturor.
Sa i perket demit material, ai eshte dalja e Andaluzise dhe pjeseve te tjera te Evropes nga duart e muslimaneve.
Ndersa demi kulturor eshte zhdukja e shkencave, njohurive dhe krijimeve islame, sepse sulmet e te pafeve dhe pushtimi i tokave islame nga ana e popujve barbare zgjati nje kohe te gjate. Atebote, injoranca kishte kapluar cdo vend te botes. Lufterat vinin njera pas tjetres dhe toka ishte bere brume dheu e gjaku.
Pra, u mbyten dijetaret, u rrenuan shkollat, u dogjen librat; cdo njeri filloi te merret me shpate e lufte, u la shkenca dhe krijimi, shtetet i humben metropolat e tyre, e qytetet banoret e tyre. Keshtu mbeten vendet porsi germadha, kurse mbi to shihen vetem eshtra.
Vendet qe mbeten ne dore te muslimaneve ishin te ndara ne shtete te vogla. Ne cdo pjese kishte guvernatore te cilet luftonin njeri tjetrin duke derdhur gjakun e vellezerve te tyre.
Kushdo qe i verejti muslimanet ne kete gjendje, ka menduar se Islami se shpejti do te zhduket, mirepo e verteta ngadhenjen dhe nuk humbet; edhe Dielli ndonjehere mbulohet nga rete por nuk zhduket kurre.
Ngadhenjyesit ndaj muslimaneve u bene te ngadhenjyer nga Islami; edhe pse muslimaneve u dolen nga dora disa vende ne Perendim si Andaluzia dhe Sicilia, ata fituan dyfish nga kjo ne Indi, ne Kine, ne ujdhesat e Paqesorit, ne vendet zezake ne Afrike, ne tokat sllave gjer te ujdhesa e Krimese. Sunduesit e selxhukeve, qe ishin nga turqit, e cliruan shumicen e tokave romake.
PARAQITJA E SHTETIT OSMAN
Mirepo, muslimanet ne kete kohe kishin nevoje per nje personalitet madheshtor dhe te forte qe do t'i mbronte nga invadimi i armiqve dhe do t'i siguronte nga trazirat e brendshme.
Kjo deshire u sendertua me paraqitjen e shtetit Osman. Njerezit e ketij shteti shquheshin me trimeri dhe konsekuence fetare, ishin ithtare te drejtesise dhe objektivitetit. Nuk benin krime as gjakderdhje pa arsye, sic paten vepruar shumica e qarqeve sunduese. Lodhjet e luftes dhe veshtiresite e rruges i perballuan vetem per perhapjen e Islamit, per mbrojtjen e muslimaneve dhe madherimin e fjales se All-llahut. Shpresa e tyre ishte e kulluar. Qellimi i veprave te tyre ishte fitimi i kenaqesise se All-llahut, duke u sjellur dobi muslimaneve. Dhe, atyre u erdhi ndihma e All-llahut; i kaliti ata ne luftera, iu perveshen seriozisht punes e ixhtihaditdhe cliruan BIzantin d.m.th. vendet e Anadollit ne teresi, brenda nje kohe te shkurter e kaluan detin dhe shkelen ne token e Evropes. E cliruan vendin e njohur te Rumelise. I pushtuan bullgaret, serbet dhe shqiptaret. E moren shtetin grek. Pastaj e cliruan Stambollin (qytet madheshtor) dhe e bene kryeqytet te sulltanatit te tyre gjer me tash.
Gjithashtu, para Islamit u hapen vende te reja e te gjera. Mirepo, mbreterite e vjetra ishin te ndara ne shtete te vogla te paafta per mbrojtje, por te afta per trazira e konflikte, andaj u ndie nevoja per shtetin Osman qe ta rishqyrtoje gjendjen prej Evropes gjer ne Azi. Sulltanet osmanlij i pushtuan per nje kohe luftimet qe t'i bashkojne vendet islame nen flamurin e tyre. Keshtu qe, e moren Shamin dhe Irakun, pastaj, sulltan Selimi shkoi ne Egjipt dhe e pranoi emanetin e hilafetit nga dora e halifit i cili n'ate kohe nuk ishte i afte per asgje dhe nuk ishte halif pervec se me emer.
BASHKIMI I HILAFETIT DHE SULLTANATIT
Keshtu u bashkuan hilafeti dhe sulltanati ne dore te atij i cili eshte i denje per to. Ky i hapi Islamit rol te ri. Sikur iu kthye roli fatlum te cilin e pame ne kohen e Omer Ibni El-Hattabit dhe ne hilafetin e Emevijve dhe Abasijve. U gezuan zemrat e muslimaneve dhe u arrit gezimi pas deshprimit.
Pastaj shikimi serish u orientua ne drejtim te Evropes. Keshtu u cliruan tokat e Hungarise, Transilvanise, Besarabise e te tjera prej vendeve te banuara. Me vone nen patronazhin e shtetit Osman hyne edhe principatat e Krimese, Kabxhikut dhe principatat tjera tartare.
Kur doli ne skene admirali Hajrudin, i njohur me ofiqin "Barbaros", ua bashkoi teritoreve osmane shumicen e viseve berbere si: Berka Tarablusi (tripoli perendimor), Tunizia dhe Algjeria. Keshtu shteti i theksuar krijoi nje flote te forte detare. Kjo force ishte e barabarte me forcat e tij tokesore.
Kjo ndodhi ne kohen e Sulltan Sulejman Hanit, bir i Sulltan Selim Hanit.. Ne ate kohe shteti Osman e pat arritur kulminacionin e vet. Te gjitha shtetet e Evropes ia kishin friken fuqise se tij. Nuk kishte asnje shtet ne bote qe barazohej me te perkah forca, e as perkah shkenca e qyteterimi, sepse ne ate kohe evropianet ishin shume larg nga qyteterimi te cilin e shohim sot te ta.
VENDET ISLAME JASHTe SHTETIT OSMAN
Sa u perket vendeve islame qe nuk i perfshinte shteti Osman, ne Afrike ishin: Maroku ose Fesi, Merakeshi dhe vendet zezake si Sudani, Zanzibari e tjera. Kurse ne Azi ishin me shume, sepse Irani (d.mth. Persia, Horasnai dhe Iraku i axhemeve), Afganistani (d.m.th. brigjet e Heratit, Kabuli, Kandahari dhe Kelati), vendet e Turanit ose Turkestanit d.m.th. Havarezmit, Transaksonise, Hata'se, mbare vendet e tartareve, India dhe Sindi nuk ishin nen shtetin osman edhe pse ishin vende islame. Perkunder perpjekjeve te disa sunduesve si Sulltan Selim Hani, shteti Osman nuk mundi te zgjerohet ne Azine Qendrore.
Kur u forcuan dhe u rriten popujt e Evropes, ne vendet evropiane u paraqiten shtete te krishtera me forca te medha. Nuk mund te fshihej fakti se synimi i pare i te krishtereve ishte revanshimi dhe fitorja kunder muslimaneve. Mirepo, nuk arriten me shume sesa te marrin prap disa vende nga ato krishtere te cilat i paten pushtuar me pare muslimanet, si p.sh. Hungarine, Besarabine dhe Transilavnine. Mirepo ne duart e te krishtereve rane edhe Krimi dhe Kabxhiku ne Evrope dhe Algjeria ne Afrike. Keto dy mbreteri ishin nen patronatin e shtetit Osman, por jo edhe nen administrimin e tij, andaj kjo le te jete mesim per ate qe e pranon.
PeRHAPJA E ISLAMIT VETVETIU
Gjer ketu ne deshiruam t'i theksojme clirimet islame dhe shtetet te cilat u angazhuan ne perhapjen e fese dhe ne mbrojtjen e muslimaneve. E permendem globalisht se si eshte perhapur feja e qarte ne vise te ndryshme te botes me pushtime. Mirepo, ne perhapjen e Islamit eshte me rendesi edhe nje menyre tjeter. Ate nuk e permenden historianet, e ajo eshte perhapja e fese vetvetiu pa pushtim, pa shpate dhe pa ushtare. Kjo edhe nese nuk eshte me e madhe se menyra e pare pothuaj eshte e barabarte. Sepse, sot shohim se te gjithe afrikanet edhe pertej meridianit ekuatorial dhe shumica e banoreve te ujdhesave paqesore, pastaj shumica e kinezeve e sidomos greket jane muslimane. Ne e dijme se keto vende te largeta nuk u pushtuan kurrnjehere nga shteti islam. E eshte e qarte se banoret e tyre e pranuan Islamin me vetedeshire, me frymezim nga All-llahu i madherishem apo se sugjerim nga ana e udhepershkruesve dhe tregtareve.
Perhapja e Islamit me pushtime u nderpre qe nga sundimi i Sulltan Sulejmanit, ndersa perhapja e tij ne menyren e dyte, sot po ndodh me teper sesa me pare. Ky eshte argument i qarte dhe deshmi e prere qe mbrojtes i vertete i Islamit eshte All-llahu i madheruar dhe shenjteria e te Derguarit te Tij alejhisselam. All-llahu, krijon shkakun qe ne cdo kohe ta perhape fene nder roberit e Tij, e shkaku me i suksesshem per kete kohe eshte sugjerimi dhe komunikimi (telkin e teblig). Ai qe sot deshiron te beje xhihad, le t'i zgjedhe veshtiresite e udhetimit dhe le te udhetoje ne vendet e largeta.
Edhe ne kete xhihad, ka luftetare dhe shehide, sic ishte rasti ne xhihadin me lufte. Sepse ai qe udheton ne vende te largeta dhe ne vise te panjohura nuk mund te korr sukses lehte ne perhapjen e Islamit. Ai eshte luftetar i perhapjes se fese. E nese vdes i panjohur ose mbytet, atehere, ky eshte deshmor (shehid). Ne te dy rastet do te jete i lumtur ne dy botet dhe do te kete shperblim tek All-llahu.
Xhihadi i ketille ka ndodhur ne cdo kohe, e ndoshta po ndodh ne kohen tone me teper se c'ndodhi ne te kaluaren, sepse po shohim se feja jone e qarte per cdo dite po zgjerohet e po perhapet ne pjeset e largeta te kontinenteve te Azise dhe te Afrikes. Shpesh ndodh qe te pranoje Islamin nje popull i tere per nje dite.
Ka mjaft vende islame qe ende jane te panjohura per neve dhe per njerezit e tjere.
Nga ana e evropianeve jane bere udhetime ne vende te panjohura te Afrikes Jugore, ne Kine dhe ne ujdhesat e Paqesorit ku me pare mendonin se banoret e tyre jane idhujtare apo te pafe. U cuditen pa mase kur i gjeten muslimane.
Parashihet se Islami sot eshte i perhapur ne rruzullin tokesor me teper sesa qe mendojne gjeografet e historianet. Numri i muslimaneve ne bote eshte me i madh se sa qe e mendonin, sepse ne kohen tone Islami po perhapet pa force dhe pa lufte dhe shume popuj ngrysen pabesimtare e gdhihen muslimane.
Kudo qe lindi drita e Islamit, e fshiu kufrin sikur bora qe shkrihet nen ngrohtesine e Diellit ne pranvere; dhe me te lulezojne trendafilat e diturise, miresise dhe drejtesise. Keshtu u stolisen qytetet dhe u pasuruan njerezit te zbukuruar me dekorin e njeriut te perkryer qe eshte njera nga komponentet e Islamit dhe nje prej rezultateve te besimit.
Sheh nje popull barbar, individet e te cilit ishin te zhveshur nga vlerat njerezore; e hanin mishin e njeriut, jetonin si kafshet neper shpella e gjungla, e mbytnin te huajin dhe udhetarin qe ta hane, benin prostitucion, e flijonin nderin e grave dhe vajzave te tyre, nuk perpiqeshin e as nuk fitonin, por vidhnin dhe grabitnin. Ishin ne kulm te ndyresise saqe doemos, ai qe i shihte, i urrente dhe neveritej prej tyre. Pasi pranuan Islamin, ndryshuan. Ndryshoi mentaliteti i tyre.
Tashme i sheh duke jetuar ne nje civilizim te dekoruar me vlerat e miresise dhe te edukates, ata jane te ndershem dhe bujare. Kujdesen per te huajin dhe udhetarin. E nderojne musafirin. Ekzistencen e sigurojne nga fitimi i tyre. Bejne vepra te mira dhe ruhen nga e keqja. Vendoset harmonia ne mesin e tyre. Mesojne leximin e shkrimin. Merren me zeje e krijimtari. Zhduken nga mesi i tyre felliqesirat e ndyresite dhe jane te paster, sa qe domosdo ai qe i sheh, do t'ia kete lakmi gjendjes se tyre. Kush i kishte pare ata para se ta pranojne Islamin, patjeter do te mohonte se ata nuk jane po ata qe i kishte pare.
Ata, porsi te ishin ngrysur kafshe, e ishin gedhire njerez! Per All-llahun, kjo nuk eshte tjeter vecse nje prej mu'xhizeve te Islamit.
DeSHMI PeR EPeRSINe E ISLAMIT
Nuk po e smadhojme as hiperbolizojme kete gjendje per te konfirmuar lartesine e fese sone te qarte. Por, kjo eshte njemendesi te cilen nuk e mohojne as pabesimtaret. Kete e pohoi cdonjeri evropian i cili udhetoi ne ato vende te largeta.
Ja, ne ketu po citojme deshmine e nje prej udhetareve nga radhet e shkencetareve angleze, kur thote: "Vertet, Islami eshte feja e cila e pastron token prej idhujve dhe idoleve. E ndalon flijimin e njeriut dhe ngrenien e mishit te tij. U garanton te drejta femrave, e kufizon poligamine ne nje kufi te ligjshem e te arsyeshem. I forcon lidhjet familjare. Robi dhe i roberuari behet nje prej anetareve te familjes, i hap atij shume rruge e dyer per shpetim dhe liri. Moralin e pergjithshem e pastron me forcen e themeleve te tij si namazi, zekati nderimi i musafirit dhe siguria e udhetarit. Ne zemra mbjell drejtesi objektivitetet e sinqeritet. Parine e meson se kane detyra sikurse populli. E themelon ndertimin e bashkesise ne baza te forta e te shendosha. Tiranit i kercenohet me hidherimin e All-llahut. I demtuari dhe i varferi vepermire ngushellohen me meshiren, shperblimin e Tij dhe me lumturine ne boten tjeter.
Keto miresi jane nje pjese nga begatite e shumta te cilat gjithmone e percjellin Islamin me rastin e pushtimit te popuje te paqyteteruar".
Mund te citojme edhe shume deshmi te shprehura nga evropianet objektive, te cilet nuk kane mundur ta fshehin te verteten, meqe e pane ate te dukshme dhe e provuan ne udhetimet e tyre. Na mjafton permendja e nje traktati te shkruar dhe te publikuar nga njeri prej freterve angleze, i cili ishte derguar ne Afrike nga ana e Organizates se themeluar ne Londer per perhapjen e krishterizmit. Ai banonte dhe udhetonte rreth njezet vjet ne qytetet e Magrebit, qe gjenden pas ekuatorit, duke u orvatur per instruimin e fese se tij ne mesin e popujve zezake.
Pas ketij mundi te dhimbshem dhe pervoje te gjate, pasi qe e pa se popujt e ketyre viseve nuk po e pranojne krishterizmin, ndersa ata te cilet e pranonin, qofte me vullnet apo me dhune, paraqesin nje grup shume te vogel, nuk terhiqen nga barbarizmi i vjeter, por behen me zi se qe ishin, kurse Islami te ta po pranohet vullnetarisht dhe ata po i shnderron ne popuj te shoqerueshem dhe i edukon me nje shpejtesi te pamundshme. ceshtjen e kundroi nen prizmen e drejtesise dhe njemendesise. E shkroi letren e permendur duke e shtruar ne te kete gjendje hollesisht. Pastaj, i keshillon evropianet qe te punojne per perhapjen e Islamit nder popujt barbare, nese deshirojne nxjerrjen e tyre nga erresira dhe inkuadrimin e tyre ne rrjedhat e kultures e te qyteterimit. Dhe thote se, Islami eshte shkaku i vetem i shpetimit te vendeve te largeta te botes nga politeizmi, idhujtaria, flijimi i njeriut ne emer te idoleve, meqe krishterizmi nuk eshte i denje per kete ceshtje.
Kjo leter eshte e njohur dhe askush nuk ka mundur ta mohoje ate. Mirepo, porosia e saj mbeti e shurdher, sepse evropianet nuk e deshiruan nxjerrjen e popujve barbare nga barbarizmi, por qellimi i tyre ishte dominimi mbi ta dhe administrimi i shtetit te tyre, aq me teper, zhdukja e plote e ketyre te mjereve, sic ka ndodhur ne Amerike dhe sic po ngjet cdo dite ne ujdhesat e Paqesorit.
Nuk fshihet se evropianet kane themeluar organizata te vecanta per perhapjen e fese se tyre neper viset e largeta dhe kane investuar mjete te medha per kete qellim. Shpeshhere i dergojne anijet e tyre me ushtare dhe arme per furnizimin apo mbrojtjen e freterve te derguar atje. Megjithate krishterizmi eshte duke u perhapur shume pak.
Ne anen tjeter, Islami po zhvillohet dhe po perhapet vetvetiu neper vendet e botes dhe anetaret e tij po shtohen dita-dites.
Kjo eshte nga miresia e Zotit tim! Lavdi i qofte Atij qe ka thene: "Erdh e verteta dhe u zhduk genjeshtra..." (Kur'an, XIII: 81).
Sikur te punohej per perhapjen e Islamit sic po punohet per perhapjen e krishterizmit, Islami do te ishte fe universale ne te gjitha ujdhesat e Paqesorit.
Ne kohet e kaluara eshte bere mund i madh per perhapjen e Islamit ne Evrope. Kete u orvaten ta bejne sunduesit e shtetit Osman ne Lindje, Timurlenku ne Veri, mirepo numri i muslimaneve ne kete pjese eshte shume i vogel. Shumica e tyre kane migruar aty gjate clirimit. Prej evropianeve me se shumti Islamin e pranuan shqiptaret, dhe boshnjaket te cilet fene e vertete e pranuan nepermjet clirimtareve te shtetit Osman. Ata (boshnjaket) jane patriote te perkryer, mirepo numri i tyre nuk e kalon nje milion e gjysme.
Sa i perket kesaj ne kohen tone, perhapja e Islamit ne kontinentin e Evropes eshte shume e veshtire, sepse banoret e Evropes tash jane te ndare ne dy grupe. Grupi i besimtareve dhe i jobesimtareve. Sa u perket besimtareve, ata jane fanatike ne krishterizem dhe kane urrejtje te madhe ndaj muslimaneve. Nder te pafete, dikush beson ne nje Zot e nuk beson ne boten tjeter dhe ne Shpalljen, dikush tjeter e mohon All-llahun e madheruar; nderkaq te gjithe jane kompakte se Islami eshte feja me e drejte dhe me e mire. Megjithate, ata mendojne se nuk jane te nevojshem per fe.
Per kete edhe thame se perhapja e Islamit ne kontinentin e Evropes eshte e veshtire, madje edhe e pamundur.
Hulumtuesit jane pajtuar se feja e ardhmerise ne te dy kontinentet, te Azise dhe te Afrikes, pastaj ne ujdhesat e Paqesorit; do te jete vetem Islami, kurse krishterizmi do te jete vetem ne Evrope dhe ne Amerike.
Disa udhepershkrues nga shkencetaret ruse, kane permendur se Kina e gjere do te shnderrohet ne vend musliman, e pas nje apo dy shekujve nuk (do te) mbetet asnje grup i kinezeve, numri i te cileve arrin ne katerqind milione, pa e pranuar Islamin. Sepse Islami atje po zhvillohet dita-dites dhe muslimanet konsiderueshem po shtohen.
Evropianet po frikesohen prej kesaj, sepse populli i Kines ndonese per nga numri eshte me i madh se cdo popull, madje numri i tyre e tejkalon numrin e pergjithshem te popujve te Evropes; ata jane si barinj dhensh, sepse feja e tyre e tashme nuk eshte e pershtatshme per lufte, heroizem, apo per qyteterim. Nese e pranojne islamin dhe e ndjekin fene qe i urdheron per lufte, i pergezon shehid nese vdesin per fene dhe atdheun e tyre. Kush do te mund t'i ndalte ata?!
Gjithashtu ne Indi, ku qeveria angleze po i shfrytezon te gjitha mundesite qe t'i krishterizoje banoret e saj, gjer me tash nuk i shkoi perdore ta krishterizoje asnje musliman. Sa u perket politeisteve, nese nje behet i krishtere, nje mije e pranojne Islamin. Islami po zhvillohet ne Indi ashtu sikurse edhe ne Kine dhe vendet e tjera, ndonese qeveria e Indise eshte e krishtere.
Dije, Zoti te nderofte, se numri i politeisteve ne bote eshte me i madh se ai i muslimaneve dhe i ithtareve te Librit (ebrejte dhe te krishteret se bashku) kurse te gjithe ata jane te gatshem ta pranojne Islamin. Nese te gjithe ata e pranojne Islamin, eshte sikur ate ta pranoje mbare njerezimi.
Medoemos duhet te zhduket politeizmi, e te pastrohet toka prej pasojave te keqia te tij si jane: flijimi i njeriut, ngrenia e mishit te tij, shqyerja e grave kur u vdesin burrat dhe tradita te tjera.
Evropianet pasi mesuan se politeistet nuk e pranojne krishterizmin ndermoren zhdukjen e ketyre te mjereve se bashku me fene e tyre. I gjuajten dhe i mbyten sikurse kafshet. Ne vendet e tyre te zbrazeta sollen banore nga Evropa (per t'i popullzuar ato), sic ndodhi kjo ne disa ujdhesa te Pacifikut. Kjo, vertet eshte tirani e madhe!
Nga ana tjeter, muslimanet kurre nuk e deshiruan shtypjen e vendeve te politeisteve e as mbytjen e tyre, por synimi i tyre ishte perhapja e Islamit ndermjet tyre dhe zhdukja e politeizmit dhe jobesimit nder ta. Andaj te ta muslimani eshte i dashur, e i krishteri i urrejtur.
Sikur te themelonim organizata per perhapjen e fese tone te qarte dhe te shpenzonim mjete per kete qellim, sic vepruan te krishteret, nuk do te mbetej asnje politeist ne bote pa e pranuar Islamin dhe te gjitha viset e Azise dhe te Afrikes do te ishin vende islame.
Edhepse feja e All-llahut po perhapet pa perpjekje njerezore, sic theksuam, megjithate, meqe jemi te obliguar me xhihad - mendoj se e kemi per detyre qe te kontribojme ne kete drejtim per perhapjen e drites se islamit ne pjeset e botes, qe banoret e saj t'i shpetojme nga erresira e politeizmit dhe injorances, madje, nga shkaterrimi; sepse nese ata do te mbeteshin ne kete gjendje qe jane, do t'i pushtonin evropianet dhe do t'i shkaterronin per t'ua uzurpuar vendet dhe pasurite e tyre.
Ata, ndonese jane injorante, e kuptojne kete realitet, andaj dhe jane te gatshem ta pranojne Islamin nese u behet i mundshem komunikimi me ta dhe sugjerimi i tij. Sepse, ata e dine se nese e pranojne Islamin do te shpetojne nga ky shkaterrim, ngase te krishteret nuk mund t'u bejne asgje muslimaneve.
Nese perpiqemi, suksesi do te jete me ne, e nese tregojme mosperfillje, fatkeqesia do te bie mbi ne, sepse evropianet nuk e lene punen pas dore, por japin cdo gje prej vetes, posacerisht ne keto vitet e fundit dhe besohet se nje dite do t'i mbyllin dyert te cilat sot jane te hapura per zhvillimin dhe perhapjen e Islamit.
UNITETI NDeRMJET MUSLIMANeVE
eshte e qarte se per cdo gje ekzistojne shkaqe, e kush deshiron ta arrije ate, duhet t'i plotesoje shkaqet e saj. Shkaku me i fuqishem per kete qellim eshte lidhshmeria dhe pershtatshmeria midis muslimaneve. Ne ketu nuk aludojme ne nje bashkim politik, as doktrinar, sepse bashkimi politik eshte shume i veshtire, kurse ai doktrinar i pamundshem; por me bashkim kemi per qellim bashkimin fetar dhe te sheriatit ndermjet muslimaneve. E kjo eshte detyre per secilin musliman, i cfaredo mesimi qe te jete dhe cfaredo shteti t'i takoje.
Sikur te krishteret, te cilet jane nenshtetas te shtetit islam, qe i ndjekin prijesit e tyre ne ceshtjet e fese se tyre, po ashtu muslimanet te cilet jane nenshtetas te shtetit te krishtere, apo jane nen administrimin e ndonjerit nga munduesit islame, duhet qe ne ceshtjet e fese te ndjekin halifin e tyre legjitim, e ai eshte, pa medyshje, sulltani Osman.
Te gjitha vendet muslimane duhet te lidhin marredhenie te vazhdueshme dhe lidhje te fuqishme me hilafetin sunnit. Kjo lidhje eshte lidhje ideore dhe fetare. Per kete nuk ka arsye dikush te beje probleme sepse Sheriati islam i urdheron muslimanet qe ne ceshtjet e fese se tyre te veprojne sipas urdhrit te halifit te tyre legjitim. Sikur te afroheshin muslimanet ne kete ceshtje te ndershme, do te arrihej lidhja ndermjet te gjithe popujve islame.
POPUJT ISLAMe DHE SHTETET E TYRE
Patjeter ne duhet te bejme nje veshtrim per popujt e njohur islame dhe ndarjen e tyre ne shtete islame
a) Arabet
Dije, Zoti te shperblefte! - se populli me i madh e me madheshtor islam jane arabet. Ne mesin e tyre eshte paraqitur Islami, e pejgamberi (i Derguari) ishte prej tyre, dhe ata gezojne nderin dhe respektin mbi te gjithe popujt muslimane.
Numri i banoreve te tyre eshte rreth gjashtedhjete milione. Ata jane te shtrire ne mbare Siujdhesen e Arabise (d.m.th. Hixhazi, Jemeni, Hadramevti, Mesketi, Mexhdi dhe Bahrejni), ne Siri d.m.th. tokat e Shamit dhe te Palestines, ne El-Xhezire, ne Irakun arab, Egjipt, Berka, Tripolin perendimor, Tunizi, Algjeri, Maroko (d.m.th. Fesi dhe Merakeshi) dhe ne Saharane e madhe, gjer te vendet zazake.
Gjuha e tyre eshte nje. Ajo eshte gjuha me e rrjedhshme dhe me e bukur ne bote. Rregullat e saj jane te perkufizuara. Librat qe ekzistojne ne ate gjuhe jane te panumert.
Arabet e kane nje vecori te rralle. Ata e arabizojne cdokend qe e takojne apo i takon. E asnjehere askush nuk i ben ata joarabe. Per kete numri i tyre po shtohet dita-dites.
Tashme jane arabizuar popuj te krishtere nga Siranet e Vjeter e te tjere dhe ata e perdorin gjuhen arabe dhe shkrimin arab ne te gjitha ceshtjet e tyre te keaj bote dhe te botes tjeter, keshtuqe ne letersine arabe paraqitet seksioni "nasranijj" (i te krishtereve).
eshte cudi se keta te krishtere jane ngritur me teper se muslimanet ne shkence dhe njohuri.
Duhet qe muslimanet te bejne perpjekje dhe te obligohen qe t'i tejkalojne te krishteret ne diturite e reja sic i tejkaluan ne retorike e letersi, sepse gjuha arabe eshte gjuhe e Islamit.
b) Turqit
Populli me i madh pas arabeve jane turqit. Numri i tyre eshte rreth njezetepese milione. Krahinat e banuara prej tyre shtrihen prej Detit te Venedikut ne Evrope e gjer ne brendi te Kines ne Azine Qendrore, pastaj prej stepeve te ngrira ne Siberi gjer ne kufijte e Indise, Irakut dhe Tokes se Shamit. Ata jane te ndare ne shume grupe por mund te permblidhen ne tri sosh:
Grupi i pare - Turqit e perendimit apo osmanlinjte: Ata banojne ne vendet romake apo Rumeli, ne Evrope dhe Anadoll ne Azi. Ata jane popull me i ndershem i Turqise. Gjuha e tyre eshte me e rrjedhshmja dhe me e embla ne gjithe Turqine. Edhe sulltanet osmanlij, ne dore te te cileve gjendet hilafeti islam dhe mbrojtja e popullit te meshiruar, Zoti i mbrojte prej cdo fatkeqesie e mjerimi, - rrjedhin nga ky popull i dalluar. Edhe tash po i bejne te gjitha perpjekjet per mbrojtjen e muslimaneve dhe per ngritjen e vleres se Islamit. Tash e gjashteqind vjet, ata prijne dhe sundojne ne te gjitha vendet arabe pos ne tri: ne Algjerin - te cilen e pushtuan francezet pa te drejte, ne Marok dhe ne Imametin e Mesketit ne Siujdhesen Arabe.
Grupi i dyte - Turqit e Lindjes: Jane banoret e Transaksonise, te Ferganes dhe te Hattes apo te Turanit te Vjeter. Keto vende ne te kaluaren kane qene atdhe i posacem i turqve.
Gjuha e tyre eshte ame e ajo osmane dege e saj, kurse gjuha e tyre quhet cagataje. Ajo eshte nje gjuhe shume e shemtuar, qe nuk ka embelsi per dallim nga ajo osmane. Ne kete gjuhe ka libra te vjeter letersi (beletristike) dhe poezi. Mirepo, gjuha osmanishte eshte shquar ne njohurite e reja.
c) Tataret
Tataret jane grupi i trete. Ata i banojne krahinat e Detit Kaspik dhe pjesen evropiane te Rusise, sidomos ne Kazan dhe ne Siujdhesen e Krimese. Gjuha e tyre eshte ndermjet cagatajes dhe turko-osmanishtes.
Nderkaq, prej turqve qe e kane ruajtur pavaresine e tyre jane vetem osmanlinjte. Kurse turqit e Lindjes dhe tataret jane nen sundimin e Rusise. Ndersa turqit e Lindjes se Larget apo te Kashgarit dhe te Hatta-se, i ka pushtuar shteti kinez.
c) Persianet
Nder popujt e medhenj islame bejne pjese edhe persianet. Atdheu i tyre autokton eshte Irani apo Persia, Iraku i jashtem, Mazanderani dhe Horasani. Ata jane perhapur edhe ne Afganistan dhe Bulugistan, apo Kabulistan, Herat, Kelat e gjer ne Transaksoni nga Veriu dhe gjer ne Indine Qendrore nga Jugu.
Gjuha e tyre eshte persishtja e cila pas arabishtes ishte gjuhe me e nderuar islame. Banoret e Azise Qendrore e moren per gjuhe te tyre letrare. Banoret e Afganistanit dhe Bulugistanit, te cilet flasin me gjuhe te posacme, shkruajne dhe lexojne ne persishte. Po keshtu vepruan edhe shumica e turqve te Transaksonise.
Muslimanet e Indise gjer vone shkruanin dhe lexonin vetem ne persishte. Pervec tjerash, ata qe flasin persisht jane pak, e numri i tyre nuk e tejkalon njezet milioneshin. Mirepo, kete gjuhe e dine shumica e muslimaneve te Azise Qendrore dhe ajo radhitet ne vendin e dyte nder gjuhet islame.
d) Muslimanet e Indise
Populli i katert islam, jane muslimanet e Indise. Ata jane rreth gjashtedhjete milione, por jane te ndare ne shume grupe. Gjer para pak kohesh e kane perdorur gjuhen persishte ne lexim e shkrim, e gjuhen e tyre nuk e perdorin pos per te folur. Mirepo, sot ata lexojne e shkruajne ne gjuhen Urdu e cila eshte gjuha e tyre me e rrjedhshme dhe me e shtrire. Ne kete gjuhe ekzistojne shume libra, dhe nje numer gazetash qe dalin ne qytetet e Indise dalin ne kete gjuhe.
dh) Malajasit
Vendi i peste nder popujt islame u takon malajasve. Ata jane banore te brigjeve te Indise Lindore dhe te ujdhesave te Oqeanit te Qete. Ky popull eshte i shtrire ne te gjitha anet e Oqeanit te Qete. Ata i gjen ne Axh, Samatra, Java, Borneo dhe ne Indokine sic gjenden edhe ne Madagaskar, e cila eshte nje ujdhese e madhe ne afersi te Afrikes. Pastaj i sheh ata ne ujdhesat qe gjenden para Amerikes. Atdhe i tyre eshte i gjithe Pacifiku.
Prej ketij populli, muslimane jane: ata qe gjenden ne brigjet e Indise Lindore si ne Axh, Sumatra; ata qe gjenden ne ujdhesat e Oqeanit Indian si ne Java, Borneo dhe ne Indokine. Kurse ata qe jane ne ujdhesat e largeta ende jane te deshpruar ne politeizem dhe mosbesim.
Prej tyre, muslimanet qe e perbejne shumicen, e shkruajne dhe e lexojne gjuhen e tyre, ne te cilen kane shume libra.
e) Popujt zezake
Pas ketyre pese popujve qe jane popujt me te medhenj islame, pason te folurit mbi popujt zezake te cilet jane ne Kontinentin e Afrikes. Ata jane popuj te shumte, te ndryshem dhe flasin gjuhe te vecante.
Pasi qe vellimi i ketij traktati nuk eshte ne gjendje ta perfshije numrin e kombeve te tyre, e shohim te nevojshme qe cekjen e tyre ta bejme ne forme koncize.
Se pari, themi se numri i tyre eshte me i madh sesa qe mendonin, sepse Sudani Lindor dhe Perendimor, vendbanimet e Nilit Egjiptian dhe Nilit te Zi, d.m.th. vende te gjera qe shtrihen ne pjesen qendrore te kontinentit te madh te Afrikes, jane te banuara me shume popuj zezake muslimane, e po ashtu edhe brigjet lindore te saj gjer ne Zanzibar.
Se dyti - feja islame eshte perhapur nder popuj zezake me teper sesa qe e mendonin, sepse eshte vertetuar se shumica e viseve pertej Ekuatorit, te panjohura gjer me tash; jane te banuara me banore muslimane dhe ata qe nuk e kane pranuar islamin gjer me tash, kete po e bejne per cdo dite e me shume.
Mund ta parashikojme, se banoret zezake-muslimane te Afrikes nuk jane me pak se 70 apo 80 milione. Ata nuk i shkruajne gjuhet e tyre, por dijetaret e tyre lexojne e shkruajne vetem arabisht.
POPUJT E VEGJeL MUSLIMANe
Ekzistojne popuj te vegjel muslimane ne cdo vend islam sic jane: kurdet, afganistanasit, cerkezet, shqiptaret, boshnjaket e te tjere, qe nuk ka nevoje te numerohen.
Keta popuj nuk i shkruajne gjuhet e tyre, por lexojne arabisht dhe ne gjuhen me te afert te tyre si turqisht dhe persisht.
Ndersa muslimanet e Kines, pasiqe kishin emigruar nga qendrat islame, leximin e Kur'anit e mesojne vetem ne arabisht dhe jane te detyruar qe gjuhen e tyre ta shkruajne me shkrimin e varfer kinez.
Kerkohet angazhim per perhapjen e diturive te gjuhes arabe dhe te sheriatit ne mesin e tyre dhe per vendosjen e marredhenieve ne mes tyre dhe botes islame.
Muslimanet ne pergjithesi ne bote, Zoti i rritte e i shtofte! Ata, jane rreth 200 milione.
GJUHeT E POPUJVE MUSLIMANe
Gjuha arabe eshte gjuhe e pergjithshme ne te gjitha shtetet islame, sepse fjala e All-llahu - Kur'ani - lexohet dhe mesohet neper te gjitha keto vende. Te gjithe dijetaret i mesojne diturite e sheriatit ne universitete e shkolla me kete gjuhe te ndershme. Andaj, njohja e saj eshte e domosdoshme per cdo dijetar mulsiman.
Pas arabishtes vjen persishtja. Ajo eshte gjuhe islame te cilen e flasin banoret e Azises Qendrore dhe shume popuj si: turqit, indianet, kurdet e tjere dhe e shkruajne me shkrimin arab. Ajo eshte e perzier me gjuhe dhe terma arabe dhe eshte porsi nje dege e arabishtes.
Pas persishtes, vjen gjuha e trete islame - turqishtja. Ajo shkruhet me shkrim arab dhe ndahet ne dy dege: Hindu e quajtur Urdu dhe Malajziase.
Sa i perket turqishtes dhe hindu, ato jane te perziera me fjale arabe dhe persiane, e sa i perket asaj malajziase, ajo permban vetem fjale arabe.
eshte e qarte se sikur te ishte arabishtja gjuhe e te gjithe muslimaneve, do te ishte me mire nga disa aspekte, mirepo, pasiqe deshira e All-llahu eshte ndryshe, dhe ne bote ka popuj e kombe muslimane qe flasin me gjuhe te tjera pervec arabishtes, sic shkruajne kater popujt e permendur do te ishte me e dobishme per Islamin sikur ta shkruante cdonjeri gjuhen e tij.
Per Islamin me mire do t'ishte sikur pervec pese gjuheve te permendura (arabe, persiane, turke, hindu dhe malajziase) te shkruheshin edhe gjuhet islame si: gjuha kurde, cerkeze, e popujve zezake etj. sepse arabishtja eshte apostafat per dijetaret, te cilet e kalojne pjesen me te madhe te kohes duke e mesuar. Ate nuk mund ta mesoje gjithkush. Per c'shkak masat e shume popujve e kombeve mbeten ne injorance, e cila eshte ne kunderthenie me Islamin. Shume nga injorantet e atyre popujve jane indiferente ndaj te vertetes se Islamit dhe parimeve te tij te larta.
Mendoj se, sikur te behej perpjekje dhe angazhim ne shkrimin e te gjitha gjuheve islame me shkrimin arab dhe per shkrimin e librave fetare e te sheriatit dhe predikimeve udhezuese e drejtuese ne secilen prej ketyre gjuheve; kjo do te ishte nje sherbim i madh per zgjerimin e Islamit dhe perhapjen e drites se tij shpetimtare.
Megjithkete, kerkohet kujdes ne perhapjen e gjuhes arabe dhe shtimin e njohesve te saj, sepse ajo eshte nje lidhje e forte per bashkimin e muslimaneve dhe mjet i shendoshe per forcimin e parimeve te fese se qarte.
Shpresojme te kene sukses dhe lutemi t'i kene te gjitha te mirat vellezerit udhezues te cilet japin gjithcka prej vetes per zgjerimin e Islamit dhe perhapjen e drites se tij per njohjen e tij neper te gjitha viset e botes.
Perfundim
Ky traktat eshte dhurate dhe kujtim per te mesipermit, All-llahu u ndihmofte e i mbrojte!
Falenderimi i qofte All-llahut per perfundimin!
eshte perfunduar hartimi i ketyre shkronjave ne folene e hilafet Istamboll: Zoti i mbrojte ate dhe pronarin e saj nga cdo e lige dhe mjerim!
U shkrua ne vitin 1302 (nje mije e treqind e dy) nga Hixhreti i Pejgamberit te cilit ia dergojme pershendetjet me te bukura
NGJARJE QË KANË NDODHUR NË RAMAZAN
Muaji i bekuar i Ramazanit është muaj i çlirimeve dhe fitoreve të shumta, muaj i ngjarjeve të mëdha me jehonë madhështore në historinë tonë islame. Andaj, dhe ne do përpiqemi të shënojmë disa ngjarje që kanë ndodhur në këtë muaj me përshkrime të shkurtra pa u zgjatur shumë.
Do i përmendim ngjarjet sipas kohës që kanë ndodhur.
Ngjarjet që kanë ndodhur në Ramazan para llogaritjes së kalendarit hixhrik:
- Ngritja e Isait alejhi selam në qiell. Kjo duke u bazuar në hadithin që e shënon Hakimi në Mustedrek, i cili transmetohet nga Hurejth bin Mahshij, ku përmend se Hasen bin Ali, radijallahu anhuma, mbajti një hutbe dhe përmendi virtytet e babait të tij pas vrasjes së tij dhe tha: “Është vrarë në në të njëjtën natë që ka zbritur Kur’ani, dhe në në të njëjtën natë që është ngritur Isai alejhi selam”. Hakimi thotë se ky hadith është i saktë, ndërsa Dhehebiu ka heshtur për këtë.
- Fillimi i shpalljes dhe zbritja e Kur’anit Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, si dhe fillimi i Thirrjes Islame. Kjo ka ndodhur në ditën e hënë. Këtë na e sqaron Kur’ani Famëlartë ku thotë: “(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra).”(Bekare, 185). Për këtë dëshmojnë edhe hadithe të shumta. Zbritja e Kur’anit është bërë në Natën e Kadrit. Me zbritjen e Kur’anit është për synim zbritja e tij prej Levhi Mahfudhit në qiellin e dynjasë, në Bejtul Izzeti. Pastaj, gjatë periudhës gati 23 vjeçare, Xhibrili ia sjell atë Muhammedit pjesë-pjesë. Kadr do të thotë: vlerë, përcaktim, rëndësi etj. Nata e Kadrit është më e vlefshmja, më e rëndësishmja, ngase në të fillon shpallja e dritës hyjnore për mbarë botën. Është më e dobishme se një mijë muaj, në të cilët nuk ka ndonjë këso nate. Është më e rëndësishmja, ngase në të zbresin engjëjt, në qiellin e dynjasë, në tokë rreth njerëzve. Zbresin për shkak se Zoti përcakton çdo çështje të vitit. Nata e Kadrit është në Ramazan, në dhjetë ditë e fundit. Ndërsa, sa i përket datës ka mendime të ndryshme të dijetarëve rreth kësaj. Mendimi i shumicës është se ajo është në natën e njëzet e shtatë. Mubarekfuri në “Rrehik el mahtum” thotë se është më 21 Ramazan. Por ka edhe mendime se ajo lëviz gjatë viteve në netët tek në dhjetëshin e fundit në natën 21, 23, 25, 27 dhe 29.
- Vdekja e Ebu Talibit, xhaxhai të Pejgamberit alejhi selam, në vitin e dhjetë të shpalljes.
- Vdekja e nënës së besimtarëve, Hadixhes radijallahu anha, po ashtu në vitin e dhjetë të shpalljes, dhe pak kohë para hixhretit diku tre vjet.
Ngjarjet që kanë ndodhur në Ramazan prej vitit të parë të llogaritjes së kalendarit hixhrik:
Viti 1-rë hixhrik:
- Nisja e ekspeditës Sejful Bahr nën udhëheqjen e Hamza bin Abdulmutalib në fillim të Ramazanit, gjegjësisht në vitin 623. Pejgamberi alejhi selam e përgatiti këtë ekspeditë me 30 burra për t’ia prerë rrugën karvanit të kurejshëve që vinte nga Shami, në të cilin ishte edhe Ebu Xhehli dhe ishin më se treqind veta. Por, nuk ndodhi lufta mes tyre, ngase përfunduan me marrëveshje me ndërmjetësimin e Mexhd bin Amër Xhinij. Flamuri i Hamzës ishte flamuri i parë që e nisi Pejgamberi alejhi selam dhe ishte me ngjyrë të bardhë.
Viti 2-të hixhrik:
- Beteja e Bedrit, e cila ka ndodhur në ditën e premte më 17 Ramazan dhe që ishte një ditë shumë e nxehtë. Bedër është vendi në të cilin është zhvilluar beteja e njohur mes muslimanëve dhe mushrikëve, në bazë të të cilit edhe e mori emrin Beteja e Bedrit. Është mes Mekës dhe Medinës, aty kishte ujë dhe në të gjendej një pus që i takonte një njeriu të quajtur Bedër, sipas të cilit u quajt edhe vendi. Muslimanët dëshironin t’u jepnin mekasve një goditje të fortë ekonomike me pengimin dhe marrjen e këtij karvani që kthehej nga Shami, për këtë dhe Pejgamberi alejhi selam nuk i obligoi të gjithë sahabët për të marrë pjesë, andaj dhe shumë sahabë mbeten në Medinë duke menduar se kjo do të jetë thjesht një ekspeditë vëzhguese si të tjerat më parë, e jo për të luftuar. Por, edhe ata që ndejën nuk u qortuan. Pejgamberi alejhi selam doli me 314 burra, prej tyre ishin 83 muhaxhirë e 231 ensarë (61 nga Evsi dhe 170 nga Hazrexhi). Kishin dy kuaj, njërin e kishte Zubejr bin Avvami, ndërsa tjetrin e kishte Mikdad bin Esved Kindi. Kishin edhe 70 deve, në të cilat hipnin nga dy vetë, e kishte raste edhe nga tre vetë. Pejgamberi alejhi selam, Aliu dhe Merthed bin Ebu Merthed hipnin në një deve. Kjo ishte fitorja e parë e muslimanëve në betejë kundër jobesimtarëve, me të cilën edhe u bë ndërrimi i rrjedhës së historisë jo vetëm në Gadishullin Arabik, por në tërë botën. Vranë 70 mushrikë dhe robëruan 70 të tjerë.
- Vdekja e Ebu Xhehlit, Amër bin Hisham, Ummjje bin Halef dhe As bin Hisham bin Mugire (që ishte daja i Umer bin Hattabit radijallahu anhu) mu në këtë betejë dhe më pas i kanë hedhur në një pus të papërdorur.
- Vdekja e Rukijes, vajza e Pejgamberit alejhi selam dhe bashkëshortja e Uthman bin Affan radijallahu anhu.
- Më 25 Ramazan, menjëherë pas kthimit të Pejgamberit alejhi selam nga Bedri është nisur ekspedita për vrasjen e Asmae bint Mervan, e cila ishte prej atyre që dëmtonin dhe fyenin Pejgamberin alejhi selam. Kjo njolloste Islamin me fyerjet e saj dhe nxiste kundër Pejgamberit alejhi selam. Për qëllime të tilla ka shkruar edhe poezi.
Viti 3-të hixhrik:
- Lindja e nipit të Pejgamberit alejhi selam, Hasen bin Ali bin Ebu Talib nga nëna Fatime, e bija e Pejgamberit alejhi selam, që ka ndodhur natën në gjysmë të Ramazanit. Ky ishte fëmija i parë i prindërve dhe vetë Pejgamberi e emërtoi Hasen.
- Martesa e të Dërguarit alejhi selam me Zejnebe bint Huzejme, e cila quhej edhe Ummu Mesakinë (nëna e të mjerëve) për shkak të kujdesit dhe sadakasë së shumtë për të mjerët dhe varfanjakët. Zejnebja ka vdekur sa ishte gjallë Pejgamberi dhe nuk qëndroi më te më shumë se dy apo tre muaj.
Viti 5-të hixhrik:
- Zbritja e ajeteve kur’anore për pastrimin e Aishes radijallahu anha nga shpifjet dhe fyerjet që ndodhën lidhur me të gjatë kthimit të tyre nga Beteja e Mustalakut, e cila ndodhi në muajin Shaban, e këto ajete zbritën një muaj më vonë në Ramazan.
Viti 6-të hixhrik:
- Dërgimi i ekspeditës së Abdullah bin Utejk për vrasjen e Selam bin Ebu Hakik.
- Dërgimi i ekspeditës së Ebu Bekër Siddikut dhe Zejd bin Harithe për në Vadil Kura te Benu Fezare. Një fis i Benu Fezare tentoi vrasjen e Pejgamberit, andaj dhe Pejgamberi dërgoi Ebu Bekrin për t’i ndëshkuar ata.
- Dërgimi i ekspeditës së Galib bin Abdullah për në Mujfea, dhe kjo është beteja në të cilën Usame bin Zejd radijallahu anhu vrau njeriun pasi që tha: La ilahe il-lall-llah.
Viti 8-të hixhrik:
- Në fillim të Ramazanit është dërguar ekspedita e Ebu Katades për në Batni Idm.
- Çlirimi i Mekës. Pejgamberi alejhi selam doli nga Medina më 10 Ramazan me 10 mijë sahabë dhe hyri në Mekë më 19 Ramazan.
- Dërgimi i ekspeditës së Halid bin Velidit për shkatërrimin e idolit Uzat, gjë e cila ndodhi në pesë netët e fundit të Ramazanit.
- Dërgimi i ekspeditës së Sa’d bin Zejd Eshheli për në Menat në gjashtë netët e fundit të Ramazanit.
- Dërgimi i ekspeditës së Amër bin Asit për në Suvaë tek idoli i Hudhejlit për shkatërrimin e tij.
Viti 9-të hixhrik:
- Kthimi i Pejgamberit alejhi selam nga Beteja e Tebukut, për të cilën kishte dalë në muajin Rexheb, ku beteja mori 50 ditë, 20 ditë i kaloi në luftime ndërsa të tjerat në rrugë vajtje e ardhje.
- Ardhja e delegacionit të Thekifit te i Dërguari i Allahut duke shpallur pranimin e Islamit.
- Ardhja e të deleguarit të mbretërve të Humejrit te i Dërguari alejhi selam me shkresat e tyre, të cilët lajmëronin për pranimin e tyre të Islamit.
Viti 10-të hixhrik:
- Pranimi i Islamit nga Xherir bin Abdullah Xhebeli, i cili erdhi te Pejgamberi alejhi selam dhe e bëri këtë para tij. Hyri në Islam pas zbritjes së sures Maide, dhe kur erdhi, Pejgamberi alejhi selam ia shtroi një ulëse dhe tha: “Kur të vjen ndonjë fisnik, nderoje dhe respektoje”.
*** Deri këtu kemi sjellë ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur në Ramazan gjatë kohës së Pejgamberit alejhi selam. Ai ka agjëruar gjithsej nëntë ramazana, ngase agjërimi i Ramazanit është bërë farz në muajin Shaban të vitit të dytë hixhrik, ndërsa Pejgamberi alejhi selam ka vdekur në muajin Rebiul evvel të vitit të 11-të hixhrik.
Ngjarjet që kanë ndodhur në Ramazan pas vdekjes së Pejgamberit alejhi selam:
Viti 14-të hixhrik:
- Falja e namazit të teravive me imam pas Ubejje bin Halef. Këtë e bëri kalifi Umer bin Hattab, madje dërgoi shkresa, me të cilat i urdhëroi mëkëmbësit e tij në të gjitha zonat që të falin këtë namaz me imam.
Viti 58-të hixhrik:
Vdekja e nënës së besimtarëve, Aishes radijallahu anha, e cila ishte e bija e Ebu Bekrit dhe gruaja e Pejgamberit alejhi selam, madje më e dashura prej të gjithave. Ka vdekur në mbrëmjen e të martës më 17 Ramazan dhe ka porositur që të varroset natën në Varrezat e Bekies (varrezat e Medinës). Namazin e xhenazes ia ka falur Ebu Hurejre pas namazit të vitrit. Kur vdiq kishte 67 vjet, ngase kur vdiq Pejgamberi alejhi selam ajo kishte vetëm 18 vjet, ndërsa kur bëri hixhretin kishte 8 apo 9 vjet.
Viti 124-të hixhrik:
- Vdekja e Imam Zuhriut. Është tabi’in i nderuar. Ai është Muhammed bin Ubejdullah bin Abdullah bin Shihab bin Abdullah bin Harith bin Zuhre bin Kilab bin Murre, Ebu Kureshi Zuhri. Është një prej dijetarëve të njohur dhe emrave të shquar të Islamit.
Viti 218-të hixhrik:
- Hyrja e Mu’tesim Bilah në Bagdad pasi që e mori kalifatin. Atë ditë që vdiq vëllau i tij Me’muni në Tarsus në ditën e enjte më 12 rexheb ngaqë ishte i sëmurë, e mori pushtetin Mu’tesimi edhe pse disa menduan se duhej të vinte në pushtet djali i Me’munit, Abbasi. Por, Abbasi tha se unë ia dorëzoj pushtetin axhës tim Mu’tesimit. Pas marrjes së pushtetit urdhëroi që të kalonte në Bagdad ku edhe hyri në ditën e shtunë në fillim të Ramazanit.
Viti 222-të hixhrik:
- Çlirimi i qytetit Babek në kohën e kalifatit të Mu’tesimit, i cili përgatiti një ushtri të madhe për të. Pas shumë përpjekjesh e betejash të ashpra arritën ta çlirojnë Babekun në ditën e premte në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit.
Viti 441-të hixhrik:
- Dy shtyllat në anijatën e Xhamisë Emevite në Damask. Është nisur ndërtimi i Xhamisë në Damask në fund të vitit 86. Është shkatërruar kisha që ishte në atë vend dhe pastaj filloi ndërtimi i xhamisë që zgjati dhjetë vjet, e filloi atë Velid bin Abdulmelik dhe e përfundoi vëllai i tij Sulejmani. Kupola lindore është ndërtuar në vitin 450, ndërsa dy shtyllat e vendosura në anijatën e Xhamisë janë bërë për ndriçim për netët në të cilat tubohen. Këto dy shtylla janë bërë me urdhrin e gjykatësit të qytetit Ebu Muhammed.
Viti 518-të hixhrik:
- Vdekja e autorit të librit “Kitabul Emthal”. Ibën Ibrahim Ebu Fadël Mejdani është autor i këtij libri, që nuk ka rival në këtë fushë. Ka vdekur ditën e mërkurë më 25 Ramazan.
Viti 540-të hixhrik:
- Vdekja e Muhammed bin Abdullah bin Ahmed bin Habib, Ebu Bekër Amarij, i njohur si Ibën Habbaz. Ka dëgjuar hadithin dhe është edukuar në frymën e tij Ibnul Xhevzi. Ka pasur njohuri të mëdha në fikh dhe në hadith. Ka vdekur në mbrëmjen e të mërkurës në gjysmë të Ramazanit.
Viti 544-të hixhrik:
- Vdekja e gjykatësit Ijad, i njohur si Kadi Ijad. Ai është Ijad bin Musa bin Ijad bin Amër bin Musa bin Ijad bin Muhammed bin Musa bin Ijad Sebtij, ka lindur në vitin 446. Është një prej dijetarëve të mëdhenj të malikitëve, është autor i shumë librave si “Esh-shifa”, “Sherh muslim”, “Mesharikul envar” etj. Ka poezi të bukur dhe është dijetar e imam në shumë shkenca si në fikh, gjuhë arabe, hadith, letërsi. Ka vdekur në ditën e premte në Ramazan në qytetin Sebti.
Viti 559-të hixhrik:
- Lufta në Harim. Është çliruar ky vend në këtë vit, kur Nuruddin kërkoi ndihmën e ushtarëve muslimanë kundër të krishterëve evropianë, me ç’rast u zunë robër shumë prej tyre madje edhe vetë përfaqësuesit e Antakijes, Tarabulsit, Romës etj. Si dhe janë vrarë mijëra njerëz, thuhet 20 mijë.
Viti 587-të hixhrik:
- Çka ndodhi pas marrjes së të krishterëve evropianë qytetin Aka. Ata pas marrjes së këtij vendi vazhduan me tërë fuqinë duke synuar Askalanin. Por, ushtria muslimane nën udhëheqjen e sulltanit Salahudin i kundërshtonte çdo herë dhe hap pas hapi bënte ndjekjen e tyre. Mes dy ushtrive u shkëmbyen shumë letra, por u bënë edhe shumë beteja të ashpra. Mbreti i Anglisë dëshironte të bënte një konspiracion me vëllaun e sulltanit, mbretin Adil, por ky ia ktheu rreptë se në asnjë mënyrë nuk pranon një gjë të tillë pa u shfarosur edhe kalorësi dhe këmbësori i fundit. Vazhduan betejat e ashpra, sulltani më 2 Ramazan lëshon Askalanin e shkatërruar dhe u vendos afër Bejtul Makdis të cilin edhe e vizitoi. Kërkesat e evropianëve vazhdonin edhe më tej, formuluar përmes mbretit të Anglisë: Kërkojmë tre gjëra e asgjë tjetër: Kthimin e kryqit, vendet përgjatë bregdetit dhe Bejtul Makdis. Por, sulltani Salahudin iu përgjigj me tone të ashpra dhe bëri parapërgatitjet e duhura për përballimin e sulmeve krishtere dhe herë pas herë i sulmonte ata duke iu shkaktuar humbje, duke zënë shumë robër dhe duke marrë plaçkën e tyre. U mbyll viti dhe gjendja ishte kësisoj.
- Vdekja e mbretit Mudhafer, e cila ndodhi më 19 Ramazan. Ka qenë trim dhe i tmerrshëm në luftë. Emri i tij është Tekijuddin Umer bin Shahnishah, ishte i biri i vëllait të Salahudinit.
Viti 645-të hixhrik:
- Vdekja e Haririt. Me origjinë ishte nga fshati Busr, dhe më vonë erdhi në Damask ku punonte në prodhimin e mëndafshit. E më pastaj e la edhe këtë dhe filloi punën e lypësit varfanjak. Veprimet dhe mendimet e tij i refuzonin dhe i qortonin dijetarët si Izzuddin bin Abduselam, Ibën Salah, Ibën Haxhib e të tjerë. Shteti Eshrefij në atë kohë e burgosi, dhe më vonë kur e liruan ia kushtëzuan largimin nga Damasku. U kthye në fshatin e tij, por herë pas herë vinte edhe në Damask. Ithtarët e tij njihen si haririj që kryesisht ishin varfanjakë dhe ishin mohues të sheriatit. Talleshin me parimet e fesë, bënin mëkate, mexhliset e tyre ishin me muzikë e valle, e lanë tërësisht namazin dhe me gjëra të tilla ndikuan te shumë njerëz e sidomos te të rinjtë. Disa dijetarë lejuan edhe vrasjen e tij, por deshi Allahu dhe vdiq, e të pushojnë njerëzit nga sherri i tij.
Viti 654-të hixhrik:
- Djegia e Xhamisë së Pejgamberit në Medinë. Ebu Shame thotë: Në mbrëmjen e së premtes në fillim të Ramazanit, e kaploi Xhaminë e Pejgamberit një zjarr i madh në këndin perëndimor duke shkuar drejt atij verior. Dikush ka hyrë me zjarr dhe iu është kapur flaka dyerve derisa shumë shpejt kaloi në kulm sa që i gjithë kulmi i xhamisë u dogj tërësisht në një kohë më pak se një orë. Po ashtu edhe kulmi i dhomës së Pejgamberit është djegur.
Viti 662-të hixhrik:
- Fitorja e muslimanëve të Marokut kundër të krishterëve evropianë. Sipas shënimeve nga Maroku tregohet se ata korrën fitore kundër të krishterëve evropianë ku vranë mbi 45 mijë, zunë robër 10 mijë, kanë çliruar 42 vende të pushtuara. Fitorja vendimtare ka qenë ditën e enjte më 14 Ramazan.
Viti 666-të hixhrik:
- Çlirimi i Antakisë në kohën e Sulltanit Melik Dhahir. Antakija ishte një qytet i madh me plot të mira, muri i tij ishte mbi 12 milje, kishte 136 kulla dhe 24 mijë sherafe. Zbritën për te ai në fillim të Ramazanit. Banorët e tij dolën jashtë për të kërkuar nga ai siguri duke parashtruar kushte, të cilat ai i refuzoi, e përgatiti rrethimin e tij derisa hyri në të më 14 Ramazan me ndihmën e Allahut. Aty gjeti shumë të mira, zuri shumë robër, por edhe liroi një numër të madh muslimanësh të burgosur. Edhe banorët e Bagrasit kur patën dëgjuar se sulltani ishte nisur në drejtim të tyre dërguan një person për të kërkuar prej tij që ta dërgojë dikë për ta pranuar dorëzimin e qytetit, e cila gjë u bë më 13 të Ramazanit. Edhe gjatë rrugës u dorëzuan shumë kulla e kala derisa sulltani hyri si fitimtar në Damask më 27 Ramazan.
Viti 741-të hixhrik:
- Përfundimi i ndërtimit të minares lindore. Përfundimi i punës në ndërtimin e kësaj minareje në Xhaminë Emevite në Damask është bërë në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Njerëzit e pëlqyen ndërtimin e saj sa dhe disa thanë se nuk është ndërtuar një e tillë asnjëherë në historinë e Islamit. Madje disa shkuan edhe më larg duke thënë se kjo është minarja e bardhë e përmendur në hadithin që tregon zbritjen e Isaut alejhi selam te minarja lindore e bardhë në Damask, por Allahu e di më së miri këtë.
Viti 743-të hixhrik:
- Lindja e binjakëve të ngjitur. Është i njohur rasti se në fillim të Ramazanit ka lindur një fëmijë me dy koka dhe katër duar. Është sjellë te mëkëmbësi i sulltanit, njerëzit shkonin për ta parë. Më pas është ngritur në një vend publik për ta parë njerëzit. Ibën Kethir thotë: Kam shkuar edhe unë për ta parë, shkova me një grup dijetarësh në ditën e tretë të Ramazanit pas ikindisë, babai i fëmijës, i cili ishte një malësor, e solli atë, e shikova dhe pashë dy trupa që në pjesën e poshtme ishin të ngjitur duke hyrë njëri në tjetrin dhe ishin bërë një trup, më mirë me thënë një kufomë, ngase ata ishin të vdekur. Thanë se njëri kishte qenë djalë e tjetri vajzë, dhe unë kur i pashë ata veç ishin të vdekur, por thanë se njërit iu kishte vonuar vdekja dy ditë më vonë se tjetrit. Për këtë ngjarje shkruajtën shumë dëshmitarë.
KUR HARROHET FEJA
Kur harrohet feja
Harrohet dhe njerëzia
Shkrepëtinë si rrufeja
E zeza, ligësia
Kur harrohet feja
Errësira mbulon
Njeriu në beteja
Rron edhe shpreson
Kur harrohet feja
E shahet mirësia
Në shkollë e në ndeja
Flitet kotësia
Kur harrohet feja
Harrohet dhe morali
Ndër të rinjë e t’reja
Shpërthen skandali
Kur harrohet feja
Mos pyet për çudinë
Kur në sytë e tu
Sheh mizorinë
Krenohet veç i marri
Atje shkrepë zjarri
Vdiset nga uria
Pritet dhe fëmija
Pleqët edhe gratë
Veç për një dhuratë
Veç pse është njeri
Dhe kërkon liri
Çlirimtari terrorist
E pushtuesi- modernist...
E ka zotërinjë plot
Burra që s’kanë Zot...
Garohet për pushtet
Vëllau jetën e vet
Babë e nënë përçmohen
Fëmijët s’edukohen
Përgojohet miku
Shoqërohet fasiku
Nga e keqja s’turpërohet
I dobëti shfrytëzohet
Kur harrohet feja
Çdo gjë në botë
Edhe n’imtësi
Gjithçka është e kotë
E s’ka drejtësi
Kur harrohet feja
Sa përçmohet besa
Sa ngjajnë ngatërresa
Për burrat në fortesa
Nuk vlenë as ankesa
I keqi është i lartë
E kjo luftë e zjarrtë
Shkon në pambarim
Se gjithë ky teprim
Rrjedh nga një harrim
E shpirti s’ka ushqim
Kur harrohet feja
Jeta s’ka kuptim
Çdo çast na shpjenë
Në humbje e zhgënjim
Kur harrohet feja
Plumbi vëllaut i kthehet
E kur mbyllen rrugët
As vetja s’kursehet
Kur harrohet feja
E shahet besimtari
Vështirësitë e jetës
Na i zgjidh litari
Kur harrohet feja
Na humb dhe adresa
Cakun e arrinë
Hudhja nga ndërtesa
Kur harrohet feja
E tretemi në harrim
Nga toka edhe qielli
Na vjen lajmërim...
Ca të urtë të ndershëm
Nga vëllezërit e hershëm
Aspak mos u habit
Se thoshin përditë
Tek ta lutjen e gjenë
Zot! Na e ruaj fenë!
KOHËT E UMMETIT
Në tokë shkrepëtinë një dritë
Dikë e ka tronditë
Si rrufe e ka goditë
Ia gjymtoi mundësitë
E shpresën ia ka mbytë
Ia verboi dy sytë
Madhështia e atij nuri
Në çdo qoshe vend zuri
Ai i ndrituri një herë
E pranoi një nderë
Nga shtatë qiejtë vjen lajmëtari
Botës iu dha margaritari
Fjalë qiellore ka arritë
Mua e ty na u dhanë dylbitë
S’ish Ummet hiç dikur
Po u shërua bota e sëmurë
Nga një i ndershëm rrjedh si krua
Ujë i pastër dhe u shërua
N’humnerë t’padijes qe njerëzimi
Sot: “Një Zot lindja e perëndimi”
U shtyp njëherë i vogli Ummet
Po n’zemra të të prishurve ndodh tërmet
E shpejt merr fund dhe ky rrëmet
E komb’e ngjyra mbledh një shtet.
Heu ç’shkëlqeu Hilafeti!
U bashkua gjithë Ummeti
Prijës’i parë ish Profeti
Rrugë e tij e gjallë mbeti.
O sa larg n’ato anë
Po dëgjohen ca ezanë
Kush na janë këta të ngritur?!
Qytetërimi u ka trokitur
Qenë armiq, vëllezër i bëri
Prej një fjale- prej një zëri
Dritë hyjnore se ç’arrinë
Sa shumë zemra po përfshinë
Ç’janë përhapë dituritë
Gnosë njerëzore lart ka arritë
Se Ai i larti ndau mëshirë
Injorancë veç lamtumirë
Se ç’na lind një qytetërim
Shpirt’i tij- dritë, shkëlqim...
Ligj’ i Zotit gur përherë
Devijimi çon një erë
Lajmëron një stuhi
Që ka marrë hov përmbi.
Pyes halifë e pyes sulltanë
Po çfarë e zezë po u ngjanë?!
A luftoni për pushtet?!
Harruat Zot edhe Profet!
Heu ç’u tretëm e u ndamë!
U dobësuam, u përçamë!
U përbuzëm e u shamë!
Besimtarë, ah se ç’pamë!
Kohë e jona e dyshimeve
E përplasjes s’qytetërimeve
E të zezave dhe të ligave
Të harruar mes intrigave
Dhe një aromë është shpërndarë
Se është thënë kohë më parë
Do të vjen koha jonë
Toka Ligjin do ta mbronë
N’faqe t’dheut shpirt’ i lavdisë
Do t’ngrenë flamurin e Dëshmisë
Dhe ai premtimi do t’arrinë
Zot! Na e kthe nderin, fuqinë!
Dielli ynë le të ndrinë
Të pushtojmë ardhmërinë
Dhe të rrojë krenar ky Dinë
KUR ZBRESIN MELEIKET..
Kur zbresin melaiket me fytyra te bardha si dielli
me vehte kane qefine dhe ere te mire prej xhenetit
ulen prane besimtarit aq sa te arrije shikimi
keshtu eshte thene ne hadithin e sakte te Profetit
Prane kokes se tij meleku i vdekjes ulet
me fjale te bukura plot butesi dhe embelsi
o shpirti i mire dhe i kendeshem- thote meleku- ti dil
per ne faljen e mekateve nga Allahu dhe per ne kenaqesine e Tij
Dhe shpirti del lehtë sikurse pika e ujit nga shakulli
meleku i vdekjes e merr me kujdes dhe butesi
ne qiej dhe toke per te meleket dergojne salawate
mos valle, a nuk do që keshtu të trajtohesh edhe ti?!
Meleket e tjere menjehere e marrin dhe e vendosin
ne qefinin fisnik me eren e mire te xhenetit
si misku me i kendeshem ne toke ky shpirt kundermon
nje trajtim i vecante e i caktuar vetem per te drejtit
dhe dyert e qiellit ketij shpirti te gjitha do ti hapen
dhe melaiket e çdo dere luten te ngjitet nga ata
te mirin te gjithe e duan, e respektojne dhe e çmojne
Allahut te Larte i lutemi te na beje nga ata
melaiket e marrin dhe ngjiten me te ne qiell
“Ç’ështe ky shpirt i mire e i kendeshem”, çdo grup melaikesh thote
eshte filani biri i falanit do te thuhet
me emrat me te mire me te cilin u thirr ne kete bote
e kur me te melaiket arrijne ne qiellin e dunja-se
kerkojne qe dera te hapet dhe per ta ajo hapet
vazhdojne ta shoqerojne ate te afruarit e Allahut te çdo qielli
dhe me te ata ngjiten deri tek qielli i shtate
e kur melaiket te arrijne me te ne qiellin e shtate
ai merr vleresimin per besimin, theniet dhe per cdo pune
Allahu i Larte melaikeve ka per tu thene
“Shkruajeni perfundimin e robit Tim ne ilijune!”
“E c’te ben ty te dish se ç’eshte ilijune
perfundimi per ne ilijune eshte i shkruar
kete e deshmojne melaiket
ata qe prane Allahut jane me te afruar!”
E keshtu ne ilijun perfundimi tij shkruhet
shperblim per ate qe ne dunja ruhet
per ate qe obligimet e fese i ploteson
dhe nga harami gjithmone larg qendron
e pasi perfundimi tij ne ilijun eshte shkruar
Allahu, melaikeve te Tij do u thote:
“Kthejeni robin Tim perseri ne toke
keshtu atyre Une u kam premtuar
nga toka i krijova, aty do ti kthej
ata nga ajo perseri do i nxjerr!”
O njerez per ringjalljen nuk ka dyshim
ai qe ka mend prej kesaj mesim merr
me pas shpirti tij kthehet prape ne toke
ne trupin e tij ne varrin e ftohte
i vetem ne varr tek ai degjohen
kepucet e miqve te tij tek largohen
atehere dy meleke atij i afrohen
e ata jane qe shume ashper qortojne
e ulin ate dhe prane i rrine
me ashpersi tre pyetje atij i drejtojne
Kush eshte Zoti yt? Feja jote cila eshte?
Kush eshte i derguari yt?-i thuhet
wallahi pergjigjet vetem besimtari do i kujtoje
kjo eshte sprova e fundet qe ai do te kaloje
pergjigjet e tij jane te shkelqyera
fjale madhore dhe shume te vyera
ne varr besimtari do te perforcohet
me pergjigjet e tij s’do te trishtohet
Zoti im eshte Allahu! Feja ime Islami!
I derguari tek une eshte Muhamedi!
Kjo do jete pergjigja e besimtarit
pergjigje e plote dhe pa pike sikleti
I thuhet:- Per keto, çfare prove ke?
Basimtari do te jape pergjigje te re:
Lexova Kur’anin dhe atij i besova
Librin e Allahut, sipas tij veprova
atehere nje pergjigje kumbon nga qielli
si bekim dhe sukses per robin fitimtar
deshmia me e mire dhe me e pranuar
nga vete Allahu per robin e Tij besimtar
“Robi im ka thene te verteten - do thuhet
shtrojini atij nje shtroje te xhenetit
Me rroba prej tij ate ju ta vishni
Dhe hapini atij nje dere prej xhenetit!”
Nga ajo dere i vjen fllad, ere e mire dhe qetesi
varri i zgjerohet sa shikimi i tij
O Allah! Na bej nga persona te tille!
O Allah! Na bej nga robte vepermire!
Pastaj nje burre i bukur i afrohet
me rroba te mira, me ere te kendeshme
atij i thote dhe e pergezon:
“Degjoje nje fjale qe te gezon!
Gezohu me miresite e Allahut dhe xhenetet
ne te cilat ka begati te perhereshme.
Kjo eshte dita jote qe te ishte premtuar!”
Eh-ç’lajm i bukur, ç’miresi e pashtereshme!
Besimtari atij me pas i pergjigjet:
Edhe ty Allahu te gezofte me te mire.
Valle kush je ti qe me pergezon?
Paske fytyre qe vjen me te mire.
Ai i pergjigjet: “Jam puna jote e mire
Wallahi une ty te kam njohur te pershpejtuar
ne urdherat e Allahut duke i plotesuar
harameve larg duke ju qendruar
prandaj Allahu te shperbleu me te mire!”
Me pas atij dy dyer do ti hapen
nje dere e xhenetit dhe nje dere e zjarrit
i thuhet- “Ketu je ngase besoje
ne zjarr do te ishe po te kundershtoje!”
E besimtari do thote kur te shohe xhenetin
“O Zoti im! Beje sa me shpejt kjametin!
Tek pasuria dhe familja ime me ço”
por i thuhet per tani ketu ti qendro!
E me pas hadithi fisnik na tregon
per tjetin kur vdes nderkohe qe s’beson
kur nga kjo bote ai po largohet
momentet kur vdekja atij i afrohet
nga qielli i zbresin meleke te vrazhde
me fytyra te zeza dhe teper te ashper
me vehte kane rroba nga zjarri i xhehenemit
te thurura jane, prej leshi te ashper
kur zbresin, atij i rrine larg sa shikimi
tek koka i vjen meleku i vdekjes:
“Dil shpirt i keq!” - ai e urdheron
mjere per te, me c’fare e qorton
“Ne urrejtjen e Allahut dil dhe ne hidherimin e Tij!”
Meleku i vdekjes shpirtin urdheron
nga frika ai shperndahet ne trup me shpejtesi
por meleku i vdekjes e kap me furi
me force e terheq dhe e nxjerr me ashpersi
si helli me degezime nga leshi i lagur kur del
nga ashpersia e daljes se shpirtit nga trupi
i keputen damaret dhe nervat kur del
me pas çdo melek ate e mallkon
ne qiell dhe toke dhe dyert i mbyllen
me kembengulje meleket i luten Allahut
qe ai te mos ngjitet nga ana e tyre
meleku i vdekjes ne dore e merr
e nuk mbetet ne te as sa vezullima e syrit
meleket e marrin dhe e mbeshtjellin
me rroben e ashper te xhehenemit
e nje ere prej tij se ç’kundermon
si era me e keqe mbi faqen e tokes
mjere kujt i ndodh dicka e tille
mjere ai qe nuk i therret kokes
dhe ngjiten me te meleket dhe nxitojne
per ne qiellin e dunijase ate e çojne
çdo grup melekesh prane te cileve kalojne
ç’eshte ky shpirt i keq e i neveritshem-thone
ky eshte filani biri i filanit u thuhet
me emrat me te shemtuar qe thirrej ne kete bote
derisa te arrijne ne qiellin e dunjase
kerkojne tu hapet dera por kjo eshte e kote
vijon hadithi qe me tej te na qartesoje
me pas profeti fjalen e Allahut recitoi
“Dyert e qiellit s’u happen dhe ne xhenet s’do hyne
derisa ne vrimen e gjilperes deveja te kaloje!”
Mbani vesh mire dhe thirrini kokes
se Allahu do urdheroje melaiket e Tij:
“Shkruajeni perfundimin e tij ne sixhin
Ne shtresen me te ulet te tokes!”
Pasi perfundimi tij ne sixhin eshte shkruar
Allahu, melaikeve te Tij do u thote:
“Kthejeni robin Tim perseri ne toke
keshtu atyre Une u kam premtuar
nga toka i krijova, aty do ti kthej
ata nga ajo perseri do i nxjerr!”
O njerez, per ringjalljen nuk ka dyshim
ai qe ka mend prej kesaj mesim merr.
Dhe shpirti i tij - vaxhdon hadithi
hidhet nga qielli ne trupin e tij
me pas thote hadithi, profeti filloi
qe fjalen e Allahut te recitoje
PJESA E DYT
“Ai qe shirk Allahut i ben
eshte sikur nga qielli te binte
Shpendet ta rrembejne apo era e stuhishme
ta hedhe ate ne vend te larget!”
Me pas shpirti tij kthehet prape ne toke
ne trupin e tij ne varrin e ftohte
i vetem ne varr tek ai degjohen
kepucet e miqve te tij tek largohen
atehere dy meleke atij i afrohen
e ata jane qe shume ashper qortojne
e ulin ate dhe prane i rrine
me ashpersi tre pyetje atij i drejtojne
Kush eshte Zoti yt? - atij i thone
Ah, ah, nuk e di! - pergjigjet ai
Cila eshte feja jote? - melaiket e pyesin
Ah, ah nuk e di! - pergjigjet ai
Ç’thua per te derguarin tek ju?
Por s’mundet ai te shqiptoje emrin e tij
Melaiket i thone atij-Muhamedi?
Ah,ah nuk e di pergjigjet ai!
Degjova te tjeret te thone kete emer
kjo eshte e shumta qe thote ai
i thuhet-“ti nuk e ke njohur te verteten
As Kur’anin nuk e ke lexuar ti!”
Atehere nje ze kumbon nga qielli
gjykim per te dhe i ashper vendim
“Genjen! Pra shtojini shtrese nga zjarri
dhe hapini atij nje dere per ne zjarr”
E nga kjo dere atij me furi i vjen
era perveluese e xhehenemit dhe nxehtesia
I ngushtohet varri sa brinjet e tij nderthuren
O moskokecares valle ku eshte tani pasuria?!
me pas nje burre i vjen qe eshte teper i shemtuar
me rroba te neveriteshme dhe ere te keqe kundermon
i afrohet neglizhuesit ne varr dhe i thote
merre pra ti lajmin qe te hidheron
“Kjo eshte dita jote qe te qe premtuar!”
ky do jete shperblimi per kedo qe s’beson
Ç’perfundim i llahtarshem
Ç’gjendje e mjeruar
E ne frike dhe ankth pergjigjet mohuesi
Edhe ty per te keqen Allahu te lajmerofte
Valle kush je ti? Vertete po me trishton!
Fytyra jote eshte fytyre qe sjell te keqen.
Pergjigjet lajmetari: “Jam puna jote e ndyre
wallahi te kam njohur perhere te shkujdesur
dhe urdherat e Allahut duke i neglizhuar
i gatshem per haramet gjithnje per ti punuar
Prandaj ty Allahu te shperbleu me te keqe
Me denim e ndeshkim!”
Eh ç’gjendje e mjeruar per ata si ky
Sa perfundim i keq, deshtim e poshterim
pastaj nje i verber dhe shurdhmemec eshte caktuar
me zell dhe ashpersi ate per ta ndeshkuar
ne dore seç mban nje te madhe varré
sikur malin ta godiste, do te bente dhé
nje goditje te rende mbi mohuesin leshon
kjo goditje e llahtaresheme trupin ia shkaterron
e ben dhé e pluhur dhe Allahu prape e ri-formon
dhe perseri ndeshkuesi nje goditje leshon
nje britme rrenqethese mohuesi nxjerr
çdo gje e degjon perveç xhineve dhe njerezve.
O i mjeri ti qe Allahun mohon!
O i mjeri ti qe je i dhene pas epsheve!
Me pas atij i hapet nje dere nga zjarri
dhe me nje shtrese prej tij, atij i shtrohet varri
vazhdon te shijoje denimin, vuajtjet dhe sikletin
lutet: “O Zoti im, mos e bej kjametin”
dhe kjo qe ai gjen ne varr, s’eshte asgje
edhe pse vuajtje dhe dhimbje e padurueshme
por tortura e plote do ti vije ne ahiret
ndeshkim i llahtarshem, nje tmerr i vertete
O bijte e Ademit, nga dynja-ja mos u mashtroni
plotesoni obligimet dhe larg haramit qendroni
mos jini moskokecares dhe mos neglizhoni ne fe
qe me pas mos thoni: “Ah sikur te kisha qene dhé!”
Birit tim
Ty të adhuroj
vetëm nga Ti ndihmë kërkoj
Ty të falënderoj o Zoti im
që më dhurove birin tim
Ti, o biri im
më dëgjo për një sugjerim
mos harro se je shqipëtar
kurr mos bënë vepër të marrë
Jeto, vepro si musliman
se Zoti nuk e don njeriun pa iman
ku të gjendesh rrëmbe dituri
që të jesh më i lumturi .
Shkenca e sotme ka zbuluar se agjerimi forcon sistemin imunitare tek agjeruesi i Ramazanit.Kjo tregon rendesine e tij.Me poshte do njihemi me rolin e agjerimit ne sherimin e shume semundjeve,te vertetuara ne saje te eksperimenteve reale. 1.Operacioni.Agjerimi kryen funksionin e kirugut duke eleminuara prej trupit qelizat e shkateruara dhe te dobet
Bismil-lahirr-rrahmane-rrahim
Me emrin Tënd po filloj
sepse të dua
Të gjej kudo e nga so që të kërkoj
sepse Të dua
Dua të jem veq me Ty
sepse Të dua
Dua të Të përmend
sepse Të dua
Dua të Të kujtoj
sepse Të dua
Dua të Të falënderoj
sepse Të dua
Dua falje të Të kërkoj
sepse Të dua
Dua të qaj e të vuaj
sepse Të dua
Dua të digjem e të tretem
sepse Të dua
Dua të venitem
sepse Të dua
Dua të dremitem
sepse Të dua
Dua të Të lutem
sepse Të dua
Dua të Të përgjërohem
sepse Të dua
Dua të Të përkulem
sepse Të dua
Dua të Të pendohem
sepse Të dua
Dua të Të nënshtrohem
sepse Të dua
Dua të Të robërohem
sepse Të dua
Për Ty dua që të luftoj
sepse Të dua
Për Ty dua që të fitoj
sepse të dua
Dua edhe të vdes për Ty
sepse Të dua
Që më në fund të q'lirohem nga Ti e për Ty
sepse Të dua
Dua të dehem me dashurinë që kam për Ty
sepse të dua
S'dua Xhenet e s'dua hyri
dua të Të shoh Ty
sepse Të dua
Ja Allah
E dua edhe të dashurin Tëndë të cilin
E zgjodhe, e ngrite, e lavdërove,
dhe e lartësove, Ti vet
E dua edhe atë Nur e Rrahmet
E dua sepse ai hoqi e u merzit
Dua që edhe atë të ma shohin sytë
sepse unë Të dua Ty
e ai është i dashuri Yt
Rruga me plagë
U nisa për në një rrugë,
me një copë buk,
në dorë
nuk dija si ta emroja këtë rrugëtim.
Rruga ishte plot puse dhe
në secilin që kaloja rrëzohesha
duke rrëshqitur dhe
mirja plagë të rënda
të cilat po i ruaja si dosje pa e
ditur se Allahu i din të gjitha këto.....
duke rrëshqitur në safarin e butë
kjo rrugë më çonte drejt
e në ferrin e xhehenemit....
Po jo,jo,jo...
Derisa të jenë gjall këta musliman
e të më drejtojn në rrugën e duhur
bash me islamin dhe
do filloj të mi shërojë plagët ......
unë e kuptova të vërtetën dhe
fillova duke iu lutur Allahut ,
të Gjithmëshirshmit,
falësit të botrave nga i cili falje
dhe ndihmë kërkojmë......
Unë kërkova faljen dhe gjeta atë ,
Andaj kërko falje dhe ti faljen,
jam i bindur se edhe ti do e gjesh atë...
Kërko faljen se do ta gjesh atë....
Qellimi i Jetes???Shume njerez meditojne ne lidhje me keto pyetje. E mundet qe njerez te ndryshem te pergjigjen ne menyra nga me te ndryshmet. Disa mund te thone se qellimi i jetes eshte te fitojne sa me shume pasuri. Le te supozojme se arriten te kene gjithe pasurine qe deshen, e çfare pastaj? Cili do te jete qellimi jetes se tyre ne kete pike? Ne qofte se qellimi i jetes eshte te behesh i pasur, atehere nuk do te kishte me asnje qellim pasi te behesh i pasur.
Kush është All-llahu?Përgjigjja: All-llah është një fjalë arabe që shënon “Zotin një” dhe nuk është emër i një zoti privat të muslimanëve. All-llahu xh.sh. është i vetmi Krijues i gjithësisë që meriton të adhurohet e të respektohet; bile edhe të krishterët arabë Zotin e quajnë All-llah. Ai i ka krijuar njerëzit dhe përmes shpalljeve të Tij ua ka treguar atyre rrugën më të mirë për në këtë botë, në mënyrë që në botën tjetër (Ahiret) të mos përjetojnë ndonjë dënim.
Çka do të thotë fjala “Islam”?Përgjigjja: Fjala Islam do të thotë të bësh paqe dhe dorëzim. “Të bësh paqe” do të thotë që besimtari të jetojë në paqe e qetësi me vetveten dhe me rrethin ku banon. “Dorëzimi” përdoret për ta theksuar pranimin e vullnetit të Zotit. Muslimani e fiton me Islamin paqen duke iu nënshtruar apo dorëzuar vullnetit dhe dëshirës së Zotit. Në Kur’an, në librin e shenjtë të muslimanëve, vetë Zoti thotë se Ai e ka zgjedhur Islamin si fe për njerëzimin: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe.“ (Kur’ani, 5:3).
Çfarë do të thotë titulli “musliman”?Përgjigjja: Sipas kuptimit të fjalës musliman është njeriu i cili në mënyrë vullnetare i nënshtrohet vullnetit të Zotit dhe i cili krijimin e paqes e ka si obligim të vetin. Njeriu bëhet musliman nëse deklaron se s’ka zot tjetër pos Atij Një dhe se Muhammedi a.s. është i dërguar (profet) i Tij. Në kuptimin më të gjerë musliman është personi i cili në mënyrë vullnetare dhe me vetëdije të plotë i nënshtrohet vullnetit dhe dëshirës së Zotit. Nisur nga kjo arsye, të gjithë pejgamberët që kanë qenë përpara Muhammedit a.s., po ashtu kanë qenë muslimanë. Kur’ani e përmend në veçanti Ibrahimin a.s., i cili ka jetuar shumë më herët se Musai (Mozes) dhe Isai (Jezus) dhe i cili “nuk ka qenë as hebre e as krishter”, porse “musliman” (Kur’ani, 3:67), ngase ai i është nënshtruar vullnetit të Zotit.